6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Tre të mitur që ishin kthyer në tmerrin e bizneseve në Tiranë janë proceduar penalisht nga policia. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit F. M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata akuzohen se gjatë muajve të fundit kryesisht gjatë natës, kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Konkretisht janë autorë të tetë ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëalkers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme. Procedohen penalisht 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ëalkers”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kryesisht gjatë natës, kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas janë autor të 8 ngjarjeve, konkretisht:
*Më datë 06.01.2022, në rrugën “Todi Shkurti”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.;
*Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.;
*Më datë 08.02.2022, në rrugën “Jorgjia Truja”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit E. Gj.;
*Më datë 18.02.2022, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;
*Më datë 28.04.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.;
*Po më datë 28.04.2022, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.;
*Më datë 04.05.2022, në rrugën “Asim Zeneli”, dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;
*Më datë 06.05.2022, në rrugën “Arben Broci”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
DURRËS– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit. Si&c...
TIRANË– SPAK nuk ka qenë “viktima” e vetme sot në fjalimin që dha kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në fjalën e ti...
TIRANË– Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane. Të gjitha i gjeni të publikuara në dvprogram.state.gov. Rezultatet janë publikuar në faqen zyrtare. Pa...
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor në aksin Elbasan-Metalurgji.Nga aksidenti ka mbetu...
ELBASAN– Tifozët e ekipit ‘Partizani’ janë aksidentuar këtë mesditë. Dosja.al ka siguruar video nga vendi ku dhe ka ndodhur aksidenti, në hyrje të tunelit...
DURRËS- Në fund të vitit 2021, A.Z., 54 vjeç, u shpall fajtor dhe u dënua me një vit heqje lirie për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”. I ardhur ...
TIRANË– Përplasje mes Ibsen Elesit dhe Albana Vokshit. Në një postim në Facebook të bërë më datë 5 maj, Elezi shkruan se një listën e shpallur për ka...
TIRANË– Një 65-vjeçar me inicialet B.M., është gjetur i vdekur në Tiranë. Policia njofton se burri në fjalë është pikasur nga kalimtarë të ras...
TIRANË– 31 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka as...
TIRANË– Artisti i Merituar Limos Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë është shtruar në spital. Top Channel shkruan ...