"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
I hoqën dhe rikthyen titullin ‘qytetar nderi i Kukësit’/ Veton Surroi ironi ndaj Safet Gjicit: Lajthitje kolektive
30 Nëntor 2020, 21:18Nga DOSJA
TIRANË– Publicisti Veton Surroi ka komentuar debatet që u zhvilluan në vend pas vendimit të Këshilit Bashkiak të Kukësit për t’i hequr titullun “qytetar nderi i Kukësit”.
Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo’, Surroi e cilësoi historinë si komike, duke e cilësuar kryebashkiakun Safet Gjici, si një person që nuk ka shumë dijeni lidhur me luftën e Kosovës.
“Nuk e ç’ka ndodhur, por di që pas disa orësh është pezulluar vendimi nga vetë kryetari i bashkisë, i cili kërkoi dhe falje publikisht. Reagimin e shpejtë të Ramës e falenderova publikisht, pasi ajo ishte një lajthitje kolektive. Këtu nuk ka të bëjë më shumë me rastin se sa me fenomenin. Fenomeni është me të vërtetë brengosës pasi kemi të bëjmë me një koncept të tejkaluar tashmë në Shqipëri dhe në Kosovë, që është quajtur ‘agjitacion dhe propagande’, ku njerëzit në saj të këtyre sajesave dërgoheshin në burgje ndërkohë që pushteti vendor interpretonte si donte. Këtu kemi të bëjmë me një kriminalizim të mendimit dhe kjo është brengosëse, ndonëse duket komike e ironike në kontekstin e saj, ku në një debat të një njeriu jo shumë të ditur, që të bëjë vlerësime mbi historinë dhe rolin e njerëzve në të. Është brengosëse që në një demokraci të rifillojë dënimi për agjitacion dhe propagande. Nuk është puna e zotit Gjici të ndërmarrë veprime të tilla, ai të merret me rregullimin e trafikut e gjërave të tjera në Kukës”, tha Surroi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka folur lidhur me skulpturat e Skënderbeut dhe Adem Jasharit në qytetin që ai drejton. I ft...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qënë prezente pak minuta më parë në “inagurimin” e spitalin COVID-4, në të cilin janë shtruar edhe ...
SPANJË- Një 32- vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pas një operacioni policor që është zhvillaur kundër një bande që sapo kishte hyrë në një ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe punën e Policisë së Shtetit. I ftuar në AbcNews, Lleshaj u sh...
Anton Skabona, vëllai i 60-vjeçarit Leonard Skabona i cili u hodh sot nga kati i dytë i spitalit “Shefqet Ndroqi” në një prononcim për “ABC” rrëfen detaj...