LIVE UPDATES
Bota

Javën e ardhshme pritet të zgjidhet Presidenti i Kosovës, ende pa konsensus për Vjosas Osmanin, rrezikohen zgjedhje të para

1 Prill 2021, 17:40 Nga DOSJA
Javën e ardhshme pritet të zgjidhet Presidenti i Kosovës, ende pa

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e kësaj partie, e cila ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kësaj jave mori vendimin që të mos bëjë obstruksione në procesin e zgjedhjes së presidenti të vendit. Prania e deputetëve të LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, është e domosdoshme për mundësimin e kuorumit në këtë proces.

Kusari-Lila: Mbetet të konfirmohet prezenca e deputetëve në proces

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se LVV-ja është duke punuar që sa më parë të mblidhen nënshkrimet për seancën, siç e ka quajtur ajo “të suksesshme, e cila do ta nxjerrë presidenten e ardhshëm të Republikës së Kosovës”.

Sipas saj, Vjosa Osmani, e cila është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e presidentit të vendit, i ka votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente në raundin e tretë të votimit.

“Por, çfarë duhet të sigurohemi është që do të ketë 80 deputetë, të cilët do të votojnë edhe në dy raundet e para, pa marrë parasysh preferencën e tyre në këtë rast, për faktin që është i domosdoshëm si proces, që është vendosur nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Tani, ne mund të konfirmojmë për votat, të cila janë. Ato janë votat e shumicës për zgjedhje, në herën e tretë. Megjithatë, mbetet të konfirmohet vullneti dhe prezenca e deputetëve për pjesëmarrje në procesin e votimit edhe për dy raundet e para dhe të tretin, kur mund të dalë fituese zonja Osmani, si presidente e Republikës”, tha Kusari-Lila.

Gashi: LDK ka vendim politik, mendimi i deputetëve është çështje individuale

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kësaj jave ka bërë të ditur qëndrimin politik se deputetët e saj do të qëndrojnë në sallë gjatë seancës së kuvendit për zgjedhjen e presidentit si dhe do të votojnë. Këtë e ka rikonfirmuar për Radion Evropa e Lirë shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Megjithatë, sipas tij, ky është vetëm qëndrimi politik i partisë së tij.

“Politikisht, ne kemi marrë qëndrim që të marrim pjesë në seancë dhe të marrim pjesë në votim. Pastaj, se a do të ketë ndonjë deputetë që ka mendim ndryshe, është çështje individuale. Por, vendimi politik i LDK-së është që ne të marrim pjesë në proces”, ka theksuar Gashi.

Përveç, qëndrimit zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tash për tash, ende nuk dihet nëse të gjithë deputetët e kësaj partie, që janë 15 në kuvend, do të marrin pjesë në procesin e votimit. Radio Evropa e Lirë ka tentuar që të bisedojë me deputetët e LDK-së, Agim Veliun dhe Driton Selmanajn, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Në anën tjetër, përveç takimeve zyrtare që ka pasur më herët kryeministri Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me zyrtarët e partive politike opozitare, siç thotë Mimoza Kusari-Lila, nuk ka pasur takime të tjera, për të biseduar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Megjithatë, përderisa nuk sigurohet numri i domosdoshëm i deputetëve të pranishëm në seancë, që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë i suksesshëm, siç thotë Kusari-Lila, nuk do të ketë seancë për këtë qëllim fare.

“Derisa ta kemi të plotë numrin, nuk do të hyjmë në proces të tillë, derisa ta dimë saktë se do të jenë këto vota ose në të kundërtën, mund të hyjmë në proces pa pasur konfirmime finale. Pastaj, se cila është alternativa, në rast të mospasjes sukses të procesit të zgjedhjes së presidentes, është shkuarja në zgjedhje, të cilat në rrethanat aktuale, nuk shihen si ajo çfarë do të jetë e dobishme për qytetarët apo edhe për partitë politike në Kosovë”, u shpreh Kusari-Lila.

Rruga e Osmanit drejt kandidimit për presidente

Kandidate për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë me listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota.

Vjosa Osmani më herët ka qenë nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019. Por, në qershorin e vitit të kaluar, LDK-ja e shkarkoi nga të gjitha funksionet partiake, pasi Osmani ishte shprehur kundër disa vendimeve të partisë, përfshirë edhe prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimin e qeverisë së re, që u udhëhoq nga Avdullah Hoti.

Më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë. Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.

Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo në opozitë tashmë ka qëndrimin e saj se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, ashtu siç nuk e ka votuar as Qeverinë Kurti 2. Edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk do ta mbështesë Osmanin për postin e presidentit.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë post e ushtroi Vjosa Osmani dhe pas zgjedhjes në krye të kuvendit, Glauk Konjufca mori edhe detyrën e ushtrimit të postit të presidentit.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vjosa osmani per presidente vjosa osmani vjosa osmani per presidente

Sondazh

Poll
Bota 1 Prill 2021, 16:20

MOSKË– Kremlin-i zyrtar tha sot se lëvizjet fundit të trupave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën nuk janë të rrezikshme. Në një reagim zyrtar për lëv...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit