LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjobat për maskat: 22 mijë masa administrative fantazëm, nuk ka procedurë si do të vilen

5 Mars 2021, 18:01 Nga DOSJA
Gjobat për maskat: 22 mijë masa administrative fantazëm, nuk ka

SHQIPËRI- Përse nuk e ke vendosur maskën? Mira të përgjigjet rrufeshëm me një batutë të ripërshtatur gjatë pandemisë. “Me ken Shkodran, tana i ban, madje mohon edhe ekzistencën e Covid-it”, thotë gruaja nga Shkodra e cila ka jetuar e dyzuar mes karantinës dhe lirshmërisë për të dalë pa maskë në rrugë. Njëkohësisht ajo i ka të pandara edhe humorin dhe frikën nga infektimi.

Por reagimi i Mirës duke refuzuar mbajtjen e barrierës mbrojtëse është qartësisht i lexueshëm në qytetin e Shkodrës edhe tek qytetarë të tjerë. Mjafton një shëtitje e shkurtër në pedonalen e qytetit dhe ajo që të bie në sy, është një realitet që duket sikur tregon se në Shkodër jeta vijon normalisht. Personat që mbajnë maska në fytyrë janë fare të paktë dhe kjo ndoshta e shtyn Mirën që të vazhdojë humorin “dalloheni që s’jeni prej Shkodre, se jeni me maska”.

Prej 15 tetorit 2020, ditën kur hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës si një nga masat kufizuese anticovid, numri total i qytetarëve të gjobitur në Shkodër është 1410 persona. Kjo shifër do të thotë se mesatarisht çdo ditë policia e Shkodrës ka gjobitur më pak se 15 qytetarë. Kaq në fakt mund të gjenden lirshëm për çdo orë vetëm gjatë pedonales, pa përfshirë këtu edhe tregjet e Shkodrës ku sërish refuzimi për të mbajtur maskë shfaqet njësoj.

“Nuk mund të them nëse ky është një lloj reagimi pse jo protestë ndaj policisë i qytetarëve të Shkodrës. Një qytet që në krye të herës gjatë pandemisë shënoi përplasjen e parë me autoritetet qeveritare, pasi tregjet u konsideruan jashtë standarteve dhe kushteve higjeno-sanitare dhe për këtë disa prej tyre u mbyllën. Po qe se do ta kujtoni, në atë kohë prefekti u penalizua dhe u zëvendësua me zëvend-ministrin e brendshëm Besfor Lamallari” , komenton në anonimitet një zyrtar i Bashkisë së Shkodrës, që këmbëngul në të njëjtat kushte bisedimi me ACQJ se gjatë pandemisë ky qytet u përdor si kazus politik.

Por aktualisht në kryeqendrën e veriut, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 1300 qytetarë janë të infektuar me Covid-19. Ndërkohë që edhe humbjet e jetës prej Covid- 19 në Shkodër, nuk kanë munguar.

Për rastet aktive me Covid-19 (28.02.2021), Tirana ka 22.887 qytetarë, Fieri 2667, Durrësi 1680, Vlora 1746, Shkodra 1373, Gjirokastra 1075, Berati 884, Korça 914, Elbasani 876, Lezha 826, Dibra 374 dhe Kukësi 336.

Por në të dhënat policore për vendosjen e fletë gjobave, Shkodra zë vendin e shtatë duke lënë pas qytete si Lezha, Gjirokastra, Berati, Kukësi dhe Dibra.

Si qytetet më të populluara e po ashtu si kryeqendra urbane, qytetarët e Tiranës mbajnë vendin e parë për gjoba, jo sepse ata nuk janë bindur por sepse siç thonë burimet e ACQJ, veprimet e policisë në kryeqytet janë më të monitoruara dhe njëkohësisht në kryeqytet numri i banorëve është më i lartë. Pas kryeqytetit, nuk mbeten pas për gjobat që kanë marrë durrsakët, fierakët, vlonjatët, elbasanllinjtë dhe korçarët.

Kemi qenë duke u kthyer nga Lushnja, ku një patrullë e Policisë Rrugore na ndaloi dhe mua që isha shofer më kërkoi patentën, ndërsa 3 kolegëve të tjerë kartën e Identitetit. E dinim që u ndaluam për maskën edhe pse ne të katër e kemi kaluar covid-in. Por sërish rregulli është për të gjithë dhe duhet ta kishim maskën të vendosur”, kujton Matiasi, i cili nuk heziton të sjellë edhe një pjesë të komunikimit me oficerin e policisë rrugore.

“E pyeta se si do ta paguanim gjobën dhe na tha që vjen së bashku me faturën e dritave dhe kur i thamë se asnjëri prej nesh nuk ka kontratë me OSHEE dhe rrjedhimisht nuk merr faturë dritash në fund të muajit, polici na tha -jeni me fat nuk keni pse shqetësoheni pastaj se nuk keni për ta paguar. Por fletën e gjobës e preu për të katërt ne edhe pse praktikisht ne nuk e paguajmë dot pasi nuk figurojmë në regjistrat e OSHEE”, thotë ai duke shtuar se është i shqetësuar mos gjoba e vendosur i krijon probleme në shërbimet që merr nga shteti, meqënëse është në kushtet e pamundësisë për shkak të problematikave që nuk varen prej tij.

Edhe Klodiani, ka një eksperiencë të ngjashme me atë të Matiasit. Ndonëse nuk kishte asnjë kontratë me OSHEE, efektivi i policisë e ka gjobitur.

Më bëri habi të madhe pasi edhe pse policit ju bë e ditur se unë s’mund ta paguaja pasi nuk kisha kontratë me OSHEE, sërish e vendosi gjobën. Pra praktikisht kjo gjobë është kot, pasi nëse nuk është mekanizmi për ta vjelur nga të gjithë qytetarët është diçka që nuk ushtron as presionin më të vogël ndaj pjesës së qytetarëve që s’kanë kontrata me OSHEE-në dhe mund të marrin sa gjoba të duan pasi në fund nuk paguajnë asgjë”, thotë ai duke shtuar se edhe polici teksa firmoste masën kishte komentuar: “Po nëse ske kontratë me OSHEE, pse e vret mendjen, s’ke për të paguar gjë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, njofton se në të gjithë vendin janë vendosur 64,000 mijë gjoba ndaj qytetarëve të konstatuar në kushtet e mos respektimit të masave anticovid që është mbajtja me detyrim i maskës. Por jo të gjitha janë përcjellë nga policia drejt institucionit të ngarkuar për të kryer ekzekutimin e tyre. Kur bëhet fjalë për vlefshmërinë e tyre, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, janë deleguar 55,000 gjoba. Prej tyre 22 mijë gjoba nuk mund të vilen, pasi sikurse argumenton jo zyrtarisht OSHEE personat e gjobitur nuk ekzistojnë në databazën e kontratave. Problemi tjetër i hasur që sjell mos shlyerje të gjobës së maskës lidhet me parregullsinë në atë që kanë firmosur efektivët, të dhëna personale të parregullta, mos përputhje në të dhënat e deklaruara duke nisur nga emri apo numri i dokumentit të identifikimit.

Bëhet me dije për ACQJ se sipas përcaktimeve ligjore të gjendur para këtyre mangësive, specialistët e OSHEE ia kanë kthyer gjobat policisë për t’i plotësuar.

Ne pyetëm në Policinë e Shtetit se çfarë ndodh me gjobat për maskat të cilat OSHEE ja kthen policisë, e vetmja përgjigje që na u dha ishte se: “Bëhet plotësimi i të dhënave”, por se çfarë të dhënash plotësoheshin dhe se si do të vijonte vjelja e gati 22 mijë gjobave fantazmë, zyrtarët e policisë nuk ishin në gjendje të jepnin një përgjigjje. Jo zyrtarisht sqarohet se hapi i parë i hedhur nga Policia e Shtetit është shpërndarja në komisariatet dhe sipas policive lokale nga ku janë firmosur. Por pavarësisht këtij shpjegimi, në dokumentat zyrtarë nuk rezulton të ketë një mënyrë mbi të cilën parashikohet zgjidhja e situatave të tilla dhe procedurat që duhet të ndiqen nga policia për vjeljen e një gjobe ndaj një qytetari që nuk ka së paku kontratë me OSHEE.

“Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobë me masën 3000 (tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, në masën 5000 (pesë mijë) lekë. Të drejtën e dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i masës administrative do të kryehet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të masës administrative nëpërmjet Operatorit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë”. Kjo është ajo që thuhet në aktin normativ të miratuar, ndërkohë që juristët shprehen se përfshirja e kësaj gjobe në faturën e energjisë elektrike është e paligjshme.

“Përfshirja e dënimeve administrative për mosvendosjen e maskave si pjesë e faturës së energjisë elektrike, është e paligjshme, pasi ende sot nuk ka dal një udhëzim i përbashkët i ministrave të cituar në aktin normativ për mënyrën se si do të kryehet mbledhja e këtyre gjobave”, shprehet juristi Ledio Braho, i cili gjithashtu komenton mbledhjen e gjobave.

Është diskriminuese kundrejt personave që kanë kontratat në fuqi me OSHEE në raport me ata që nuk e kanë, pasi ndaj këtyre të fundit nuk ka mekanizma detyrues për mbledhjen e këtyre gjobave”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis tahiri gjobat ne shqiperi denis tahiri gjobat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet