Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon INCIDENTIN e parë: Një nga vëzhguesit tanë ë...
Bota
Haradinaj në takim me Kongresin PanShqiptar Amerikan: E vetmja pritshmëri njohja e Kosovës nga pesëshja europiane
2 Qershor 2021, 21:09Nga DOSJA
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me koordinatoren për Diasporë, Time Kadrijaj biseduan në takim virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan.
Haradinaj me anë të një njoftimi në facebook ka treguar rreth bisedimeve duke theksuar se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. Ai ka treguar kërkesat e tij nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, antarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja europiane që nuk e ka njohur Kosovën.
“Në takimin virtual me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan (PAAC), biseduam për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës. Njoftova anëtarët e Bordit për takimin që kam pasur me Ambasadorin Palmer dhe për qëndrimet e Aleancës rreth dialogut. Elaborova domosdoshmërinë e një emisari të caktuar prej Presidentit Biden për dialogun, pasi që ne mendojmë se pa rolin e Amerikës, dialogu nuk prodhon rezultat. E vetmja pritshmëri që Aleanca e ka nga dialogu, është marrëveshja gjithpërfshirëse me njohje reciproke, me Kosovën në kufijtë e 17 shkurtit dhe rregullimin aktual kushtetues.
Kërkova nga Kongresi PanShqiptar Amerikan, mbështetjen dhe avokimin e tyre në të gjitha çështjet me rendësi për vendin, antarësimin në NATO, njohjet nga pesëshja europiane që nuk e ka njohur Kosovën, procesin e dialogut, temat e zhvillimit ekonomik e të tjera. U sigurova për mbështetjen e tyre ashtu siç historikisht, lobi shqiptar në Amerikë ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare”, -ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Takimi me Bordin e Kongresit PanShqiptar Amerikan u zhvillua mbi diskutimet për situatën politike në vend, zhvillimin ekonomik, dialogun dhe bashkëpunimin mes Kongresit dhe Aleancës.
(f.i/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Presidenti Joe Biden është në kërkim të stimujve të rinj për të nxitur njerëzit të vaksinohen. Mediat e huaja raportojnë se oferta e fundit e bërë nga Bi...
GREQI- Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias ka deklaruar se nga java e ardhshme në Greqi do të nisë vaksinimi per personat deri në 18 vjeç...
SHBA- Presidenti Joe Biden ka pezulluar të martën lejet për shpime për naftë e gaz në Rezervatin Kombëtar Natyror të Arktikut në Alaskë. The guardian raporton s...
KOSOVË- Ministria e Jashtme greke ka bërë të ditur se Greqia do e mbështesë rrugëtimin e Kosovës në BE, por nuk do e njoh atë si shtet. Në një email të dër...
GREQI- Gjykata e Lartë e kthen pas 10-vitesh çështjen e vrasjes së dy oficerëve të policisë përsëri në Gjykatën e Apelit të Athinës. Mediat e huaja rapor...
SHBA-Frika se vaksinat anti-Covid mund të ndikojnë negativisht në fertilitet kanë bërë që shumë njerëz mos marrin injeksionet që mbrojnë ndaj infektimit me koro...
GREQI-Vrasjet e rënda që kanë ndodhur në Greqi ditët e fundit kanë tronditur Greqinë por gjithashtu kanë ngjallur dyshime nëse ekziston një lidhje mes ekzekutim...
GREQI– Mediat greke vijojnë të shkruajnë për dy vrasjet më të bujshme që kanë tronditur vendin e tyre javën që lamë pas. Presidenti i Sindikatës së Policisë në ...
KOSOVË– Matthew Palmer, zëvëndës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, ka folur rreth takimit që do të kenë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb...