LIVE UPDATES
Politike

I dënuar me burg në Greqi, shtyhet vendimi për kryebashkiakun e Mallakastrës në KQZ! Avokati kërkon kohë: Dua të bëj mb

30 Qershor 2021, 09:29 Nga DOSJA
I dënuar me burg në Greqi, shtyhet vendimi për kryebashkiakun e

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shtyjë për ditën e premte, seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn. Kërkesa për shtyrjen e seancës dëgjimore u kërkua nga avokati i tij Besnik Strati, i cili kërkoi më shumë kohë për të bërë mbrojtjen e klientit të tij. Sipas tij, Prokuroria e Prëgjithshme nuk u kishte dorëzuar ende dokumentacionin e plotë, ndaj dhe nuk kishtë pasur mundësi për të hartuar mbrojtjen. Kërkesa e tij u miratua nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili caktoi edhe datën e radhës. 

PJESË NGA BISEDA: 

Besnik Strati: Kam bërë një kërkesë në Prokurorinë e Përgjithshme për vënien në dispozicion të informacioneve të thelluara. Do kërkoja një seancë tjetër dëgjimore për të bërë një mbrojtje më efektive. E kam kërkesë me shkrim. Është afat shumë i shkurtër. Edhe një ditë mjafton sa për të marrë…Nëse ju e vlerësoni.

Ilirjan Celibashi: Mirë dakord, do ta pranojmë kërkesën tuaj se pashë edhe prokurën, ishte e ditës së sotme. Vetëm këtë kërkesë kishit?

Besnik Strati: Po. Të na jepej mundësia të merrja dokumentat nga Prokuroria.

Ilirjan Celibashi: Mirë atëherë do ta lëmë të premten. Pasnesër! Dakord? Të premten, ora 11:00.

Qerim Ismailaj, tashmë pritet të shkarkohet pas rikthimit të përgjigjes nga pala greke, se akuzat e PD janë të vërteta. Në vitin 1999, ku ai ishte emigrant në Greqi, Qerimaj punonte si punëtor ndërtimi, ku ka patur një problem me pronarin e firmës pasi ky i fundit nuk e kishte paguar.

Gjatë sherrit, pronari grek ishte rrëzuar dhe për pasojë, policia arrestoi Qerimajn, i cili u arrestua dhe dënua me 3 vite burg. Dënimi nuk ishte deklaruar në formularin për dekriminalizimin dhe pritet që atij ti hiqet mandati i kryetarit të bashkisë. Nga ana e vetë Qerimajt, nuk ka asnjë reagim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike akuza e pd per qerim ismailajn kqz per qerim ismailajn akuza e pd per qerim ismailajn kqz per qerim ismailajn

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët