Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Botuesi dhe njëkohësisht pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili është arrestuar sot nga Policia së bashku me 27 persona të tjerë, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu dy nga anëtarët e grupit të Lazaratit, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Të gjithë të arrestuarit janë të përfshirë në dosje dhe kanë dijeni të plotë lidhur me veprimet e tyre e shkeljet ligjore që kanë bërë duke tentuar që të ndërhyjnë tek sistemi i gjyqësorit; duke dhënë ryshfet për ndërhyrjen apo më e pakta kanë qenë në dijeni të të gjithë ‘operacionit’ të kryesuar nga Çili e të sponsorizuar nga Adil Aliko.
Por, duke marrë parasysh karrierën e Henri Çilit, ai është njohur vetëm si botues dhe nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë post në sistemin e drejtësisë. Kush ka qenë sekseri që do të ndërhynte tek gjyqtarët për lirimin e dy djemve që qëlluan ndaj efektivëve të RENEA-s në Lazarat? Kush është “zyrtari i lartë” nga Shkodra që do të merrte shpërblimin e Adil Alikos në këmbim të lirimit të dy djemve të tij?
Kur kanë dalë emrat e të gjithë të arrestuarve dhe të përfshirëve në ngjarje, kush është ky `zyrtar i lartë`, të cilin prokuroria dhe policia e mban sekret? Pse mbahet sekret emri i tij dhe përse nuk i janë vënë ende prangat?
Fundja, ai është personi që do të lironte vërtet Arbjonin dhe Albanin se Çili nuk ka në dorë asgjë tjetër veç “fjalës” së mirë. Kur do të publikohet emri i tij dhe a do zbulohet hallka e fundit deri tek gjyqtari i dosjes? A ka kontakte ai me palët e përfshira? A do të dalë para Vettingut të ‘frikshëm’ për të cilin foli edhe kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës “Anti-Kap Ç’a kapësh?”
Mbetemi ende në pritjen e një përgjigjeje…
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme dhjetëra të rinj në kryeqytet prej disa orësh presin në radhë për të marrë abone studenti.Të rinjtë shprehen se kanë mbi 5 orë që qën...
TIRANË– Publikohet fotoja e kunatit të Henri Çilit, Gazmir Ajdinaj ose siç njihet edhe me emrin e ndryshuar Enri Ajdinaj, i cili është person...
KORÇË– Nëntë persona, nga të cilët gjashtë shqiptarë dhe tre kosovarë kanë rënë në pranga pasi akuzohen për trafikimin e 27 klandestinëve drej...
MAT– Mjete të rënda dhe eskavatorë shfytëzojnë gjatë natës shtratin lumit Mat, pranë aksit të rrugës së Kombit. Prej disa ditësh eskavatorë dhe mjete të rënda t...
TIRANË– Mëngjesi i ditës së sotme ka gdhirë me lajmin e arrestimit të botuesit Henri Çili dhe të mbi 27 personave të tjerë, të gjithë të përfshirë p...
TIRANË- “Ju vdekshin fëmijët”… këto ishin klithmat e familjarëve të grupit të zjarrit më 20 nëntor 2018, ditë kur Gjykata e Apelit la në fuqi vendimet e Sh...
TIRANË– Gazetari Alfred Lela që dikur ka qenë vartës i botuesit Henri Çili, i ka dalë sot në mbrojtje këtij të fundit pasi u vu në pranga në kuadër ...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë ka deklaruar se vazhdon organizimi kundër HEC-it të jashtëligjshëm në Zall Gjoçaj, projekt ky, i ci...
BULQIZË– Sektori minerar është zhytur në një krizë të thellë të mungesës së shitjes për shkak të rënies drastike të çmimit të mineralit të kromit në...
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, njëherësh dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve ë Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka reaguar pas arrestimit të Henri &Cced...