LIVE UPDATES
Bota

Kërcënohen gazetarët që raportojnë mbi MAFIA-n në Itali, 20 prej tyre merren në mbrojtje, lëvizin vetëm me roje

21 Gusht 2021, 20:48 Nga DOSJA
Kërcënohen gazetarët që raportojnë mbi MAFIA-n në

ITALI– Zëri i Amerikës ka bërë një shkrim për kërcënimet e gaszetarëve në Itali, ata të cilët raportojnë mbi MAFIA-n. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Iacopo Luzi njofton se mbi 20 prej tyre janë aktualisht nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve. Kjo pasi, kohët e fundit disa gazetarë janë sulmuar. Vënie e qëllimshme e zjarrit, kërcënime të vazhdueshme për vrasje, të gjitha dëshmi e rrezikut që ndeshin gazetarët që mbulojnë kronikën e zezë dhe lajmet mbi MAFIAN-n në Itali.

“Vërejmë forma presioni, frikësimi. Kohët e fundit në Sirakuzë u dogj makina e një punonjësi të shtypit. Në Siçili, një gazetar u sulmua dhe mbeti handikapad nga mafia,”- tregon pedagogu i kriminalitetit në Universitetin e Oksfordit, Federico Varese.

Vjet, mbi 80 gazetarë thanë se ishin kërcënuar për raportimet e tyre mbi mafian në Itali, sipas një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit. Rreth 20 gazetarë janë nën mbrojtje 24 orëshe nga policia, ndër ta prezantuesi televiziv Massimo Giletti.

“Puna për të ndriçuar të vërtetën nuk mund të ndalet. Të gjithë ata që bëjnë të njëjtën punë si unë janë mbikqyrës të sistemit. Gazetaria nuk bëhet duke kthyer kokën në anën tjetër,”- thotë gazetari Giletti.

Në një regjistrim të një bisede të kreut të rrjetit kriminal “Cosa Nostra”, Filippo Graviano, ai dëgjohet duke diskutuar detaje të një plani për të sulmuar gazetarin Giletti. Graviano flet për kokëçarjet që kanë dalë pasi gazetari njoftoi emrat e 300 kapove të krimit që do të liroheshin nga burgu gjatë pandemisë. Ndër ata edhe një i dënuar për vrasjen e një 14 vjeçari, trupi i të cilit u hodh në acid. Falë raportimit të gazetarit Giletti, ai mbeti pas hekurave. Giletti tani është nën mbrojtjen e policisë, megjithatë i trembet përsëri rrezikut për jetën sa herë del nga shtëpia.

“Situatë shumë e vështirë, e çuditshme. Nuk kam lirinë të lëviz, të flas me njerëzit. Gjithmonë kam pranë dy rojet,”- tregon gazetari.

Mafia sot përpiqet të mos tërheqë vëmendje, thotë gazetari Giletti. Megjithatë, kjo organizatë vazhdon aktivitetin kriminal në Milano e Romë, si dhe vazhdon të kërcënojë gazetarët. Pjesa më e madhe e kërcënimeve bëhen përmes internetit, sipas komisionit anti-mafia me seli në Romë. Por bandat kanë më pak fuqi për të kryer vrasjen e pjesëtarëve të shtypit, thotë Federico Varese.

“Organizata duhet të jetë shumë e fuqishme që të arrijë deri në pikën e vrasjes së një gazetari. Këto rrjete nuk janë aq të fuqishme sa ç’kanë qenë dhe nuk mendoj se janë të afta të ndërmarrin veprime të tilla drastike,”- thotë profesori.

E vetmja mënyrë për të mposhtur ‘Cosa Nostra’-n, thotë zoti Giletti, është të kapërcehet tradita e heshtjes.

“Duhet të investojmë në shkolla në këto zona. Për fat të keq atje fëmijët rriten me një traditë që është vështirë të thyhet: omertà apo kanuni i heshtjes. Nëse gënjejmë veten se policia dhe gjykatat do ta mundin mafian, do të bëjmë një gabim të rëndë, pasi po nënvlerësojmë fuqinë e mafias,”- thotë Giletti.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kercenohen gazetaret ne itali kercenohen gazetaret ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet