LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kuksiania s’donte të punonte, u nda nga djali’, vjehrra nga Tirana denoncon krushqit në Polici: E kërcëno

31 Tetor 2019, 14:47 Nga DOSJA
‘Kuksiania s’donte të punonte, u nda nga djali’, vjehrra

Një 58 vjeçare ka trokitur në policinë e Kamzës menjëherë pasi I biri ka prishur fejesën me një vajzë. Gruaja është ndjerë e kanosur nga ish krushqit pasi sipas saj menjëherë sapo miqësia ka marrë fund ajo është kërcënuar. R. Ferra nga Kaçaniku prej vitesh jeton në Laknas . Nënë e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve ndjek studimet në Francë , gruaja u bë vjehërr .

Ajo tregon “ im bir u lidh me një vajzë nga Kukësi e cila quhet Jeta. Pas njëfarë kohe ata u fejuan. Por fejesa zgjati veç një muaj. Por ata kishin probleme si çift pasi vajza nuk punonte dhe as pranonte të punonte. Arsyetimi I saj ishte : nga anët tona kështu e kanë punojnë burrat ! Kur djali im u nda, Jeta e kërcënoi , i tha : ti nuk më lë dot mua, pasi nga anët tona e kemi zakon e ke kokën e prerë.”

Gruaja ka treguar më pas pranë policisë së Kamzës se edhe pse historia e krushqisë është mbyllur, i biri më pas është telefonuar nga ish kunati që edhe ai e ka kërcënuar

R. Ferra : I tha ti e ke jetën e humbur, ne ty do të zhdukim, nuk e ke jetën e gjatë

Më tej familja është kërcënuar me radhë secili nga anëtarët duke u paralajmëruar “ do të vrasim djalin, ai nuk do dalë I pa lagur nga kjo punë”

Efektivët e policisë kanë thirrur edhe palën tjetër të krushqve kuksianë të cilët kanë mohuar kategorikisht me justifikimin se “ nuk e kemi një kulturë të tillë , nuk përdorim shprehje të tilla”.

Babai I vajzës hodhi më tepër dritë për ndarjen e çiftit duke sqaruar “çifti ka pasur problemet e veta, me sa më ka thënë edhe vajza ish I fejuari I kërkonte të shkonin të punonin si emigrant, por vajza nuk ka pranuar pasi nuk ishin të martuar bashkë”. Edhe kunati I kuksianes është treguar shumë matur në polici dhe ka shtuar se ditën që kishte përfunduar marrëdhënia e çiftit ata ishin mbledhur për të diskutuar se si I vihet kapaku krushqisë në mënyrë paqësore . “ Ne nuk kemi sharë askënd dhe as kërcënuar askënd “ e ka mbyllur fjalën e tij në polici kunati

Dhe ndërsa janë pyetur të gjithë një më një, çështjen e ka mbyllur vetë dhëndëri. Ai shkurtimisht pohoi para inspektorëve të zonës se “ mamaja ime është nxituar dhe keqkuptuar, nuk na kërcënuar askush”

Por edhe pse çdokush nga të dyja palët e krushqisë janë përpjekur të qeshin para policisë, fakt është shton një burim policor se “ jo pak herë kur historitë mbyllen në zonën e Bathores, Kamzës , Laknasit dhe Paskuqanit, familjarët hyjnë në sherre të cilat ndonjëherë përfundojnë jo vetëm në polici por edhe në spitale. Rasti tipik është ai I Valiasit kur të dyja palët e krushqisë u përleshën me sende të forta pas një divorci dhe ku babai së bashku me të bijtë përfunduan në burg. Ndërsa ish dhëndëri dhe I vëllai me gjymtyrë të thyera në spital”

Por pse ndodhin  konfliktet mes krushqve ? Psikologia Arjana Muçaj e lidh gjithçka që ndodh pas ndarjes së dy të dashuruarve, dy të fejuarve apo edhe më tej akoma të dy të martuarve me mentalitetin. E pyetur nga gazeta “Si” psikologia  flet për fenomenin e sherreve tipike mes krushqve

“Në shumicën e rasteve duke qenë se pjesa më e madhe e këtyre  njohjeve vazhdojnë të bëhen me formën e mblesërive, shkesi bëhet një person I afërt që I njeh të dyja palët. Në momentin që lind një konflikt kjo e gjitha përçohet tek familjarët. Këtu fillon marrëdhënia se kush  kishte fajin dhe vihen në kërkim të fajit, ndaj në konflikt hyjnë familjarët”.

Por ky është vetëm një nga faktorët. “Faktori I dytë hyn tek pjesa e të ardhurave ekonomike, sidomos tek njohjet e  çifteve të reja. Në shumicën e rasteve, mirëqenia tregon se njëra palë është më e fortë se tjetra dhe në këtë moment ndarja shikohet si marrëdhënie interesi dhe kjo shtyn më tej konfliktin”-thotë Muçaj

Një element I rëndësishëm mbetet  tradita kulturore , sa të emancipuar janë familjarët për mos u përfshirë në marrëdhënien e çiftit. Të dyja palët përfshihet në problematikat e çiftit që në fillim dhe në vazhdim. Gjithmonë është krijuar imazhi që çiftet e reja e zgjedhin njëri tjetrin , por në zonat që  imigrojnë ata sjellin me vete edhe kulturën e tyre. “Secili duhet të kuptojë se marrëdhënia ndërtohet mbi bazat reale, pra çfarë ndjejnë ata për njëri tjetrin.  Ne nuk duhet të imponojmë tek të rinjtë se kur duhet të hyjnë në një marrëdhënie, pasi   në Shqipëri është ende mentaliteti sa vjeç je, dhe po qe se ke kaluar të 30 të gjithë , fisi e të afërmit vihen në kërkim. Ndaj krushqit  kur merr fund lidha, përplasen”. Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krushqite shqiptare ndarjet e cifteve krushqite shqiptare ndarjet e cifteve

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës