All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur”/ Zbardhet dosja e plotë e Eglantina Bucit: Shkëlzeni e vrau në syrin ti

11 Shtator 2020, 11:20 Nga DOSJA
“Fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur”/ Zbardhet
All - Paragraf - 1

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka publikuar dosjen e plotë të vrasjes së Eglantina Bucit, vajzës e cila u masakruar në vitin 2012. Aty shkruhet e gjithë dëshmia e personit që pa me sytë e tij ekzekutimin makabër të Bucit, ngjarje për të cilën, ndodhen pas hekurave babai dhe vëllai i viktimës, Faik dhe Shkëlzen Buci.

Ai u rrëfye më datë 9 qershor të vitit 2018, teksa zbardhi me detaje të gjithë skenën e krimit, se si u ekzekutua Eglantina Buci nga vëllai i saj Shkëlzen Buci. Pavarësisht kërcënimeve që kishte marrë nga babë e bir, dëshmitari ka marrë “guximin” dhe ka hedhur dritë mbi vrasjen e Eglantina Bucit.

Siç rrëfen dëshmitari okular, ka qenë ora 13:00, data dhe muaji nuk i kujtohet, takimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish- Lapidari”, në makinën tip “Golf 2”, në sediljen e parë ishte ulur Eglantina, shofer ishte Shkëlzeni, ndërsa dëshmitari është ulur në sediljen e pasme. Shkëlzeni i kishte premtuar se thjesht do të pinin një kafe të shpejtë dhe asgjë më shumë, por nuk ndodhi kështu. Shkëlzeni ka marrë rrugën në drejtim të “Qafës së Mollës” dhe ka vijuar gjatë gjithë kohës duke i bërë presion me pyetje të ndryshme. Këtu Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk shkonte, prandaj, i ka kërkuar dëshmitarit që ta shpëtonte. “Foli Shkëlzenit se mos më banë ndonjë gjë se nuk është në terezi fare”, mësohet t’i ketë thënë Eglantina dëshmitarit. Ky i fundit i ka dhënë fjalën se nuk do i ndodhte gjë, por nuk arriti ta mbante. “Tregoji çfarë ke për t’i treguar se nuk të bën gjë”, i tha thënë ai, por në këtë momente Shkëlzeni i ka kërkuar që “të mos ndërhynte”. Shkëlzeni është larguar 50 m larg makinës, ndërsa dëshmitari ka qëndruar aty duke pirë cigare. Nga larg ai ka kuptuar që vëlla e motër po debatonin dhe më pas ka parë që nga pjesa e pasme ka nxjerrë pistoletën, që nuk e dinte se e kishte pasur me vete. Britma e Eglantinës “Ndihmë” i ka tërhequr vëmendjen, por aty Shkëlzeni ka qëlluar direkt me një plumb në fytyrë dhe një tjetër që nuk ka mundur dot ta shohë për shkak të lëvizjes.

Më pas të dy, dëshmitari dhe Shkëlzeni janë futur në makinë, kanë ecur 10 m dhe më pas janë ndalur sërish. Aty Shkëlzeni ka marrë nga makina një thes të zi, dhe është rikthyer më pas sërish në vendin e ngjarjes, por dëshmitari nuk e ka shoqëruar dhe nuk e ka parë se çfarë e ka ndodhur. Ky moment është zbardhur më vonë, ku u mësua se Shkëlzeni e ka groposur trupin e pajetë të motrës, për të humbur gjurmët. Pas ngjarjes, Shkëlzeni është ndalur në një kafe afër në Qafë Mollë ku ka blerë cigare, ndërsa dëshmitari duke qenë se nuk ka qenë mirë, pas gjithë asaj skene ka shpëlarë fytyrën dhe më pas, pasi ka larë makinën në një lavazh,  janë nisur për të takuar babanë, Faikun te Pazari i Ri ku kishin dhe një dyqan. Sikur të mos mjaftonte e gjithë skena që kishte parë, ai është përballur edhe me kërcënimet nga babë e bir.

“Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”, i ka thënë Shkëlzeni. Aty ka ndërhyrë babai duke i thënë “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Takimi mes tyre ka zgjatur 30 minuta, ku fjalia që ka thënë dëshmitari ka qenë “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”. Nga krimi makabër, babë e bir nuk ishin aspak të penduar. madje referuar rrëfimit të dëshmitarit, Faiku i kishte thënë se “ishte pak ajo që i kishin bërë”. “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”, i ka thënë Faiku- dëshmitarit.

Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur 1-2 vite më parë. Hetimet vijuan për mëse një vit, për t’u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç “se Shkëlzeni që ishte në burg për një tjetër çështje kishte vrarë motrën”, bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndryshe nga Shkëlzeni, dëshmitari nuk e ka përjetuar aspak mirë krimin e ndodhur në sy të tij. Ai është shfaqur i shqetësuar, kanë pirë një kafe për të mbledhur veten, por e ka pasur të pamundur. Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai është përballur edhe më kërcënimet që Shkëlzei dhe Faikut i kanë bërë që të mos tregonte asgjë përndryshe do e pësonte te familja e tij. Për Faikun, Eglantina e kishte pak vrasjen. Sipas tij, ajo e kishte pak edhe që të varej me litar në mes të sheshit “Skëndërbej”.

“Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërish te mjeti pa qesen, të cilën ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim. Te një lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëlzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai dëshmitari ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihej mirë. Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret, kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai dëshmitari ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan, ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin. Gjatë rrugës në kthim ai dëshmitari nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin, për shkak të frikës që ka pasur edhe për veten e tij”, thuhet në dosje.

Pasi kanë larë automjetin dhe kanë pirë kafe, Shkëlzeni është drejtuar për te Pazari i Ri, ku ka ndaluar makinën anash me dyqanin e tij dhe ka takuar babanë e tij, Faikun. Ka biseduar me babanë dhe më pas Faiku ka vajtur tek automjeti dhe i ka kërkuar të zbresë dhe të zbresë dhe të shkonte te dyqani i tyre të pinte kafe. Ka shkuar brenda në dyqanin e fruta-perimeve dhe kanë qenë të tre, Faiku dhe Shkëlzeni, i cili i ka porositur kafet te lokali përballë.

Kur kanë qenë duke pirë kafe, Shkëlzeni i ka thënë dëshmitarët fjalët: “Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i tij Faiku, i cili i është drejtuar dëshmitarit me fjalët: “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Gjatë kësaj kohe që ata kanë qëndruar së bashku rreth 30 minuta në dyqanin e tyre, Shkëlzeni me Faikun kanë vazhduar duke i bërë presion për të dhe familjen, deri sa ai në një moment u ka thënë: “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”, pasi Faiku disa herë e ka përsëritur shprehjen: “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”. Në momentin që dëshmitari është çuar dhe ka dalë nga dyqani, Faiku i i është drejtuar me fjalët: “Vëri gishtin kokës”. Më pas ai është çuar nga dyqani i tyre, ka marrë makinën e tij dhe është nisur në drejtim të Laknasit për të marrë bashkëshorten e tij, ku gjatë rrugës rreth 50 metra sa ka kaluar shkollën e Domjes, duke qenë i tronditur nga ngjarja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Më pas këtë automjet e ka shitur pas disa muajsh në një servis në Laknas. Po kështu ai është takuar thuajse çdo ditë për arsye të punës me Shkëlzenin dhe sa herë ai (Shkëlzeni) e shikonte të tronditur, i thoshte: “Mblidh mendjen dhe mos e mbaj mendjen atje”, thuhet në dosje, sipas rrëfimit të dëshmitarit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta