Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord për të ndërhyrë në Kushtetutën e vendit për të ndryshuar listat, duke e sanksionuar kështu në Kushtetutë hapjen e listave, (vota parapëlqyese në dyshime 2/3). Pra listat nuk do të hapen plotësisht, siç edhe u “trumpetua” në fillim. Në draftin e miratuar ditën e sotme listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.
“Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore. Parashikimi në Kushtetutë i votës parapëlqyese në 2/3 e listës, vendos një dysheme e cila bën të mundur rritjen e standardit të konkurueshmërisë dhe garanton, përveç të tjerave, përfaqësimin gjinor” – thuhet në draftin e miratuar paraditen e sotme.
Pra listat janë pjesërisht të hapura, dhe pikërisht ata që propozuan ndryshimet në Kushtetutë (opozita e re) nuk do të përfitojnë asnjë deputet në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2020. Vetëm pjesë e mandateve është e sigurt, pikërisht ajo 1/3 që i takon emërimit nga partia. Pjesa tjetër e emrave do të luftojnë për shumë pak vende.
SHEMBULL
Në qarkun e Fierit janë 16 deputetë. Partia Demokratike vendos 5 emra në listë (1/3 dysheme që i garantohet nga propozimi i opozitës së re), ndërsa 11 të tjerë janë në listë të hapur. Edhe Partia Socialiste po njësoj, 5 kandidatë të propozuar dhe 11 me listë të hapur. Po njësoj edhe LSI apo partitë e tjera të vogla. Në këtë rast, supozojmë se Partia Socialiste fiton 9 mandate në Fier nga 16. Pra PS, vetëm 4 mandate i merr nga lista e hapur, 5 i ka të garantuar nga 1/3. Partia Demokratike fiton 6 mandate nga 16. Vetëm 1 mandat merr PD nga lista e hapur. Të dyja partitë e mëdha marrin 1/3 secila duke mbushur 2/3, që përkthen në 13 mandate, PD dhe PS bashkë. Kësisoj, hapësira e lënë për partitë e vogla dhe ato të reja është vetëm 3 mandate. Kjo është “thela e tortës” për të cilën mund të luftojnë partitë e vogla dhe ato të reja.
Dhe për këtë pjesë nuk ka asnjë reagim nga opozita parlamentare, e cila ka rënë dakord sot në Komision, edhe pse me një formulë të tillë shanset për të nxjerrë një deputet janë të vogla. Lista e mbyllur me 1/3 është ajo pikërisht ajo që i duhet PS-së…
Edhe në parim mban fjalën për hapjen e listave (edhe pse ashtu siç thotë Rama; djalli fshihet në detaje), edhe shkakton probleme në hartimin e listës shumëemërore të opozitës. Po ashtu në të njëjtën kohë “sposton” me propozimet e saj, opozitën e re.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, të cilin e ka uruar...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka shkuar sot për të parë nga afër ecurinë e punës në spitalin COVID-4, që u njoftua nga qever...
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka takuar sot kryenegociatorin e caktuar nga qeveria shqiptare për procesin e negociat...
TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazi. Takimi është zhv...
TIRANE– Neni 64 dhe 68 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë do të ndryshojnë pas miratimit edhe nen për nen në Komisionin e Ligjeve. Raporti me dy nenet e ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj. Në një komunikim virtual, Rama bëri ...
TIRANË- Këta janë deputetët anëtarë të Komisionit të Ligjeve që pranuan unanimisht të ndryshojnë Kushtetutën për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe p...
TIRANE- Me unanimitet të plotë, deputetët anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë miratuar ndryshimin e nenit 64 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që i ...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve nuk ka caktuar një prag kombëtar. Relatorja e maxhorancës, Klotilda Bushka është shprehur se niveli i pragut do të lihet që të ...
TIRANE- Ndryshimet Kushtetuese janë tema e ditës sotë në Komisionin e Ligjeve ku pas miratim në parim, sot po diskutohen nen për nen të gjitha ndryshimet. Por e...