LIVE UPDATES
Bota

Historia nuk ka përfunduar: “Gjatë Luftës së Ftohtë e dinim se kush ishim, sot Perëndimi është i mefshtë”

26 Korrik 2021, 13:00 Nga DOSJA
Historia nuk ka përfunduar: “Gjatë Luftës së

“Gjatë Luftës së Ftohtë e dinim se kush ishim. Sot Perëndimi është i mefshtë”.

Intervistë me politologun Andrew Michta.

“Në Kinë po ndodh diçka që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Jemi gati? Kina po krijon shtetin e përsosur të survejimit dhe inxhinierët e saj të shpirtit po kërkojnë të krijojnë “njeriun e ri” që ëndërronin Lenini, Stalini dhe Mao. Dhe Kina dëshiron ta plazmojë botën sipas imazhit të saj. Sepse një gjë po bëhet gjithnjë e më e qartë: në dekadat e ardhshme, sfida më e madhe për demokracitë tona dhe për Europën nuk do jetë Rusia, do të jetë Kina”. E shkruan Kai Strittmatter, një gazetar i “Süddeutsche Zeitung” që ka qenë korrespondent i saj në Pekin, në librin e tij të fundit “Die Neuerfindung der Diktatur” (i dalë në frëngjisht dhe në anglisht). “30 vjet pas Luftës së Ftohtë, kemi jetuar në një botë ku na është thënë se historia kishte “mbaruar”.

Sipas Andrew A. Michta, politolog amerikan dhe President i College of International and Security Studies në George Marshall European Center for Security Studies me seli në Gjermani, që nuk ekzistonin më kundërshtarë të dukshëm, të besueshëm ndaj idesë unike triumfuese që ishte demokracia liberale, nuk e mendonte vetëm Francis Fukuyama. “Shkrirja e tregut të lirisë dhe lirisë individuale, e ndihmuar nga revolucioni dixhital, do ta bashkonte ekonominë botërore. Ideologjia nuk do të kishte më rëndësi. Tregjet do t’i mundnin idiosinkrasitë kulturore. Kina dhe Rusia do të demokratizoheshin. Tani ka ardhur goditja prej vetëkënaqësisë tonë dhe ka ardhur nga Kina komuniste. Sfida ideologjike e Kinës kundër demokracisë liberale është në një rend të madhësisë më të lartë se çdo gjë që propaganda sovjetike e Luftës së Ftohtë mund të shpresonte të arrinte. Kina ka mjetet për t’u bërë shteti i parë totalitar high-tech i historisë. Ajo çka Pekini ofron është një vizion i botës mashtrues: “Një treg i lirë për njerëz jo të lirë”, ku prosperiteti dhe liria individuale nuk kanë më nevojë të jenë pashmangshmërisht të ndërthurura”.

Ky historian dhe politolog ka vite që si një Kasandër paralajmëron për sfidën që regjimi kinez i paraqet demokracisë perëndimore. Por “Perëndimi”, thotë Michta, si koncept ka gjithnjë e më pak domethënie. “Sipas mendimit tim është rezultat i një serie ndryshimesh në zhvillim nga Lufta e Ftohtë”, rrëfen Michta për “Il Foglio”. “Faktori i parë ka të bëjë me elitat tona, që i interpretojnë gabimisht arësyet për të cilat Perandoria Sovjetik u shemb dhe sidomos atë që do të pasonte Luftën e Ftohtë, domethënë “fundin e historisë” e Fukuyama dhe bindjen e keqpërgjigjur se liberalizmi dhe globalizmi qenë rrugët “natyrale” për t’u ndjekkur. Hipoteza bazë ishte se Kina, me t’u modernizuar, do të bëhej një “responsible stakeholder” në komunitetin global dhe se Rusia do t’i përqafonte e gjera liberale. Të dyja kanë rezultuar më shumë se një dëshirë e pastër dhe se do të duhej të pranohheshin si të tilla në dekadën e parë menjëherë pas Luftës së Ftohtë. E kemi përdorur për të justifikuar offshoring e zinxhirëve tanë të furnizimit me qëllim që të shfrytëzohej kostoja e ulët e punës. Në Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar një deindustrializim dramatik dhe zbrazjen e shkatërrimin e komuniteteve të tëra. Ja kemi dorëzuar Kinës diamantet e teknologjisë, prodhimit e knoë-hoë tonë dhe kemi lehtësuar modernizimin më të shpejtë të një shteti në histori, një rritje prej 900% të PBB kineze brenda një gjenerate. Por, natyrisht, Kina jo vetëm që nuk është demokratizuar, por është bërë gjithnjë e më shumë nacionaliste dhe gjeostrategjikisht luftarake, me Rusinë revizioniste të rreshtuar me Republikën Popullore të Kinës. Sot Perëndimi gjendet përballë  një Rusie që dëshiron të rishikojë zgjidhjen pasLufte të Ftohtë dhe një Kinë që dëshiron ta zëvendësojë krejtësisht me sistemin e saj të përqëndruar mbi zinxhirët e saj të furnizimit të përqëndruar dhe vlerat e saj. E gjitha kjo në një moment ku Europa është e çarmatosur dhe e përçarë ideologjikisht, ndërsa Shtetet e Bashkuara po dalin nga dy dekada lufte të pandërprerë në teatra të ndryshme”.

Problemi i dytë është i brendshëm dhe me natyrë ideologjike. “Kemi përjetuar dekada eksperimentimi pasmodern, për të cilën ideja e qytetarisë individuale kaq thelbësore për traditat tona demokratike, ashtu si koncepti i shtetit komb, zëvendësoheshin gjithnjë e më shumë nga kategori grupi dhe transnacionalizmi si dhurata të Zotit për padrejtësitë e supozuara të shkaktuara nga Perëndimit. Si qytetërim po përjetojmë një periudhë pasigurie të thellë që duket se është shkaktuar jo nga një traumë masive si në të kaluarën, impakti i Luftës së Dytë Botërore, por si një disfunksionim i vetëshkaktuar”.

Michta flet për “dekonstruksion”. “Ne amerikanët jemi një eksperiment unik në histori, ku qyetaria, vlerat demokratike të pranuara dhe kultura e mbetur e kolonëve britanikë na kanë mundësuar që të krijojmë një komb ku origjina etnike kishte pak rëndësi. Skllavëria mbetet një njollë në histori, por edhe këtë trashëgimi (mbi të cilën kemi bërë luftën tonë civile) jemi përpjekur ta kalojmë në vitet ’60 nëpërmjet të drejtave civile. Dhe pikërisht ku dukej se kishim arritur një khtessë, elitat tona kanë nisur “marshimin e madh” të tyre gramshian nëpërmjet institucioneve, me politika relative raciale e identitare dhe transformimin e sistemit tonë arësimor. Një lloj “ballkanizimi” i Amerikës përgjatë linjave raciale dhe gjinore, për të cilën patriotizmi dhe detyrimet midis qytetarëve të lirë që historikisht kanë bërë të mundur kompromisin demokratik është zëvendësuar nga një vizion thuajse leninist të konfliktit, në të cilin nuk mund të arrihet një kompromis, por motoja është “Unë fitoj, ti zhduku””.

Europa, thonë diplomatët kinezë është kërthiza e Perëndimit. “Nëqoftëse shikohet nga modeli kinez i blerjes së porteve, hekurudhave dhe rrjeteve të komunikimit, si 5G, del që Kina ka blerë resurse në të gjithë Perëndimin me një ritëm gjithnjë e më të madh. Vetëm tani Europa po fillon të kuptojë se Kina nuk është vetëmm një problem ekonomik. Në Shtetet e Bashkuara e shohim si një tërësi problemesh ushtarake dhe ekonomike. Europianët nuk duan ta pranojnë kërcënimin ushtarak e përfaqësuar nga Kina, e shkaktuar nga “të mos zgjedhësh nga cila anë të jesh””.

Ndërkaq Europa duhet të përballojë në shkëputje multikulturore në zhvillim dhe e mbështetur nga shumë entitete të huaja, si në Francë, dhe shpesh aleate të kinezëve, si Turqia. “Problemi nuk është emigracioni në vetëvete, edhe pse vjen në një moment ku vëllimi i njerëzve që futen në shoqërinë tënde nga kultura të ndryshme mund t’ja ndryshojnë rrënjësisht politikën. Problemi është ndryshe: nuk këmbëngulim më që emigrantët të cilët zgjedhin të hyjnë në komunitetet  tona të akulturohen. E nënvizoj: akulturohen, pranojnë dhe përqafojnë vlerat e qytetërimit tonë. Kjo ishte pritshmëria në Shtetet e Bashkuara dhe shpresoja në të gjithë Perëndimit. Jo më: revolucioni i viteve ’60 ka filluar procesin e transformimit të shoqërive tona. Në Amerikë kjo nënkupton se multikulturalizmi ka nisur të dekonstruktojë idenë e kombit. Siç ka shkruar Sam Huntington tek “Who Are We?”: “Furrnalta” që ishte qasja jonë ndaj emigracionit është zëvendësuar nga formula “salad bowl”, ideja që përbërësit janë përzier dhe e ruajnë cilësinë e tyre. Nuk shkrihen më në një bërthamë. Në Europë keni lejuar një proces të ngjashëm, në të të cilit ideologjia multikulturore ka krijuar ato që i kam quajtur “komunitete të varura”, ku popullsitë e emigruara përcaktohen si entitete vetëkrijuese, duke ndërvepruar me shtetin dhe shoqërinë të domosdoshmen, por duke mbetur të ndara”.

Pasmodernizmi ka pasur fajet e veta. “Ajo është rrënja, por ja ngarkon direkt fajin marksizmit të mbetur, neomarksistëve që kanë dominuar kolegje e  universitete dhe tani kontrollojnë sistemin tonë arësimor dhe pjesën më të madhe të kulturës. U kemi lejuar gjeneratave të ndryshme të  burrave e grave që të indoktrinohen për ta refuzuar trashëgiminë e tyre ose, më mirë, i kemi privuar nga një imazh i ekuilibruar të asaj që qytetërimi ynë ka realizuar”.

Duhet kthyer në vitet ‘60. “Në Shtetet e Bashkuara rebelimi ishte i lidhur me luftën në Vietnam. Shumë prej njerëzve që kanë dalë në rrugë përfunduan duke zënë pozicione autoriteti në këshillat shkollore dhe në universitete. Adhurimi i anarkisë si kusht i njeriut, mantra “bëj si të duash” si kredo e shoqërive perëndimore, e ka kompletuar ciklin. A mund të anullohet? Por, ama vetëm nëqoftëse rivendosim idenë se demokracia nuk kka të bëjë vetëm me barazinë, por edhe cilësinë e lidershipit. Demokracitë begatojnë kur kombet që ruajnë barazinë para ligjit prodhojnë burra e gra cilësorë që hyjnë në shërbimin publik”.

Humbja e besimit perëndimor ka të bëjë me një shoqëri që plaket. “Ngrini një pikëpyetje më rëndësi: shoqëritë perëndimore mund të begatojnë nëse koeficentët aktualë e lindshmërisë ngecin, domethënë kur shoqëritë tona jo vetëm plaken me shpejtësi, por thjesht reduktohen në përmasa? Besoj se ka diçka shumë më themelore në punën e shoqërive tona: i kemi dhënë besim shtetit më shumë sesa familjes për të siguruar mirëqenien dhe sigurinë tonë më shumë se në çdo moment tjetër në të kaluarën. Sipas mendimit tim, ky është një motiv themelor për të cilin shoqëritë tona po plaken”.

Çdo diskutim lidhur me identitetin kolektiv, si debati lidhur me rrënjët kristiane të Europës, është stigmatizuar. “Perëndimi është i rrënjosur në kristianizëm”, na thotë Michta. “Është pasuria jonë nën sulm, themelet e qytetërimit tonë. Spazmat që kanë tronditur Perëndimin në shekullin e XX (fashizmi, nazizmi dhe komunizmi) kanë lënë plagë të thella mbi psikikën tonë kolektive, por ajo që duhet të kuptojmë është se impulset totalitare të përfaqësuara nga këto ideologji qenë gjithmonë të rrënjosura në bindjen se kolektivizmi më shumë se liria qe dhuratë e Zotit. Shpesh pyes veten se pse mbesim kaq të lidhur pas formulash kolektiviste dhe stataliste, kur përvojat traumatike e shekullit të kaluar do të duhej të na zhgënjenin njëherë e përgjithmonë lidhur me nocione të tilla. Problemi është se nuk ja transmetojmë trashëgiminë tonë kulturore të rinjve, por u mësojmë atyre vetëm kapitujt e errrët e historisë dhe nuk festojmë arritjet e mëdha e qytetërimit. Jam i preokupuar për mënyrën me të cilën gjeneratat më të reja në Shtetet e Bashkuara do të kuptojnë trashëgiminë tonë. Jemi gjithnjë e më shumë të  çankoruar nga rrënjët tona, nga etosi ynë judeo – kristian, nga vlerat që gjeneratat në Europë e në Amerikë kanë dashur dhe mbrojtur. Jemi shkatërruar nga kjo “antropologji e hapur”, ky relativizëm absolut për të cilin na thuhet se nuk kemi më të drejtën ta gjykojmë, t’i japim vlerë, të flasim për atë që është e vërtetë dhe e mirë, atë për të cilën Allan Bloom ankohej vite më parë. Duhet të rilidhemi më trashëgiminë tonë. Mbi të gjitha, duhet t’ja mësojmë të rinjve, për të transmetuar atë që në fund të fundit është një pasuri e jashtëzakonshme”.

Ndërkohë, teksa Perëndimi dekonstruktohet, Kina marshon e sigurtë në një 2021 ne 8% të PBB, rishkruante historinëe pandemisë, nënshtronte Hong Kongun dhe kërcënonte Tajvanin, kryente një eksperiment inxhinierie sociale në Ksiniang duke i futur ujgurët që të prodhonin me punë të detyruar maskat të cilat i dërgonte në Perëndim dhe presidenti i saj jepte leksione demokracie e lirie nga Davos. Banorët e Liangjiahe, në veri të Kinës, e kujtojnë mirë atë adoleshent të  gjatë e të zbehtë që punonte në ara dhe flinte në një kapanon kashte të mbushur me pleshta. Ishte “Revolucioni Kulturor” dhe Mao e dërgoi këtë djalë të “riedukohej” në fshat për 7 vjet. Nga ajo shpellë, që herëpasëhere vizitohet nga adoleshenti i bërë President i përjetshëm, Xi Jinping shikon nga Perëndimi dhe buzëqesh. / Tema

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kine kine

Sondazh

Poll
Bota 26 Korrik 2021, 11:06

GREQI– “Protothema.gr” ka zbuluar sesi Policia greke ka parandaluar grabitjen e një vile luksoze  me shqiptarë të përfshirë në ishullin e Mykonos-it. Disa ditë ...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!