LIVE UPDATES
Aktualitet

“O komandant! Kape sa të vijë patrulla”/ Gara shpejtësie dhe tentativa për të korruptuar efektivët rrugorë! Arrestohe

14 Korrik 2021, 14:55 Nga DOSJA
“O komandant! Kape sa të vijë patrulla”/ Gara

TIRANË– Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në rrugë, ku janë evidentuar qindra raste të shkeljes së rregullave, raste të cilat bëhen shkak për aksidente fatale. Vetëm gjatë 24-orëve të fundit, 17 drejtues automjetesh janë vënë në pranga nga kontrollet e ushtruara mes të cilëve 6 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim të automjetit pa leje drejtimi. Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 1789 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ndërsa janë pezulluar 35 leje drejtimi. Mes tyre 26 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, dhe 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë: 
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Mos shpejtoni të arrini aksidentin, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, mos shkelni semaforin, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos tentoni të korruptoni punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative. Vijojnë kontrollet intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore. 2 prej tyre janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1 nga Policia Rrugore e Lezhës, konkretisht: Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas informacionit të dhënë nga qytetaret se drejtuesi i një automjeti tip “Benz”, që dyshohej se ishte nën efektin e alkoolit po qarkullonte në korsinë e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”, duke rrezikuar për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, u angazhuan menjëherë dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit të dyshuar në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, drejtuesi i të cilit kishte shenja të dukshme të përdorimit të alkoolit dhe refuzoi në mënyrë të përsëritur të bëjë testin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore për testimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi me iniciale A. N., 56 vjeç, ai i ka ofruar punonjësve të Policisë, dy kartëmonedha me prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.  Gjithashtu, në Rrugën e Arbrit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas telefonatave të ardhura nga qytetarët, kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin F. L, 36 vjeç, i cili po drejtonte automjetin në mënyrë të çrregullt. Nga testimi me alkooltestues, 36-vjeçari ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë, dy kartëmonedha me vlerë 1000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, gjatë monitorimit të qarkullimit me radar, kanë konstatuar një automjet tip “Benz” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Drejtuesi i mjetit, shtetasi D. K., 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë të prerjes 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative dhe pezullimin e lejes së drejtimit. Falë telefonatave të qytetarëve, rreth orës 21:30, shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, pasi janë njoftuar se dy motomjete me fuqi motorike të lartë ishin duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin dhe manovra të rrezikshme në rrugë, janë vënë në ndjekje të tyre. Të dy drejtuesit e motomjeteve janë ndaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë proceduar me masa administrative sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor, përkatësisht njëri me 40.000 lekë të rinj, pasi kishte gjoba progresive dhe tjetri me 20.000 lekë të rinj, pasi nuk kishte masa të tjera administrative në historik.  Gjithashtu, në Mat, falë telefonatave të qytetarëve se drejtuesi i një mjeti tip “Benz” që po kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke qarkulluar në sens të kundërt, në vendin e quajtur “Ura e Matit” ishte përplasur me një motomjet dhe po vijonte lëvizjen duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 38 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l. Po gjatë 24 orëve, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1789 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, dhe 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet ne rruge policia rrugore kontrollet ne rruge policia rrugore

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit