Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJIROKASTËR– 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar në kuadër të një operacioni të zhvilluar paraditen e sotme në Kakavijë. Në njoftimin zyrtar të policisë së Shtetit bëhet me dije se lënda narkotike e eksplozivi do të transportohej drejt Greqisë nga tre persona.
Konkretisht, të tre trafikantët janë pikasur me çanta në krahë, por në momentin që kanë vënë re se policia po i ndiqte, kanë hedhur drogën dhe kallëpët me tritol e janë larguar pa gjurmë. Vetë auoritetet shtojnë më tej se trafikantët kanë përfituar edhe moti i keq me shi e mjegull e janë larguar në drejtim të pyllit. Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa kërkimet për trafikantët vijojnë ende.
Njoftimi i policisë Kakavije, Gjirokastër
Intensifikohen kontrollet në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Policia Kufitare e Kakavijes, Frontex dhe specialistët e Narkotikëve në DVP Gjirokastër kapin drogë dhe lëndë eksplozive në kufirin e gjelbër. Sekuestrohen 44 kilogramë e 500 gramë kanabis, 4 kallëpë me lëndë plasëse C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Vijon krehja e zonës, për kapjen e autorëve, të cilët mundën të largohen duke përfituar edhe nga moti i keq me shi dhe mjegull. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e trafive të paligjshme, shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, në bashkëpunim me Frontex-in dhe specialistët e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kufitare, se tre shtetas po transportonin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek, kanë koordinuar veprimet, duke krehur zonën në një perimetër të gjerë.
Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, shërbimet e Policisë kanë parë nëpërmjet dylbive, tre shtetas që po transportonin dy çanta në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtyre shtetasve, të cilët sapo kanë diktuar se po i ndiqte Policia, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar edhe nga moti i keq me shi e mjegull janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit. Shërbimet e Policisë kanë lajmëruar menjëherë shërbimet homologe greke dhe vijon krehja e zonës në një perimetër të gjerë, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Grupi hetimor, gjatë kontrollit në çanta, gjeti 42 pako të mbështjella me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabis sattiva, me peshë totale 44.5 kg, 4 kallëpë me lëndë plasëse të llojit C4, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Çudirat pas publikimit të listës së pagave të 360 mijë shqiptarëve duket se nuk do të sosen edhe për ca kohë. Njerëz që punojnë jasht...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e Astirit. ‘Joq’ ka ndarë pamje nga aksidenti i cili bllokoi aksin...
TIRANË – Një 64-vjeçare e cila menaxhon pasuritë e djemve të saj si minihotele, thotë se u mashtrua nga një i ri, që u shfaq si klient i rregu...
DURRËS – Festat e fundvitit kanë sjellë një numër të lartë emigrantësh, të cilët kanë hyrë nga Porti i Durrësit në vendin tonë. Sipas të dhënave nga ...
GJIROKASTËR – Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë në burg 29-vjeçarin nga Spiteni i Lezhës, Erjon Cërriku, i cili u arrestua në Lezhë në 19 t...
KOLUMBI – “Asnjë dritë nuk shihet në fundin e spirales së dhunës në Ekuador”. Kështu nis artikulli i medias vendase e cila thekson se prania e sasive të m...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të rinjve të aplikojnë për 400 vende të lira në Ushtrinë Shqiptare. Ai ka publikuar nismën e rekrutimit...
LAÇ – Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Fushë – Milotit në aksin Laç- Lezhë ku një automjet tip foriustradë ka h...
TIRANË – Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al e hap me kërkesën e Bashkive të Kavajës dhe Vorës për të nisur dhënien ...