LIVE UPDATES
Bota

Kosovaret e kthyera u martuan nga 2-3 herë në Siri/ Çfarë thanë ato para gjykatës?

24 Prill 2019, 17:47 Nga DOSJA
Kosovaret e kthyera u martuan nga 2-3 herë në Siri/ Çfarë

KOSOVË- Duke iu bindur fjalës së burrit, E.Sekiraqa thotë se kur ishte vetëm 19 vjeçe u nis për t’iu bashkuar kampeve të ISIS-it në Siri.  Por, pas 5 viteve qëndrim, në moshën 23 vjeçare, ajo u kthye në Kosovë bashkë me dy fëmijët e saj. Burri i kishte vdekur në frontin e luftës. Në Siri kjo 23 vjeçare i kishte pasur edhe dy martesa të tjera. Të tre bashkëshortët e saj kishin qenë shqiptarë. Nga tri martesa kjo 23 vjeçare ka dy fëmijë me të cilët tashmë është kthyer në Kosovë. Express ju sjell rrëfimin me deklaratat e tri të riatdhesuarave nga Siria për në Kosovë. Tregohet se si një 27-vjeçare tjetër e riatdhesuar burri e kishte gënjyer se po shkonin në Gjermani dhe e kishte çuar në Siri

Ishte 19 vjeçe kur e kishte marrë rrugën për në Siri, aty ku në vitin 2015 po zhvillohej një luftë e ashpër. Por, as lufta që bëhej atje nuk e ndali tashmë 23-vjeçaren E. Sekiraqën dhe burrin e saj nga Prishtina që të niseshin për të dhënë pak “kontribut” në Lindjen e Mesme.

Tmerri për të filloi në momentin kur ajo hyri në kampet e luftës. Aty 23-vjeçarja Sekiraqa e pa se Siria nuk kishte qenë siç ajo e kishte paramenduar. Andaj që nga java e parë kur ajo u fut në kampet e luftës, thotë se i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që të ktheheshin në Kosovë. Por, kjo gjë kishte qenë e pamundur.

Burri me thoshte po shkojmë në emrin e Allahut. Edhe nuk do të kthehemi”’, kështu ka deklaruar para avokates së saj, e rikthyera nga Siria për në Kosovë.

23-vjeçarja martohet dy herë në kampet e luftës në Siri

Por, pas disa muajve qëndrim në kampet e luftës së Sirisë, E.Sekiraqës i vritet burri.

Ajo detyrohet që të martohet me një person të dytë, i cili kishte nënshtetësinë shqiptare. Por edhe ai vritet në frontin e luftës. Burrin e tretë 23-vjeçarja e gjeti para pak kohe. Por, edhe ai  u burgos para disa muajve. Këto dy martesa në Siri, E.Sekiraqa ka deklaruar se i ka bërë vetëm që t’i shmanget qëndrimit në kampet e ISIS-it, aty ku qëndronin vetëm gratë dhe ku kushtet kishin qenë të mjerueshme.

Këto detaje i dha sot për Gazetën Express, avokatja e të riatdhesuarës, Fatlume Korqa.  

Klientja ime qe nga vitit 2015 ka qëndruar në Siri. Ajo thotë se burri ia ka kërkuar që të shkojnë në Siri për një jetë më të mirë. Siç ajo ka deklaru atje kanë shku për praktikimin më të lehtë të fesë. Edhe po të donte të kthehej ajo ka thënë se nuk ka mundur”, shpjegon ajo. Tutje, avokatja jep detaje edhe për tre martesat e klientes së saj.

Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front. Pastaj ajo është detyrua me u martua prapë, sepse nëse nuk do të martohej është dashur që ajo të jetonte në një kamp me shumë gra, aty ku kushtet kanë qenë shumë të këqija. Andaj ajo u strehua te Kurdët dhe nga aty u martua me burrin e dytë që është shqiptar. Me të e ka pasur një fëmijë. Edhe ai ka vdekur. Andaj burri i tretë, burri i tanishëm edhe ky është shqiptar dhe për momentin gjendet në burg”.

Sipas avokates, klientja e saj është penduar për rrugën që e ka marrë drejtë Sirisë. Ajo kërkon që në Kosovë të jetojë e lirë dhe t’i rrisë të dy fëmijët e saj. Njërin 1 e tjetrin 3 vjeçar. “Kjo është penduar që ka qëlluar në vendin dhe kohën e luftës. Por, ajo thotë se nuk është penduar që e ka dëgjuar fjalën e burrit të vet. 

Kam ardhur në Kosovë që ndihna e lirë dhe për t’u ndier e lirë”, ka deklaruar e riatdhesuara, E.Sekiraqa para trupit gjykues, transmeton avokatja e saj.

27-vjeçarja e riatdhesuar: Burri nuk më tregoi ku po shkojmë, u detyrova të martohem atje

 Por një histori tjetër kishte pasur 27-vjeçarja nga Prishtina. Ajo nuk e kishte ditur që po nisej për në Siri bashkë me bashkëshortin e saj tashmë të ndjerë. Në deklaratat që kjo e riatdhesuar nga Siria i dha sot, ka deklaruar se bashkëshorti i kishte thënë se po shkojnë në Gjermani. Në kohën e nisjes për në kampet e luftës, kjo 27-vjeçare kishte qenë shtatzënë. Pas një kohe qëndrimi atje, asaj i vritet burri. Ndërkohë që detyrohet të martohet me burrin e dytë, i cili ishte shqiptar. Nga dy martesa kjo 27-vjeçare ka dy fëmijë. Këto detaje i dha sot për Express, avokatja e saj Saranda Beqiri.

 “Ajo ka deklaruar se atje ka shkuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj. Faktikisht nuk e ka ditë se për ku është nisur. Ka mendu se po shkon në Gjermani për jetë më të mirë. Këtu të gjitha që i kanë pas i kanë shitur.  Por në fazën e fundit ajo e ka parë që vetën në kamion e ka ditur që po shkon në Siri. Ajo ka qenë shtatzënë në kohën kur ka shku me burrin e saj”, tregon avokatja Beqiri.

 Avokatja thotë se klientja e saj është penduar për shkuarjen e saj në kampet e luftës. “Ajo kur ka shkua atje ka kërkuar menjëherë me u kthye, por kjo gjë ka qenë e pamundur. Bashkëshorti i saj ka vdekur atje. Andaj ajo është martuar me një person tjetër që është shqiptar. Kjo tash i ka dy fëmijë me dy burra të ndryshëm.”, deklarohet për klienten e saj avokatja.

Klientja ime kërkoi që të kthehej në Kosovë

E versionin për klienten e saj e dha edhe Fortesa Mehmeti, avokate e njërës nga gratë që u kthye nga Siria të shtunën. Sipas avokates, kjo grua është kthyer me vetë dëshirë, madje kishte provuar të kthehet edhe më herët.

Klientja ime ka qenë prej vitit 2014 atje, mendoj se ka qenë e mashtruar nga ana e bashkëshortit dhe ka shku atje. Rrethanat e luftës, presioni i vazhdueshëm, nuk ka mundur të kthehet më. Ajo ka tentuar edhe më herët të kthehet por ka qenë i pamundur kthimi”, tha ajo E këto tri gra nuk janë të vetmet që u kthyen në Kosovë. Bashkë me to kanë qenë edhe dhjetëra të tjera.

Për shumicën prej tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim. Por, avokatet e këtyre grave janë duke kërkuar që masa e arrestit shtëpiak t’u zëvendësohet me paraqitje në stacionin policor.

32 gra janë kthyer nga Siria të shtunën pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje./Marrë nga: gazeta Ekspres

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni grate e kthyera ne kosove kampet ne siri grate e kthyera ne kosove kampet ne siri

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale