LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Krimet’ me koncesionet parashkruhen, ndërsa SPAK dremit mbi dosje

23 Mars 2022, 18:53 Nga DOSJA
‘Krimet’ me koncesionet parashkruhen, ndërsa SPAK dremit mbi

TIRANË- Më 23 dhjetor 2019, pak javë pas themelimit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Nisma Thurje – një lëvizje qytetare që më vonë u transformua në parti politike, depozitoi një kallëzim dhe kërkoi vendosjen para përgjegjësisë penale të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilit kishin nëshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë USD.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, Nisma Thurje ngre dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare të nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë kryer korrupsion pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private, si dhe i kanë sjellë dëm financiar në vlera të mëdha buxhetit të shtetit. Një prej drejtuesve të “Nisma Thurje”, Panajot Soko e konsideron këtë procedurë koncesionare si një “katastrofë financiare”.

“Një shërbim i cili realizohej brenda një buxheti prej jo më shumë se 250 mijë euro në vit, sot kërkon një angazhim gati 80 herë më të lartë,” tha ai.

Prej dy vitesh, SPAK ka regjistruar një procedim lidhur me këtë kallëzim për të tre veprat penale të denoncuara, përfshirë “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “shpërdorimi i detyrës”; “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” – por ende nuk ka evidentuar zyrtarët përgjegjës për kryerjen e tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se hetimet nuk kanë avancuar përtej fazës paraprake, duke sjellë dhe parashkrimin e veprës penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; duke shmanguar nga përgjegjësia penale personat që dyshohet se kanë shkelur ligjin dhe kanë krijuar kosto për taksapaguesit.

E pyetur nga BIRN mbi vonesat e hetimit të kësaj çështjeje, e cila përbën dhe kallëzimin e parë të regjistruar nga SPAK pas themelimit si institucion, Prokuoria e Posaçme tha se nuk mund të komentonte për shkak të ‘sekretit hetimor’.

Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe deri tani nuk ka ndonjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim,” sqaroi koordinatorja për mediat në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani asokohe e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimtit, është një institucionet e reja të themeluara nga reforma në drejtësi e miratuar nga parlamenti në vitin 2015.

Ndërtimi i kësaj strukture synonte të rriste përpjekjet dhe efikasitetin e organit të akuzës në luftën kundër korrupsion dhe krimit të organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në vend dhe përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini vëren se nga momenti i kryerjes së kallëzimit penal nga Nisma Thurje deri në dhjetor të vitit 2020, asnjëra nga veprat penale për të cilat është regjistruar procedimi nuk ishte parashkruar.

Çka do të thotë se mund të ushtrohej ndjekja penale ndaj cilitdo shtetas që do të rezultonte i implikuar në kryerjen e këtyre veprave penale,” sqaron Martini.

Nga muaji dhjetor 2020 e në vijim rezulton që vepra penale e ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal është parashkruar (referuar nenit 66, pika ‘ç’ të Kodit Penal) e për rrjedhojë, ndjekja penale ndaj shtetasve që mund të kenë kryer këtë vepër penale nuk mund të vazhdojë,”shtoi ai.

Martini sjell në vëmendje se vepra penale regjistrohet pasi prokurori vlerëson se prej materialit kallëzues ka vend të hetohet, pasi në faktet e parashtruara ka elementë të një ose disa veprave penale.

Nëse nga materiali kallëzues nuk ka elementë të ndonjë vepre penale, prokurori brenda 15 ditësh vendos të mosfillojë procedimin,” shpjegoi Martini.

“Pas regjistrimit ka dy zgjidhje; njëra e pushon dhe tjetra regjistron emrin e personit/personave në regjistër, njofton akuzën dhe e dërgon për gjykim,” shtoi ai.

Shtatë vjet pas nënshkrimit, kontrata e sterilizimit të seteve kirurgjikale po i kushton gjithnjë e më shtrenjtë financave të shëndetësisë, ndërkohë që mjekët dhe kirurgët i kanë rikthyer sytë nga autoklavat e vjetra për të kryer detyrën dhe mbajtur kostot nën kontroll.

“Pamundësia financiare e spitaleve për të përballuar financiarisht kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale, për shkak të këtij koncesioni, ka bërë që të reduktohen rastet e ndërhyrjeve tek pacientët në nevoje, vetëm e vetëm prej pamundësisë financiare,” tha Soko.

“Shumë mjekë, në pamundësi për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale për shkak të kostove, por edhe të pamundur për të mos i kryer ato për shkak të ndërgjegjes profesionale, kanë vendosur t’i kthehen metodës së vjetër të sterilizimit me autoklavat e vjetra,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nisma thurje panajot soko spak nisma thurje panajot soko spak

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend