LIVE UPDATES
Bota

Kontribuoi për dosjen ‘Steele’, SHBA padi ndaj analistit rus

6 Nëntor 2021, 09:21 Nga DOSJA
Kontribuoi për dosjen ‘Steele’, SHBA padi ndaj analistit rus

SHBA-  Një juri e madhe ka ngritur akuza ndaj analistit rus që kontribuoi duke ofruar materiale për të ashtuquajturën “Dosja Steele”, ku aludohej për lidhje të mundshme mes zyrtarëve të fushatës elektorale në vitin 2016 të ish-Presidentit Donald Trump dhe Rusisë. Ky zhvillim u njoftua të enjten nga një prokuror i posaçëm që po heton këtë çështje.

Analisti Igor Danchenko përballet me pesë akuza për dhënien e deklaratave të rreme FBI-së në lidhje me burimet për materialin që i kishte dhënë kompanisë britanike që përgatiti dosjen, tha John Durham, prokurori i posaçëm i emëruar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë gjatë administratës së ish-Presidentit Trump. Gjatë një seance të shkurtër dëgjimore të enjten në Aleksandria, të shtetit amerikan Virxhinia, Gjykatësja Theresa Buchanan urdhëroi lirimin me kusht të zotit Danchenko, kundrejt një garancie prej 100 mijë dollarësh, në pritje të gjykimit, dhe pasi avokati i tij i tha gjykatës se i akuzuari jeton me familjen e tij në Virxhinia.

Avokati i zotit Danchenko sinjalizoi se klienti i tij nuk do të pranojë fajësinë për akuzat, megjithëse nuk u paraqit ndonjë deklaratë zyrtare e tij. Një prokuror tha se nëse do të shpallet fajtor, zoti Danchenko mund të përballet me pesë vite burg për secilën nga akuzat. Akuza thotë se gjatë periudhës qershor – nëntor 2017, zoti Danchenko bëri deklarata të rreme për burimet e disa informacioneve që i kishte ofruar një kompanie investigative britanike, firmë të cilën ai nuk e identifikoi me emër. Burimet i konfirmuan agjensisë së lajmeve Reuters se kompania kishte lidhje me ish-zyrtarin e shërbimit britanik të zbulimit, Christopher Steele. Dosja, e cila iu qarkullua FBI-së dhe organeve të mediave përpara zgjedhjeve të nëntorit 2016, paraqiste të dhëna ende të paprovuara se Rusia zotëronte informacion shantazhi për zotin Trump dhe për disa nga këshilltarët e tij republikanë, dhe se Moska po punonte mbrapa skene për mundjen e kundërshtares demokrate Hillary Clinton.

Akuza thotë se zoti Danchenko bëri deklarata false për informacionin që ai tha se e kishte marrë nga një telefonues anonim që pretendonte se Kremlini mund të ishte duke ndihmuar për zgjedhjen e zotit Trump. Akuza thotë se zoti Danchenko e dinte se informacioni nuk ishte i vërtetë. Një avokat i zotit Danchenko nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar për këtë çështje. Dy burime të mirëinformuara rreth aktiviteteve të Prokurorit Durham thanë se ai ka lëshuar fletëthirrje për të kërkuar evidencë nga burime të shumta, ndër ta edhe persona të lidhur me Fusion GPS, kompania investigative me seli në Uashington e cila porositi ngritjen e dosjen.

Zoti Steele është ish-zyrtari i zbulimit britanik që përgatiti dosjen për kompaninë Fusion GPS, që punonte për një firmë ligjore që përfaqësonte Partinë Demokrate dhe fushatën presidenciale të zonjës Clinton për zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Steele refuzoi të komentojë nëpërmjet një mesazhi të postës elektronike. Një nga burimet në dijeni të aktivitetit të Prokurorit Durham tha se kompania Fusion GPS nuk është pjesë e hetimit të tij. Zoti Steele kishte refuzuar më parë të bashkëpunonte me hetuesit e Prokurorit Durham.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota akuzat ndaj trump akzuat per trumpin dosja steele igor danchenko shba padit analistin rus akuzat ndaj trump akzuat per trumpin dosja steele igor danchenko shba padit analistin rus

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen