LIVE UPDATES
Bota

Kosova, Brukseli dhe procesi i zgjerimit/ Von Cramon: Shpresojmë që liberalizimi të ndodhë gjatë presidencës gjermane

16 Qershor 2020, 16:21 Nga DOSJA
Kosova, Brukseli dhe procesi i zgjerimit/ Von Cramon: Shpresojmë që

KOSOVË– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, deputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel, është shprehur sëfundmi se shpreson që Këshilli i BE-së do të japë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave për kosovarët në një të ardhme të afërt.

Von Cramon, ka thënë se ky veprim do të ishte shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës e që do të kishte efekte të prekshme në jetët e njerëzve.

“Njerëzit ndihen të izoluar ndërsa të gjitha shtetet fqinje kanë liberalizim të vizave, meqë i kanë plotësuar të gjitha kriteret, i kanë bërë detyrat e shtëpisë, vërtet nuk ka nevojë të pritet më gjatë. Deri më tani ne kemi dështuar ta kryejmë këtë punë për pothuajse dy vjet. Si mund të kërkojmë diçka tjetër rreth reformave të brendshme kur nuk i kemi mbajtur premtimet tona? Kjo më shqetëson shumë dhe po mundohem t’i bind edhe aktorët tjerë dhe kolegë nga shtete anëtare më skeptike, por fatkeqësisht kjo nuk varet nga unë, varet nga Këshilli. Shpresoj që gjatë presidencës së ardhshme gjermane më në fund do të lëvizim përpara.”- është shprehur eurodeputetja.

Deputetja gjermane nga “Të Gjelbrit” ka thënë po ashtu se frustrimi në Ballkanin Perëndimor nga sjellja e BE-së është i kuptueshëm, sidomos për sa i përket zgjerimit. Ajo thotë se integrimi i këtyre vendeve është ngadalësuar shumë.

Ne po kërkojmë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të japin rezultate në çështje të ndryshme, e pastaj ne madje nuk themi as që zgjerimi është opsion. Po e humbim besueshmërinë tonë.”- tha ajo.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian tha se raporti për Kosovën, që do të jetë i pari nga ajo, pritet të publikohet në muajin shtator, pasi u shty pjesërisht si pasojë e pandemisë.

“Së pari u shty për pranverë, pastaj menduam ta publikojmë në qershor, në korrik, e tani po presim për në shtator. Natyrisht se kjo vonesë pjesërisht vjen si pasojë e krizës me COVID-19. Personalisht mendoj se është një instrument shumë i rëndësishëm në duart e Komisionit, sikurse që është i rëndësishëm edhe për Parlamentin Evropian që ta miratojë, prandaj po shpresoj që shpejt do të kemi një datë finale, por pas një kohe ne s’do të presim për Komisionin dhe do ta miratojmë një raport në PE më 2020-n.”- deklaroi Von Cramon.

Teksa ka folur për folur për tejkalimin e krizës politike në vend pas rrëzimit të qeverisë Kurti, eurodeputetja tha se pret nga Qeveria e re të vazhdojë dialogun, siç edhe ka proklamuar.

Situata ishte me të vërtetë shumë delikate. I tërë konfuziteti erdhi pasi vetë Kushtetuta nuk ishte e qartë, e madje as vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese nuk jepnin drejtim të qartë. Por tani kemi Qeverinë e zotëri Hotit dhe duhet të shohim çfarë mund të arrijë. Kur flasim për dialogun Qeveria e re ishte shumë e qartë se dëshiron të përfshijë edhe partitë tjera politike. Zotëri Hoti e di shumë mirë se një rezultat i suksesshëm do të kërkojë mbështetje të gjerë dhe ai po tenton ta arrijë këtë. Të jemi të qartë, nga ana e Beogradit nuk presim përfshirje të ndonjë aksionari tjetër ose nga forcat e opozitës.”- shtoi më tej ajo.

Deputetja gjermane në Parlamentin Evropian thotë se nuk i takon asaj të vlerësojë rolin e presidentit Thaçi në formimin e qeverisë së re të Kosovës, por thotë se interpretimi i tij i Kushtetutës së Kosovës natyrisht se reflektoi interesat e tij politike.

“Por e vërteta është se Kushtetuta nuk ishte e qartë në këtë çështje, është e paqartë dhe nuk jep drejtime të qarta në këso situatash. Gjykata Kushtetuese vendosi në atë mënyrë, që mbështet kuptueshmërinë e tij, është bazë e sundimit të ligjit dhe duhet ta pranojmë vendimin e një gjykate. Rekomandimet për qeverinë e re do të ishin rregullimi i paqartësive dhe kontradiktave tjera të Kushtetutës në Kosovë në mënyrë që defekte të tilla të mos instrumentalizohen politikisht në të ardhmen.”- tha eurodeputetja gjermane.

Von Cramon foli edhe për ndihmat e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se janë më të mëdhatë, porse është gabim që BE-ja po i lë forcat tjera të shkëlqejnë si të vetmit mbështetës së Ballkanit Perëndimor. Në mesin e investimeve ajo përmend misionin e EULEX-it, për të cilin thotë se ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe shprehet pro vazhdimit të misionit të tij. Në fund ajo foli edhe për problemet me ndotjen e ajrit në Kosovë, duke thënë se do të dëshironte që kjo çështje të ishte në qendër të debatit, por thotë se fatkeqësisht ajri në Kosovë është aq i keq, saqë njerëzit s’mund ta shmangin atë më.

“Politikanët duhet të bëjnë më shumë. E keqja është se Kosova është pjesë e Komunitetit Energjetik, është përkushtuar që të integrohet në tregun evropian të energjisë elektrike, të ul ndotjen e ajrit dhe emetimet që nga viti 2005, por nuk u përmbahet as rregullave të veta. Duhet ta ndryshme këtë. Fatkeqësisht, Komuniteti Energjetik nuk ka fuqi të gjobisë dikë nëse nuk u përmbahet rregullave.”- përfundoi ajo.

A.K/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni viola von cramon-taubadel viola von cramon-taubadel

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen