Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Moska dhe Londra vazhdojnë të bëjnë deklarata kundërthënëse rreth incidentit në Detin e Zi, që ndodhi një ditë më parë.
Rusia paralajmëroi të enjten se është e gatshme të hapë zjarr kundër luftanijeve, që hyjnë në ujërat territoriale të Gadishullit ukrainës të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar në vitin 2014.
Moska tha se anija e saj luftarake ka shkrepur të shtëna paralajmëruese të mërkurën, ndërsa një aeroplan i saj ushtarak ka hedhur bomba në rrugën e luftanijes britanike HMS Defender, për ta detyruar atë që të ndryshojë drejtim, nga zona afër qytetit krimean të Sevastopolit.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë mohoi që HMS Defender është qëlluar ose ka qenë në ujërat ruse.
Ajo tha se luftanija e saj ka qenë në ujërat e Ukrainës, derisa udhëtonte për në Gjeorgji.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, përsëriti të enjten se “nuk ka pasur asnjë të shtënë”, pasi anija britanike “po lundronte në ujërat territoriale të Ukrainës”.
“Ne po e bënim këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe karakterizimi rus është i pasaktë”, tha Raab.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se versioni britanik i ngjarjeve është “një gënjeshtër e pacipë”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e gatshme t’i shqyrtojë të gjitha mënyrat e përgjigjeve ndaj “veprime provokuese”.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, kërcënoi me hedhje të bombave, nëse incidente të tilla përsëriten.
Sipas ligjit ndërkombëtar detar, një anije mund të kalojë nëpër ujërat territoriale të një shteti tjetër, për aq kohë sa ajo nuk ndikon në sigurinë e tij.
Rusia i konsideron zonat përreth bregdetit të aneksuar të Krimesë si ujëra ruse.
Vendet perëndimore thonë se Krimea është pjesë e Ukrainës dhe i hedhin poshtë pretendimet e Rusisë.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, teksa kritikoi Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për mi...
SHBA–Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e personave të tjerë nën rënojat e pallatit 12 katësh që u shemb ditën e sotme në Miami të SHBA-së ndërsa ...
SIRI– Më shumë se 200 persona janë vaksinuar kundër pandemisë së Covid-19 në të ashtuquajturin kampi i ferrit, në Al-Hol. Lajmi u konfirmua nga mediat e h...
FRANCË– Rusi Alexander Vinnik u lirua në apel për sulme kibernetike bitcoin. Mediat e huaja raportojnë se ai u dënua me 5 vite burg për pastrim parash.Alex...
RUSI-Mark Nichols, gazetari britanik, i cili ndodhej në bordin e anijes ‘Defender’ në momentin kur ndodhi incidenti i anijes britanike dhe asaj ruse, ka treguar...
BRUKSEL- Udhëheqësit evropianë u shprehën të kënaqur me ritmin e fushatës së vaksinimit në Bashkimin Evropian gjatë diskutimeve për trajtimin e pandemisë Covid-...
RUSI-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, John Sullivan, u kthye në Moskë, dy muaj pasi u largua nga posti, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis SHBA...
BRUKSEL– Vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk po bien dakord me njëra-tjetrën rreth mënyrës së afrimit të marrëdhënieve me Rusinë .“EuronewsR...
Prej vitesh disa mijëra qytetarë shqiptarë përfitonin nga mundësia e lëvizjes në hapësirën Shengen për t’u punësuar për disa muaj në Greqi, pa pasur nevojë të p...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, njoftoi për krijimin e një komiteti që do të hetojë trazirat në ndërtesën e Kongresit ...