Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Imzot George Frendo, kreu i Kishës Katolike ka bërë një deklaratë të jshtëzakonshme për mediat, ku u bëri thirrje palëve politike të ulen në dialog dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore.
Imzot George Frendo është shprehur se politikanët nuk duhet të lejojnë që Shqipëria të përçahet për shkak të politikës.
Ai paralajmëron se nëse situata shkon kështu do të përkeqësohet gjithçka dhe do të sjellë pasoja të rënda për vendin tonë.
Në deklaratën e tij, Imzot George Frenso u lutet politikanëve që në emër të Zotit të harrojnë fjalët e forta që u kanë drejtuar kundërshtarëve të tyre dhe të hapin një kapitur të ri.
Deklarata e plotë e Imzot George Frendo
Të dashur përfaqësues të popullit shqiptar, Edhe një herë ju drejtohemi, me shpresë që thirrja jonë të mos mbetet një zë në shkretëtirë, por të gjejë jehonë në mendjet dhe zemrat tuaja.Jemi shumë të vetëdijshëm për situatën tepër kritike në vendin tonë të dashur, Shqipëri. Veçanërisht gjatë ditëve të fundit, kemi lexuar shkrime të një sërë personash, shumica prej të cilëve janë mjaft të njohur në shoqërinë tonë.
Të gjithë këta kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh për këtë situatë, duke menduar se ka shumë rrezik që do të përkeqësohet, me pasoja tepër të rënda për vendin tonë. Do të jeni ju shkaku i pasojave të rënda që qëndrimi juaj mund të shkaktojë dhe, si na ka mësuar historia, në të ardhmen shoqëria jonë do t’ju bëjë përgjegjës për dëmtimin që do t’i keni shkaktuar atdheut.
Në emër të Zotit, ne, përfaqësuesit e besimeve të ndryshme në Shqipëri, me shumë besim, ju lutemi të tregoni dashuri më të madhe dhe të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve, duke na treguar që me vendosmëri kërkoni një zgjidhje serioze e paqësore për këtë situatë, duke shmangur çdo rrezik që e keqja të na çojë drejt një të keqeje më të madhe. Paqja e vërtetë nuk do të thotë të mbyllim sytë për anomalitë që ekzistojnë. Nuk ka paqe të vërtetë, nëse nuk ndërtohet mbi drejtësi e vërtetë.Ju lutemi të hapni një kapitull të ri në politikën tuaj.
Harroni fjalët e forta që ju vetë u keni drejtuar kundërshtarëve tuaj, harroni gjithashtu fjalët që kundërshtarët tuaj ju kanë drejtuar juve. Harroni planet që kishit hartuar për t’i luftuar kundërshtarët. Harroni edhe premtimet me të cilat kishit mbushur mendjet e ndjekësve tuaj.Jini të sigurt se asnjë shqiptar, që e do atdheun dhe të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë, nuk do t’ju qortojë apo t’ju akuzojë që nuk keni mbajtur fjalën, nëse arrini të kërkoni një rrugë te ndryshme nga rruga që keni ndjekur deri më sot.
Jini të sigurt se shumica e popullit tonë kërkon prej jush vullnet të mirë për të shmangur çdo rrezik që do të na çojë drejt një humnere vdekjeprurëse.Ka pasur raste kur të gjithë ju jeni shprehur me krenari për fatin tonë të lum që mes besimeve të ndryshme, në këtë vendin tonë të dashur, ekziston një traditë bashkëjetese ndërfetare në harmoni. Këtë vlerë të rëndësishme duhet ta mësoni nga ne.
Besimet nuk na kanë ndarë. Mos lejoni që politika të bëhet shkak përçarjeje për popullin tonë.Populli yne i dashur, inteligjent dhe shume fisnik e ka memorien historike të largët dhe të afërt të freskët dhe është i vetëdijshëm që politika nuk do të arrijë t’i perçajë për t’i bërë keq vendit të vet dhe bashkevëllezërve Shqiptarë.Zoti ju ndriçoftë dhe ju dhëntë guxim për të zgjedhur rrugën e drejtësisë dhe të paqes!
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kryeministri Edi Rama ka programuar një takim në orën 19:00 në Vaun e Dejës, por duket se rruga do të jetë me pengesa.Mbështetës të Partisë Demokratike janë nis...
DURRËS– Është gjetur në flakë automjeti që u përdor nga autorët për plagosjen e kunatit dhe anëtarit të bandës së Lul Berishë. Dosja.al mëson se...
DEVOLL– Një 26-vjeçar është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në Devoll dhe I arrestuari akuzohet për dhunë dhe pengim të subjekteve zgjehdore.Dos...
KAVAJË– Policia ka vënë në pranga 6 persona ndërkohë që 31 të tjerë janë proceduar penalisht një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që ndodhën në KZ...
GJIROKASTËR– Një tjetër kishë ka rënë pre e grabitësve. Këtë radhë bëhet fjalë për Kishën në fshatin Krinë në njësinë administrave Antigone në Gjirok...
MEMALIAJ– Dy kryepleqtë të fshatrave Krahës 1 dhe Krahës 2 në Memaliaj janë proceduar. Dojsa.al mëson se ky procedim penal ka nisur pasi në një zonë të py...
PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne fshatin Çengele, të Peqinit, ku një 55-vjeçar me inicialet Rr. X, duke punuar tokën me zetor është rrëzua...
DURRËS- Anëtari i bandës së Lul Berishës, Julian Meçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.Pritet që dëshmia e tij të ndihmojnë ...
TIRANË- Pas sulmeve që janë shënuar ditën e djeshme në Kamëz, ku simpatizantë dhe mbështetës të PD janë përplasur me policinë, 3 persona janë arrestuarsot ...
DURRËS– Atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur Julian Meçaj dhe Plarent Dervishajt.Plarent Dervis...