LIVE UPDATES
Politike

“Kemi një Parlament ku të zë tmerri”, Fevziu flet hapur: Basha ka shumë defekte, Meta i palexueshëm

5 Shtator 2019, 07:26 Nga DOSJA
“Kemi një Parlament ku të zë tmerri”, Fevziu flet

Tiranë-Blendi Fevziu teksa ka prezantuar librin e tij më të ri, “Tirona e nones” në UET, ka folur edhe për situatën politike në vend dhe politikanët.

Për kreun e PD-së Lulzim Bashën ai është shprehur se ka shumë defekte por ka shtuar se opozita e zgjedh vetë kandidatin.

“Opozita kandidatin për Kryeministër e zgjedh vetë, s’mund të ndikojë askush. Basha ka fituar zgjedhjet, Basha mund të ketë shumë defekte, unë mendoj që ka shumë probleme por nuk është se brenda partisë demokratike unë shoh ndonjë kandidat tjetër brilant që ka mbetur në hije.”, është shprehur gazetari.

Ndërsa për presidentin e vendit Ilir Meta ai është shprehur se është i palexueshëm. Sipas tij kohët e fundit duhet të jesh Edi Rama që të kuptosh çfarë do të thotë Ilir Meta.

Ilir Meta është moshatari im, kemi qenë në shkollë bashkë. Meta është ndër personazhet pak më të vështirë për t’u lexuar sepse në jetën e tij politike ka treguar momente të çuditshëm, jo të uljeve dhe ngritjeve që janë karakteristike të politikanëve, por dhe një stil të çuditshëm të përqasjes ndaj fenomeneve. Ka bërë dorëheqje spektakolare kur nuk ka qenë e nevojshme, është rikthyer kur është dukur e pamundur. Në këto ditët e fundit, duhet të jesh Edi Rama që të kuptosh çfarë do të thotë Ilir Meta. Sepse shumica e mesazheve që komunikon Presidenti janë mesazhe për Ramën, kështu që s’di çfarë të them çfarë do të thotë dhe çfarë jo. Herë më duket sikur do të negociojë, herë sikur do të mbrojë pozitat e veta, herë sikur ka kalkuluar gabim, por kjo është gjithmonë analizë.. nuk është informacion, që opozita të ketë menduar se Rama do të tërhiqet si në rastin e çadrës, do gjejë një marrëveshje. Ndoshta Rama nuk u tërhoq e kjo mund të jetë një miscalculating, mund të jetë e kundërta që ata realisht kanë menduar që do ta rrëzonin po se kanë arritur këtë moment. Po duhet të kemi parasysh dhe një gjë, kur dikush është një hap përpara tjetrit, duket sikur është fitimtar, zakonisht kostoja është e përgjithshme. Të njëjtën kosto që ka marrë opozita që është shumë e rrezikshme, një kosto edhe më të madhe merr qeverisja e vendit në atë që ka ndodhur dhe një kosto të përbashkët edhe më të madhe merr Shqipëria., tha ai. 

Ndërsa sa i përket parlamentit ai ka deklaruar: “Sot ke një parlament në të cilin të zë tmerri, dhe ai i mëparshmi, që të zë tmerri çfarë formimi kanë. Përfshirja në politikë e njerëzve me precedentë penalë, e njerëzve problematikë për shoqërinë, është modeli më i keq që mund t’i japësh sot të rinjve, studentëve.
Unë di që çdo prind i thotë fëmijës, shkollohu, mëso, ec përpara se nuk ka rrugë tjetër veç shkollimit për të ecur përpara, ndërsa sot fëmija mund të të thotë që jo, qenka kjo rruga tjetër, e cila jep rezultate më shpejt dhe më të suksesshme. Kështu që pa u ndarë nga kjo periudhë për mua e errët, e historisë 30-vjeçare post-komuniste, ne do kemi probleme të vazhdueshme.”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi fevziu ilir meta lulzim basha blendi fevziu ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet