LIVE UPDATES
Politike

Kryeministri i hedh ‘kunjën’ Metës nga Farka, shkon me Veliajn dhe vë tullën për ndërtimin e banesave të dëmtuara: M

17 Korrik 2020, 10:31 Nga DOSJA
Kryeministri i hedh ‘kunjën’ Metës nga Farka, shkon me

TIRANË– Sot nisën punimet për rindërtimin e banesave individuale në Farkë, të cilat pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj morën pjesë në vendosjen e tullës së parë të ndërtimit të banesës së familjes së Ardjan Allaraj, ndërsa në familjen Dashamir Paci nisi puna për pastrimin e terrenit për të filluar edhe aty rindërtimi.

Jemi tek 53 shtëpi që u është lidhur kontrata; 20 shtëpi që janë 3+1; 20 shtëpi të tjera që janë 2+1 dhe pastaj kemi 13 shtëpi që janë 1+1 që janë familje më të vogla. Afatin e ka për 8 javë. Do vijojmë me këtë ritëm deri sa t’i mbarojmë këto 53, që është vetëm loti i pare,”-tha Veliaj.

Kryeministri Rama e cilësoi një ditë të shënuar nisjen e punimeve për rindërtimin e banesave të reja dhe siguroi edhe familjet e tjera për strehimin brenda një kohë të shkurtër në shtëpitë e tyre të reja.

“Kjo është një ditë e shënuar, sepse më në fund , pasi janë bërë të gjithë konstatimet, verifikimet, riverifikimet e ankesave , planifikimet, projektimet, prokurimet, fillojmë vendosim tullat, muret, fillojmë të hapim segmentin e fundit të rrugës së rindërtimit. Dua t’u them të gjithë familjeve që sot jetojnë ende në çadër, që sot janë ende në shtëpi me qira, këtu nga kjo pikë e Tiranës që nëse këto familje do të hyjnë në shtëpitë e tyre shumë shpejt, me siguri, deri në 26 nëntor , shumë e shumë të tjerë do jenë në shtëpitë e tyre, për ta kujtuar këtë vit si një vit i cili ndryshon jetën e tyre, pasi  do jenë në shtëpi shumë më të mira, më të forta, me kushte absolutisht të tjera dhe do jenë në zonat, ku ndërtimi do të bëhet si një lagje e re, në një hapësirë komunitare, me krejt të tjera mundësi, shërbime e cilësi jete,”– theksoi Rama.

Mirëpo, edhe pse në Farkë, Rama nuk ka harruar replikat në distancë me Presidentin Ilir Meta në lidhje me debatin për koalicionet.

Teksa ndaloi në familjen Qordja, ku para tërmetit tre kurora jetonin në një banesë kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj, përsëriti sërish se çdo kurorë do të ketë edhe një banesë të sajën personale. Kreu i qeverisë nënvizoi se pavarësisht dallimeve politike, nga rindërtimi do të përfitojnë të gjithë.

Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju. Po s’na shatë ju ne nuk e mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda,”- deklaroi Rama, duke hedhur kështu edhe ‘kunjën’ për replikat me Presidentin Ilir Meta në lidhje me koalicionet.

Presidenti Ilir Meta më herët njoftoi se di të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Meta theksoi se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik. Presidenti ndau me publikun edhe pjesë nga deklarata e Partisë Demokratike, ku sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, tha se opozita është e gatshme që edhe ndryshimet Kushtetuese t’i diskutojë në këtë Këshill. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ndalimi i koalicioneve edi rama ilir meta ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll
Politike 17 Korrik 2020, 10:12

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet