LIVE UPDATES
Bota

Kosova nis negociatat për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit

6 Gusht 2020, 10:46 Nga DOSJA
Kosova nis negociatat për të siguruar vaksinën kundër

KOSOVË- Siç ka njoftuar ministri kroat i Shëndetësisë, Vilki Berosh, me këtë marrëveshje, vendet anëtare të BE-së do të autorizonin Komisionin Evropian që të lidhë marrëveshje të mëparshme me prodhuesit e vaksinave për blerjen e vaksinave.

Kroacia gjithashtu disa ditë më parë nënshkroi një para-marrëveshje për blerjen e një milion e gjysmë dozave të vaksinës së re me një kompani farmaceutike, kur ajo të dalë në treg.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq me 15 korrik njoftoi se po zhvillohen bisedime me një vend i cili, siç tha ai, ka përfunduar vaksinën kundër COVID-19 dhe që “vaksinon popullatën e rrezikuar”.

Ai ka shtuar se po shpreson se Serbia mund ta ketë atë vaksinë para fundit të vitit.

Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër koronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë nw fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t’i sigurojnë ato.

Vendet më të vogla dhe të varfra në përgjithësi përpiqen të sigurojnë vaksinën përmes skemave të përbashkëta ndërkombëtare, siç është COVAX, e udhëhequr nga OBSH-ja, Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).

Deri më tani, 90 vende të varfra i janë bashkuar këtij projekti, dhe 75 të pasura kanë shprehur qëllimin e tyre për ta financuar atë. Sipas OBSH-së, këto shtete së bashku përbëjnë 60 për qind të popullatës botërore.

Kjo iniciativë synon të dërgojë në vendet pjesëmarrëse 2 miliardë doza të vaksinës që miratohet kundër sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi, deri në fund të vitit 2021.

Sidoqoftë, ende nuk ka një vaksinë të aftë për të mbrojtur miliarda njerëz, njëherësh për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19, që ka marrë më shumë se 650 mijë jetë njerëzish.

Paralajmërimet janë që një vaksinë e tillë mund të dalë në fund të këtij viti.

Zëdhënësi i Ministrinë së Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Faik Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke punuar në drejtim të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19, në momentin kur ajo të zbulohet.

“Ministria e Shëndetësisë është duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë (OBSH dhe UNICEF) në mënyrë që në momentin që vaksina prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, të mund të sigurohet për mbrojtje të qytetarëve të Kosovës nga COVID-19”, thotë Hoti.

Numri i vaksinave, shton Hoti, do të tentohet të jetë sa më i madh në mënyrë që në rast të një vaksinimi eventual të mbulohet secila kategori e popullatës që bie në grupet e rrezikut.

Sipas tij, në grupet e rrezikuara hyjnë: të sëmurët kronikë, personat e moshuara, gratë shtatzëna dhe kategoritë tjera që janë më të ekspozuara ndaj virusit, përfshirë këtu edhe personelin shëndetësor.

Sa u përket mjeteve financiare, të cilat do të ndahen për vaksinën COVID 19, apo për çështjet tjera që përfshihen në planin e vaksinimit, Hoti thotë se këto janë detaje teknike dhe pasi që ende është faza kur nuk është zbuluar kjo vaksinë, duhet pritur që të jepen më shumë detaje.

“Planet e vaksinimit zakonisht diskutohen me partnerët siç është OBSH dhe UNICEF dhe praktikat nga vitet mëhershme, sidomos nga viti 2009, na kanë mësuar që Kosova edhe në atë kohë vaksinën kundër virusit A-H1N1, i njohur si gripi i derrave, i pati siguruar përmes këtyre rrugëve, pra përmes partnerëve që janë organizata të njohur që veprojnë në nivel ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë”, thotë Hoti.

Deri më tani, shton Hoti, partneriteti me organizatat ndërkombëtare si UNICEF dhe OBSH ka qenë strategjik.

Ai kujton se vitin 2009, kur është zhvilluar vaksina kundër gripit të derrit, Kosova ka qenë shteti i parë në rajon që ka siguruar vaksinat falë partneritetit ndërkombëtar me OBSH-në.

“Shpresojmë që edhe në të ardhmen mundësitë të jenë të këtilla dhe Kosova të përfitojë nga asistenca ndërkombëtare, por edhe nga kujdesi i vetë institucioneve që këtyre gjërave t’iu rrihet gati pasi që kërkesat është e pritshme që do të jenë jashtëzakonisht të mëdha në tregun ndërkombëtar dhe natyrisht që shtetet që kanë popullatë më shumë dhe që kanë ekonomi më të zhvilluar arrijnë që të parat ta bëjnë blerjen”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti më 5 korrik pati thënë se Ministria e Shëndetësisë obligohet që të ndajë buxhet të nevojshëm për blerjen e vaksinës eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së, kurdo që ajo të jetë e gatshme.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia nuk kanë treguar interes për skemën, siç është COVAX.

Ndërkohë, këto vende, sikurse edhe Bashkimi Evropian dhe India, po përpiqen të zhvillojnë në mënyrë të pavarur një vaksinë ose të lidhin marrëveshje me kompanitë farmaceutike, në mënyrë që të sigurojnë furnizimet e nevojshme për nevojat e tyre, të cilat, sipas ekspertëve, lënë pas dore ato globale.

Shtetet e Bashkuara kanë porositur 100 milionë doza të vaksinës potenciale kundër koronavirusit.

Vaksinat mund të dërgohen në fund të këtij viti nëse testimi është i suksesshëm dhe nëse kompanive u jepet miratimi për prodhim emergjent. Popullsia amerikane do ta marrë vaksinën falas.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian më 31 korrik ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez, Sanofi për 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus. Komisioni Evropian, që ka negociuar këtë marrëveshje, ka thënë se do t’iu lejojë 27 vendeve anëtare që të blejnë vaksinën kur të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive.

Ky njoftim ka ardhur në ditën e njëjtë kur qeveria amerikane ka thënë se do t’iu ofrojë 2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që bota vazhdon të përballet me pandeminë.

Kur është fjala tek shtetet e rajonit, me 31 korrik Kroacia ka konfirmuar zyrtarisht gatishmërinë e saj për të lidhur një marrëveshje me Komisionin Evropian për blerjen e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19.

Siç ka njoftuar ministri kroat i Shëndetësisë, Vilki Berosh, me këtë marrëveshje, vendet anëtare të BE-së do të autorizonin Komisionin Evropian që të lidhë marrëveshje të mëparshme me prodhuesit e vaksinave për blerjen e vaksinave.

Kroacia gjithashtu disa ditë më parë nënshkroi një para-marrëveshje për blerjen e një milion e gjysmë dozave të vaksinës së re me një kompani farmaceutike, kur ajo të dalë në treg.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq me 15 korrik njoftoi se po zhvillohen bisedime me një vend i cili, siç tha ai, ka përfunduar vaksinën kundër COVID-19 dhe që “vaksinon popullatën e rrezikuar”.

Ai ka shtuar se po shpreson se Serbia mund ta ketë atë vaksinë para fundit të vitit.

Marrë nga:REL

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove vilki berosh koronavirusi ne kosove vilki berosh

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë