LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kjo është lemeri”, flet zonja që akuzohet se u hedh jashtëqitje fqinjëve: Ata më dhunojnë, kam probleme me…

4 Shkurt 2021, 15:01 Nga DOSJA
“Kjo është lemeri”, flet zonja që akuzohet se u hedh

Pas denoncimit të zonjës Refije Halili për fqinjen e saj, se i hedh jashtëqitje në ballkon dhe e kërcënon “Stop” ka takuar zonjën që është akuzuar. Kjo e fundit një tjetër version, duke thënë, se është dhunuar ajo nga denoncuesja. Më tej e akuzuara pranon, që vuan nga nervat dhe ka probleme edhe ekonomike, pasi është e divorcuar dhe e papunë.

Fqinja: M’i kanë rrahur fëmijët disa herë, m’i kanë dhunuar me grushta kokës, burrat, derisa edhe shenjat i ka në fytyrë. Ka bërë kuzhinë aty në ballkon, normal nuk dua të bëhem pis, dua të rri pastër. Ja shqelmat, format e këpucës, burrat më të rritur nga tridhjetë e ca vjeç.

Gazetari: Po pse? Për çfarë arsye?

Fqinja: Jemi zënë. Hipin lart, shikoje litarin aty, vjen era me nder.., nuk kapet, edhe në kuzhinë, nuk di më ku ta mbaj gatimin. Nuk di, ku të shkoj. Del atje te ballkoni, jam pa çadër, pa tendë, mu në surrat më ka rënë , me nder, m….në fytyrë.

Gazetari: Po ata janë në katin poshtë, ti je në katin e gjashtë.

Fqinja: Po ata kanë hyrë më sipër, se ajo era kur fryn kështu, e di si, me furtunë? Kam marrë një shtupë, e kanë lyer me “mendere”. E kanë parë vetë këta të pompës së ujit.

Gazetari: Ti thua, se fajtorë janë ata poshtë?

Fqinja: Normalisht, më kanë dhunuar prej flokësh këtu. Më kanë shkelur këmbën këtu, që të mos lëvizja dhe më kanë tërhequr prej flokësh. Ai çuni me grushte më ka rënë.

Gazetari: Është e vërtetë, që ju u hidhni, qoftë jashtëqitje, qoftë urinë poshtë?

Fqinja: Nuk ka urinë, se ata vetë e kanë bërë, se unë gjithmonë kam qenë e dhunuar prej tyre. Nuk mundem t’i bëj ato gjera. Ata ma kanë bërë mua.

Gazetari: Probleme shëndetësore, a ke? Nga se vuan, apo je mirë me shëndet?

Fqinja: Jo, shëndet…, më shqetëson…, nervat, kur shqetësohet njeriu, trembet.

Fqinja: Pa punë.

Gazetari: Prej sa vitesh je pa punë?

Fqinja: Kam shkuar edhe te Zyra e Punësimit dhe jam ankuar për gjithçka.

Gazetari: Ia ke shkulur ndonjëherë, më përpara, vajzës?

Fqinja: Unë, gocës së saj?! Kurrë! Kjo është lemeri!

Për këtë konflikt u drejtuam në Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe drejtuesi i këtij komisariati tha, se çështja do të monitorohet, për të mos patur asnjë lloj problemi. Denoncuesja tregon, se pas interesimit të “Stop”, inspektori i policisë bashkë me të vëllain e fqinjës, i shkuan në shtëpi dhe mësohet se ai e mori të motrën në Durrës, në mënyrë, që të mos krijonte shqetësime më.

Shefi: Rasti ynë dhe ne nuk do të mjaftohemi vetëm me dërgimin e materialeve, dhe që tani ti e bëre prezent, unë do ta ngarkoj zotërinë, në çdo moment ta monitorojë, që ne të mos kemi asnjë lloj problemi. Kurse, rasti në lidhje për të bërë ndonjë investigim, lidhur me personalitetin, duhet ta nisin familjarët, dhe ne bindemi, që kemi një problem të personalitetit të saj, e marrim, njoftojmë ambulancën, njoftojmë një pjesëtar të familjes. Pastaj, spitali psikiatrik, që në të shumtën e rasteve, për shkak të ngarkesave, çfarë i bëjnë, i bëjnë një qetësues atje, ah, në rregull, thotë ai. Kurse, çfarë janë të kartelizuar, është e zgjidhur.

Gazetari: Të lutem, a mundem unë, si përfaqësues i emisionit investigativ “Stop”, t’ju kërkoj që përveçse ta monitoroni, ta bëni edhe këtë hap, të sinjalizoni institucionet e tjera shëndetësore…

Shefi: Patjetër, të garantoj, që jo vetëm do ta bëjmë me gojë, por do ta bëjmë edhe me shkrim.

Gazetari: Ju lutem, që edhe ta ndihmojmë zonjën, se ndoshta ka nevojë për medikamente!

Shefi: Edhe një herë: do të investigojmë, do të marrë detyrë oficeri i policisë nga ky moment, të investigojë, se kë ka njeriun më të afërt, që të jetë kujdestar dhe do ta kryejmë me çdo kusht. Do ta marrim djalin, për fat të mirë komisariati 6 ka kushtet, që…

Gazetari: Gjynah, ta lëmë zonjën.

Shefi: S’do ta lëmë zonjën.

Gazetari: Mund ta bëni sa më parë, qoftë edhe nesër?

Shefi: Nesër në mëngjes, zotëria punonjësi i policisë së zonës, do ulet në zyrën time dhe do marrë detyra konkrete. Të garantoj një gjë: me ndihmën e djalit, me ndihmën tonë, me ndihmën e mjekëve, do ta marrim, do t’i kryejmë një ekzaminim se s’bën!

Një ditë më pas denoncuesja ka telefonuar në emisionin “Stop” dhe tregon se policia ka nisur të punojë lidhur me rastin e saj.

Denoncuesja: Më ka marrë në telefon (inspektori) dhe më ka thënë: “zbrit poshtë pallatit, se kam marrë vëllain e zonjës, që ti ke konflikt, hajde bisedo! Iu kërkova të vijnë sipër në shtëpi, të shohin situatën. I vëllai e mori përsipër. Më tha: “më vjen shumë keq, do e marr motrën me shtëpi në Durrës, sepse ndoshta mund të të ngacmojë prapë, mund të të kërcënojë prapë.

Gazetari: Keni më shqetësime, që nga momenti, që na e bëtë me dije?

Denoncuesja: Jo. Nuk na ka ngacmuar. Unë vë re se, mesa kam kuptuar, ajo nuk ndodhet në shtëpi, sepse nuk ka as lëvizje. Falë jush, se ishit ju ajo shtysa e parë, që u vutë në lëvizje, pastaj komisariati e çfarë janë me radhë.

Marre nga tvklan

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi te stop denoncimi te stop

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet