LIVE UPDATES
Aktualitet

I vëllai i zhdukur pa nam e nishan, flet për herë të parë Naim Stafuka

3 Nëntor 2021, 20:33 Nga DOSJA
I vëllai i zhdukur pa nam e nishan, flet për herë të

KRUJË- Vëllai i Enver Stafukës, Naimi ka folur për herë të parë për rrëmbimin e të afërmit të tij vite më parë. Në një prononcim për emisionin “Në shënjestër”, Stafuka tregoi se lajmin që vëllai ishte “prangosur” nga Policia e kishte marrë vesh nga kamarieri i lokalit. Fill sapo mori vesh lajmin, Naimi tregoi se kishte pyetur në Komisariat dhe më pas në të gjithë Shqipërinë për të mësuar se ndaj tij nuk ishte lëshuar asnjë urdhër-arresti. 

U ula poshtë për të parë një ndeshje. Më thërret kamarieri e më tha se Policia kishte marrë Verin. Pse smë njoftove i thashë unë. Ashtu e kishte menduar. Kishin ikur nga rruga e Durrësit. E kishin marrë me Golf gri, po poshtë më tha se ishin me rroba civile. Sapo ka dalë nga lokali e kanë ndaluar aty. Pyeta në Polici, e më tha që nuk kishin urdhër-arresti. Pyetëm të gjithë Komisariatet. Kemi hapur kamerat në orën që morëm informacionin pamë videon e rrëmbimit. Aty dyshova se nuk ishte Policia. Ishin persona të maskuar. Edhe aty e vendosa që nuk e ka marrë Policia por civilë. Ishte në kafe me Durim Bamit, Gent Bejten, Ramazan Rrajën. Pastaj kanë ndenjur 20-30 minuta, po di se në orën 8 pa ca është rrëmbyer,”-tha i vëllai i të zhdukurit. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Mund të më thoni me kë ishte i shoqëruar momentet e fundit para se të rrëmbehej?

Naim Stafuka: Enveri ka qenë në kafen poshtë shtëpisë time. Ka ardhur aty me Durim Bamin, Gentjan Bejtjan, Ramazan Rrajën. Janë futur në kafe, aty kanë nejt njëfarë kohe, 20 minuta a 30 minuta, nuk e kam idenë fiks, por di se në orën 8 afërsisht është rrëmbyer. Dikush e ka marrë në telefon, i ka thënë do vish për të më takuar, ka qenë në Kameras të Krujës, një njeri që quhet Ervis Alla, kjo sipas dëshmitarëve që kanë qenë në tavolinë. Aty ka dalë me shku te ky Ervisi, aty e kanë pritur rrëmbyesit.

Ervisi pse e telefonoi? Përse do ta takonte?

Naim Stafuka: ‘Kisha për t’i dhënë 200 mijë lekë të vjetra’ u kishte thënë, me këtë arsye ishte çuar Enveri. Këtë nuk e di, nëse e ka marrë ai në telefon, apo Enveri atë, për këtë nuk jam i sigurt.

Pasi bëtë denoncimin, a i takuat personat e fundit që ishin në kafe me të? A i pyetet se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë ju thanë ato?

Naim Stafuka: I kam taku fill nga ora 10. Kam marrë në telefon Durimin dhe i kam thënë policia pse e ka marrë Enverin. Nuk di gjë më tha. I thashë ku ta gjejmë se nuk është në asnjë vend. Se di më tha, e shohim nesër. Pak më vonë takoj vëllain e vet Valterin, po vinte me një fuoristradë, unë isha me çunin tim të vogël, isha në këmbë, po prisja. E pyeta përse e kishte marrë policia Enverin, më tha që nuk dinte gjë. Gjatë natës kam marr pronarin e dyqanit që është në kat të parë, D.Kanin që ka kamera, ka qenë ora 2 e natës. Ka ardhur ai nga Kruja, unë bashkë me shefin e rajonit dhe një oficer policie kemi hapur kamerat pastaj kemi parë videon e rrëmbimit që aty dyshova se nuk ishte policia. Ato ishin disa persona që ishin vesh me uniformë policie. Aty e vendosa që Enverin nuk e kishte marrë policia. E kishin marrë persona civilë. Në mëngjes erdhi dhe Durimi tek kamerat.

Ju tek kush dyshoni?

Naim Stafuka: Ne dyshojmë tek të gjithë grupi që ka qenë me të kanë dijeni.

A i keni pyetur?

Naim Stafuka: I kemi pyetur

Çfarë iu thonë?

Naim Stafuka: Nuk dimë gjë na thonë, nuk e kanë marrë mundimin për ta gjetur.

Kur është hera fundit që keni pyetur policinë për këtë çështje?

Naim Stafuka: Hera e fundit është para dy javëve, herën e fundit që më ka thirr policia ka qenë tetor 2021.

Për çfarë ishte e interesuar policia?

Naim Stafuka: Donin informacione, ku dyshoja, na thuaj emrat konkrete. Unë nuk e kam parë vetë duke e marrë, s’kam se si cilësoj njerëzit pa fakte. Tani përderisa ka qenë me shokët e vet, dyshimet aty bien, janë në dijeni, po se kush kanë qenë personat që e kanë rrëmbyer se di.

Naim çfarë mendoni, jeton Enveri?

Naim Stafuka: Nuk kemi shpresa, është një ëndërr që mund ta mendosh.

Enver Stafuka u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë më 9 shkurt të vitit 2015. Të persona të maskuar të veshur si policë e rrëmbyen në qendër të qytetit të Fushë-Krujës personin që vodhi makinën ‘BMW’ nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet enver stafuka naim stafuka rrembimi i enver stafukes enver stafuka naim stafuka rrembimi i enver stafukes

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë