Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- 9 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, për drejtim mjeti pa leje drejtimi si dhe kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Mësohet se 43 persona u janë hequr lejet e drejtimit, për tejkalim shpejtësie, drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për qarkullim në sens të kundërt. Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 1339 drejtues mjetesh për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/ Policia Rrugore vijon intensivisht kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Evidentohen dhe ndëshkohen 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Nga monitorimi me dron i kryer nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në akset rrugore Elbasan-Peqin dhe Rinas-Thumanë, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 7.000 deri 10.000 lekë të rinj, 143 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
• Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte nga 181 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 200 km/h në autostradën Levan-Vlorë, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.
• Janë vendosur 395 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 65 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografi. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg dhe 5 vite heqje e të drejtës p...
TIRANË– Avokati Sokol Hazizaj ka paralajmëruar se do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin e lënë në fuqi sot nga Apeli për dënimin e ish-kryeprok...
TIRANË– Momenti kur prokurori i Tiranës, Dritan Gina nxirret me forcë jashtë sallës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bërë publike nga &...
TIRANË– Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë në fundit vendimin e shkallës së parë për dënimin me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llal...
TIRANË– Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino, deklaroi se Gjirokastra është Bashkia me më shumë persona të vaksinuar në vend. A...
TIRANË- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona me iniciale E.K 31 vjeç dhe A. B., 33 ...
TIRANË– Historia e Davide Pecorellit është një temë ‘e nxehtë’ për mediat shqiptare dhe italiane. Pasi u bë i gjallë, u zbulua se ai jeto...
VLORË– Shkëlqim Leskaj është shkarkuar zyrtarisht si drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, dy ditë pas përplasjeve me kryetarin e Bashkisë, Dri...
KORÇË– Një 40-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve. Burri me incial...