Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i çojmë në SPAK
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Edi Rama dhe Mark Rutte Rama: Holanda investuesi më i madh në Shqipëri, presim një lajm të mirë për ener...
Foto ilustruese E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh, plumbat përfunduan në lokal. Asnj...
VIDEO/ "S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua 4 Korrik, 17:19 Hasalla e...
TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri me dije se institucioni që përfaqëson parashikon kthimin e inflacionit në vend në 3% deri në fund të vitit 2022. Në raportimin para mediave për bilancin vjetor ekonomik në vend, drejtuesi i Bankës së Shqipërisë shtoi se projeksionet ekonomike për të ardhmen janë pozitive.
“Projeksionet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Në afatin e mesëm, rritja e ekonomisë pritet të mbështetet nga kushtet e favorshme të financimit, përmirësimi i besimit dhe i bilanceve të sektorit privat, dhe nga normalizimi gradual i aktivitetit ekonomik në vendet partnere. Këta faktorë pritet të nxitin rritjen e konsumit, të investimeve dhe të eksporteve. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të shoqërohet me rritjen më dinamike të punësimit, pagave dhe të kostove të tjera të prodhimit, duke forcuar presionet e brendshme inflacioniste. I mbështetur prej tyre, inflacioni parashikohet të kthehet në mënyrë të qëndrueshme tek objektivi 3% në fund të vitit 2022, dhe të qëndrojë pranë tij në afatin e mesëm. Nga ana tjetër, goditjet e huaja të ofertës do të diktojnë vlera të inflacionit mbi objektiv në afatin e shkurtër, por efekti i tyre pritet të jetë gjithsesi kalimtar”, tha Sejko.
Guvernatori konfimoi gjithashtu se vendosi që të mos ndryshohet norma bazë e interesit 0.5% si dhe norma e interesit të kredive njëditoe në nivelin 0.1% dhe 0.9. Ai premtoi se Banka e Shqipërisë do të monitorojë me kujdes ecurinë e inflacionit gjatë vitit të ardhshëm.
“Këshilli Mbikëqyrës vendosi: të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%, të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%. Në të njëjtën kohë, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se përmbushja e objektivit të inflacionit në afatin e mesëm do të kërkojë normalizimin gradual të politikës monetare gjatë periudhës në vijim. Ky normalizim pritet të fillojë gjatë tremujorëve në vijim. Reduktimi i stimulit monetar garanton respektimin e objektivit tonë të inflacionit dhe krijon premisa për një rritje më të qëndrueshme ekonomike në afatin e mesëm e të gjatë. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e rreziqeve rreth inflacionit vazhdon të qëndrojë në kahun e sipërm, e diktuar nga kohëzgjatja dhe intensiteti i goditjes së ofertës në tregjet botërore. Sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës thekson se do të monitorojë me kujdes ecurinë e inflacionit dhe të faktorëve përcaktues të tij, për të siguruar – në çdo rrethanë – përshtatshmërinë e qëndrimit të politikës monetare me arritjen e objektivit të inflacionit”, u shpreh guvernatori i Shqipërisë Gent Sejko.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Konkretisht dy qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç nuk i kanë mbijetuar ...
TIRANË – Banorët e Laprakës kanë djegur goma në shenjë proteste kundër projektit të Unazës së Madhe duke bërë që të bllokohet qarkullimi i automjetev...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga polica pasi akuzohen për falsifikim dokumentash. Ruhi Vasili, 54 vjeç dhe Lavdrim Sulja, 42 vjeç,...
TIRANË- Në Shqipëri, të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacioni...
ITALI– 5 shqiptarë janë prangosur në Itali, pasi akuzohen për vjedhje! 2 gra dhe 3 burra, të gjithë shqiptarë, akuzohen për vjedhje në të gjitha qendrat t...
TIRANË– Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kërkuar që të fshihet databaza e të dhënave personale...
BERAT – Një 44-vjeçar është arrestuar në qytetin e Poliçanit pasi ka kërcënuar me thikë disa klientë në një lokal të këtij qyteti. I ndaluar...
TIRANË– Një 30-vjeçar me inicialet A.G., ka humbur jetën në vendin e punës mesditën e sotme. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bën me d...
TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se nga 17 janari i vitit të ardhshëm do të dalin në qarkullim kartmonedhat me prerje ...
LEZHË – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në qytetin e Lezhës. Trafiku në aksin Milot-Balldren është shtuar në orët e fundit. Shkak i këtij tra...