Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MAT– Banorët e zonave të thella nxitojnë të bëjnë furnizime me bazë ushqimore për një periudhë të gjatë, për shkak të masave të marra ndaj Covid-19. Ky është Gjok Stojani nga fshati Stojan në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit.
Ai jeton 2 orë larg rrugës nacionale Burrel – Tiranë dhe furnizimin me ushqime e ka të vështirë. Ai ka dalë mëngjesin e kësaj të hëne duke e marrë bazën ushqimore me kafshë ngarkese. Gjoka tregon se edhe pse është larg zonave të grumbulluara ka vendosur të mos presë askënd si mysafir e as t’i shkojë të tjerëve. Madje edhe famijët i ka lënë në Ulëz, duke mos u bashkuar me ta.
“Jam i vjetër, 75 vjeç. Jam përgatitur por hallet kështu vijnë. Veç të na rrojë qeveria,”-shprehet i moshuari.
Për Gjokën situata është shumë e rëndë për shkak të koronavirusit. Ai thotë se në rast fatkeqësie prej kësaj sëmundje, askush nuk të vjen në varrim, madje as transportin nuk ta bën njeri.
“Jemi larg ne. Nuk shkojmë tek miku, as nuk vjen miku. Ua kemi thënë. Kemi frikë nga sëmundja. Jam vetëm me gjithë plakën. Për të vdekur nuk ka kush të na varrosë se s’ka, veç po na dërguan me mushka”-thotë ai.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një punonjës i një furre buke ka marrë përsipër që të dezinfektojë çdo klient që futet brenda për të blerë. Në një video të publikuar nga Ab...
TIRANË– Harta e të prekurve nga pandemia e koronavirusit është përhapur edhe më shumë në Shqipëri, me qytete si Vlora dhe Shkodra.E infektuar në këtë...
TIRANË– 278 këmbësorë janë gjobitur me 10.000 lekë të reja pasi kanë lëvizur përtej orarit të lejuar nga autoritetet në kuadër të punës për parandalimin e ...
KORÇË– Por, nëse në rastin e tërmetit largimi nga Tirana e Durrësi, kryesisht për në jug-lindje të vendit ishte një lëvizje e duhur për të kaluar tr...
Kuçovë- 71-vjeçari, i cili humbi jetën, pasi u infektuar me COVID-19 është përcjellë sot në banesën e fundit. 71-vjeçari u varros nën masa ...
TIRANË- 104 raste të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri. 15 raste janë zbuluar në 24 orët e fundit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përdit...
TIRANË– Përfundon lëvizja e lirë. Orari i caktuar nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve ka përfunduar pak çaste më parë.Sapo ora ka shënuar 13...
Tiranë- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ka dalë në përfundmin se COVID-19 nuk përhapet nëpërmjet u...
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. MSH sqaron se 43-vjeçari, n...