LIVE UPDATES
Bota

Hakerohen telefonat e 9-të punonjësve të Departamenit të Shtetit

3 Dhjetor 2021, 20:39 Nga DOSJA
Hakerohen telefonat e 9-të punonjësve të Departamenit të

SHBA- Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.

Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike. Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me paisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore“, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit. Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon paisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave ”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim

Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programine përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat emailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mëmyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e paisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota departamenti i shtetit hakerohen telefonat e 9 punonjesve ne shba nso departamenti i shtetit hakerohen telefonat e 9 punonjesve ne shba nso

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë