LIVE UPDATES
Bota

Gjysma e refugjatëve ukrainas në Gjermani janë fëmijë, presin të nisin shkollën

20 Mars 2022, 12:55 Nga DOSJA
Gjysma e refugjatëve ukrainas në Gjermani janë fëmijë,

GJERMANI– Çdo ditë vijnë në stacionin e trenit në Berlin dhe në Këln fëmijë refugjatë që janë larguar vetëm nga Ukraina. Forcat vullnetare i gjejnë ata në platformat e stacionit, të heshtur dhe pa orientim. Shpesh me ndonjë lodër me vete. Sipas llogaritjeve, gati gjysma e refugjatëve ukrainas që mbërrijnë në Gjermani janë fëmijë në moshë shkolle.

Të ardhme për më të cënuarit nga lufta

Për të ndihmuar viktimat më të brishta të luftës që nisi Putini, landet gjermane, komunat dhe shkollat duan të angazhohen që fëmijët të mos humbasin vitin shkollor. Një përpjekje për ta zbutur sado pak fatin e tyre, për t’u dhënë një perspektivë. Nevoja është shumë e madhe: “Landet kanë konstatuar se fluksi i fëmijëve refugjatë është shumë më i madh nga sa është menduar në fillim. Tani ka konsultime, se ku janë mundësitë, në cilat shkolla, ku ka hapësira që mund të vihen në dispozicion për mësim, ku kemi mësues, si p.sh. ata që janë specializuar për gjuhën gjermane”, thotë kreu i Shoqatës Federale për Arsimin dhe Edukimin, VBE, Udo Beckmann në bisedë me DW.

Rekord raportesh mjekësore

Problemi është se pas dy vitesh pandemie të Coronës, një sfidë për sistemin arsimor gjerman, shumë mësues ndodhen në limitet e kapaciteteve të tyre. Që para pandemisë shumë shkolla ankoheshin për mungesën e personelit mësimor. Pandemia e ashpërsoi këtë gjendje përmes mungesave të krijuara nga infektimet. Tani vjen sfida e dyfishtë “që në të njëjtën kohë të mësojmë edhe fëmijët refugjatë, pikërisht, kur shkollat kanë shumë pak personel”, thotë Beckmann-i.

Shoqata Gjermane e Mësuesve paralajmëron nga një rekord raportesh mjekësore tek personeli mësimor aktualisht, si kurrë më parë gjatë pandemisë. “Ne llogarisim që rreth 10% e ekipit mësimor e ka të pamundur të japë mësim, sepse është me raport mjekësor. Por jo të gjithë për shkak të virusit. Ka edhe arsye të tjera pse mungojnë  mësuesit, por normalisht, kjo është më pak se gjysma e rasteve”, thotë Presidenti i Shoqatës së Mësuesve”, Heinz-Peter Meidinger për DW.

Pritet edhe një sfidë tjetër. Shumë fëmijë refugjatë panë frikën në sytë e prindërve, ata mund të jenë të traumatizuar dhe kërkojnë një trajtim më intensiv. “Ata kanë një eksod pas vetes, që ka zgjatur shumë, shumë orë. Ndoshta duhet të ndaheshin me baballarët. Ndoshta panë si shtëpia e tyre është shkatërruar nga bombat”, thotë Anja Bensinger-Stolze nga Sindikata Edukim dhe Shkencë, GEW.

Ndihmë psikologjike për fëmijët

Këto përvoja mund të çojnë herët a vonë në trauma tek fëmijët e të rinjtë, të cilat ata nuk duhet t’i mbajnë me vete. “Prandaj kemi nevojë për ndihmë psikologjike, ose përmes psikologëve në shkolla, ose mësuesve që janë trajnuar për këtë”, kërkon Bensinger-Stolze. Mësuesit duhet të vendosin pastaj se si të veprohet në situata të tilla.

Konferenca e ministrave të kulturës të landeve në Gjermani vendosi para pak ditësh krijimin e një task-force për koordinimin dhe një qendër kontakti. Nxënëset e nxënësit mund të pranohen në shkolla “pa shumë burokraci”, thuhet. Ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger propozoi që mësuesit refugjatë nga Ukraina të punojnë në shkolla dhe kopshte për të zbutur disi nevojën e personelit.

Mbështetje nga mësuesit pensionistë

Askush deri më tani nuk mund të vlerësojë, se sa mësues ka mes refugjatëve ukrainas dhe nëse ata mund të futen në sistemin gjerman arsimor. Kreu i Shoqatës së Mësuesve Meidinger është skeptik. “Kjo do të jetë një pikë uji në oqean dhe jo çelësi për zgjidhje.” Meidingeri mendon se më shumë do  të ndihmonte në këtë situatë që mësuesit pensionistë të angazhohen për shkak të krizës humanitare aktuale. Ai e sheh si “sfidë kombëtare” kujdesin dhe arsimimin e fëmijëve refugjatë nga Ukraina.

Gjermania mund të mbështetet edhe tek përvoja e vitit 2015, kur erdhi vala e refugjatëve sirianë. Atëkohë në shumë rajone u krijuan klasat e mikpritjes dhe ato të mësimit të gjuhës. “Këto struktura bazë mund të riaktivizohen shpejt”, thotë Udo Beckmann nga VBE. Berlini p.sh. parashikon të krijojë 50 klasa mikpritjeje për të rinjtë nga mosha 16 vjeç.

Kthim i kulturës së mirëseardhjes

Por ende ka pyetje të hapura: sa fëmijë ukrainas do të vijnë ende? Do të jenë dhjetëra mijëra, apo disa qindra mijë vetë? Një faktor tjetër është koha, sa kohë do të qëndrojnë ata në Gjermani? Do të përgatitet Gjermania për një periudhë të gjatë të qëndrimit të tyre? Ajo që dihet është se aktualisht gatishmëria qytetare për ndihmë në Gjermani është e madhe.

Në Gjermani është rikthyer kultura e mirëseardhjes.”Kam përshtypjen se ka një solidaritet të madh. Shumë vetë dalin në rrugë dhe tregojnë flamurin e Ukrainës. Shumë njerëz ndihmojnë konkretisht”, thotë ekspertja e arsimit Anja Bensinger-Stolze. Por për shkak të sfidave të fundit që ka kaluar sistemi arsimor gjerman ndoshta mund të kujtohet një fjali e ish-presidentit gjerman, Joachim Gauck në krizën e migracionit në vitin 2015. “Zemra jonë është e madhe po mundësitë tona janë të kufizuara.”/DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi refugjatet ukrainas lufta ukraine-rusi refugjatet ukrainas

Sondazh

Poll
Bota 20 Mars 2022, 11:49

FOTO/ Pasoja e bombardimeve ruse në Chernihiv

UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon pamje të reja tregojne pasojat e tmerrshme të bombardimeve ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv. Pamjet flasin ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale