LIVE UPDATES
Bota

Kina akuzohet për komplot ndaj trupave amerikane në Afganistan

3 Janar 2021, 11:10 Nga DOSJA
Kina akuzohet për komplot ndaj trupave amerikane në Afganistan

Raportet e medias thonë se Presidenti amerikan Donald Trump kohët e fundit mori informacion, të pakonfirmuar nga agjencitë e zbullimit, që tregon se Kina u ofroi para disa aktorëve joshtetërorë në Afganistan për të sulmuar ushtarët amerikanë.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump të enjten konfirmoi për Zërin e Amerikës detajet e “inteligjencës së deklasifikuar” të botuar nga faqja e internetit Axios një ditë më parë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti.

“Informacioni sekret u përfshi në raportin që iu dha presidentit më 17 dhjetor dhe Trump u informua personalisht për këtë çështje nga këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien”, sipas agjencisë së lajmeve Axios.

Zyrtarët amerikanë thuhet se po punojnë për të vërtetuar zbulimet e inteligjencës, të cilat ka të ngjarë të rrisin tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.

“Nuk është asgjë tjetër përveç një lajmi të rremë që synon të njollosë Kinën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin të enjten ndërsa iu përgjigj pretendimeve të Shteteve të Bashkuara në konferencën e tij të rregullt për shtyp. Ai tha se akuzat kishin për qëllim të “dëmtonin imazhin e Kinës” dhe të dëmtonin marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ne kurrë nuk kemi filluar luftë me të tjerët, dhe as nuk kemi paguar aktorë jo-shtetërorë për të sulmuar vendet e tjera”, theksoi Wang.

Zëdhënësi kinez pohoi se vendi i tij nuk përfshihet në konfliktet e brendshme në Afganistan dhe përsëriti mbështetjen e Pekinit për procesin e paqes dhe pajtimit të nisur nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon t’i japë fund dy dekadave të luftës në këtë vend të Azisë Jugore.

Komuniteti ndërkombëtar ka një konkluzion të drejtë mbi atë se kush po demonstron forcën, duke bërë luftëra përmes palëve të treta dhe duke nxitur probleme që prishin paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha zoti Wang, pa dhënë shpjegime.

Nuk është e qartë nëse Presidenti i zgjedhur Joe Biden është informuar në lidhje me komplotin e pretenduar kinez.

“Ekipet tona do të përpiqen të mësojnë sa më shumë në lidhje me këto akuza nga administrata në largim, dhe ky është një ilustrim tjetër pse kemi nevojë për bashkëpunim të plotë, përfshirë nga Departamenti i Mbrojtjes”, i tha rrjetit CNN një zyrtar i ekipit të tranzicionit të zotit Biden që nuk pranoi të zbulonte identitetin.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë kohët e fundit janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare, pronës intelektuale dhe çështjeve të tjera. Uashingtoni ka qenë gjithashtu shumë kritik ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut që Kina pretendohet se po kryen kundër pakicës myslimane të ujgurëve në rajonin e saj perëndimor të Xinjiangut.

Pekini ka mohuar akuzat për shkeljen e të drejtave të komunitetit mysliman, duke thënë se ato janë pjesë e një fushate propagandistike keqdashëse perëndimore ndaj Kinës.

Nuk është e paqartë nëse aktorët e ashtuquajtur jo-shtetëror që pretendohet se Kina u ofroi para për komplotin kanë qenë pjesë e grupit të Talibanëve, i cili po drejton një kryengritje vdekjeprurëse kundër qeverisë afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij viti, raportet e mediave amerikane treguan se Rusia pretendohej se ishte përpjekur të paguante militantë të lidhur me kryengritësit e Talibanëve në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

Presidenti Trump, megjithatë, nuk e ka kritikuar Rusinë publikisht për këtë çështje, duke i hedhur poshtë raportet si “lajme të rreme”.

Skeptikët si Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit të Azisë në Qendrën Wilson të Uashingtonit, thonë se asgjë nuk mund të përjashtohet duke patur parasysh sa të tensionuara dhe toksike janë bërë marrëdhëniet SHBA-Kinë.

“Unë jam skeptik për këtë. Nuk mendoj se Kina do ta bënte një gjë të tillë, duke patur parasysh se Pekini kryesisht pajtohet me politikën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe preferon të mbajë një profil të ulët atje dhe të mos turbullojë ujërat”, tha zoti Kugelman për Zërin e Amerikës.

“Gjithashtu, ndërsa [Kina] ka një profil të madh diplomatik në Afganistan, ajo nuk ka prani të madhe sigurie dhe me sa duket i mungon rrjeti për të bashkëpunuar me militantët”, tha ai. “Me fjalë të tjera, nëse Pekini po kërkon të godasë Shtetet e Bashkuara, ka më shumë të ngjarë ta bëjë atë diku tjetër.”

Shtetet e Bashkuara po reduktojnë numrin e trupave në Afganistan si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar me Talibanët në muajin shkurt që synon t’i japë fund luftës në atë vend, ndërhyrja më e gjatë jashtë vendit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Administrata e Presidentit Trump thotë se duke filluar nga mesi i janarit, do të mbeten vetëm rreth 2,500 ushtarë amerikanë në Afganistan.

Marrëveshja e shkurtit kërkon që Amerika dhe aleatët e saj të tërheqin të gjitha forcat e tyre nga vendi deri në maj të vitit 2021. Marrëveshja gjithashtu çoi në fillimin e bisedimeve të para të drejtpërdrejta të paqes midis Talibanëve dhe qeverisë afgane për arritjen e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit dhe një armëpushim mbarëkombëtar.

Negociatat e brendshme mes grupeve afgane filluan më 12 shtator të vitit 2020 dhe do të rinisin në Katar më 5 janar të këtij viti pas një pauze tre javore.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afganistan kine kine-afganistan afganistan kine kine-afganistan

Sondazh

Poll
Bota 3 Janar 2021, 10:24

Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

IZRAEL– Vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izrale, pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit.Protestuesit ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale