Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
Futbolli uruguajan edhe një herë në zi: Mbrojtësi Emiliano Cabrera gjendet i vdekur
25 Korrik 2021, 17:31Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
URUGUAJI – Nuk ka asnjë ngushëllim në Uruguaji, një tjetër vdekje tragjike në botën e futbollit. Në orët e fundit, i riu Emiliano Cabrera, aktiv në ligën e dytë të futbollit vendës, është gjendur i pajetë, por sipas raporteve të ndryshme të mediave lokale, 27-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Ky rast, fatkeqësisht bashkohet edhe me vetëvrasjet e fundit të Santiago Morro García dhe Williams Martínez, duke ngritur shqetësimin mbi rëndësinë e çështjeve të shëndetit mendor edhe në sport.
Cabrera lindi në qytetin Santa Rosa, në Canelones dhe luante si mbrojtës i majtë. Fillimi i karrierës së tij ishte në Boston River, në divizionin e dytë uruguajan, ndërkohë që ai kishte kaluar një periudhë në Juventud de Las Piedras.
Sipas gazetës “Ovación”, Emiliano Cabrera, i cili së fundmi është aktivizuar me Villa Teresa në ligën e dytë uruguajane, ka tentuar ta provojë fatin e tij edhe në futbollin spanjoll, por pa sukses. Gjithsesi, edhe një herë futbolli uruguajan është në zi. I treti rast vetëvrasjeje në pak kohë…
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI – Robert Lewandowski është shpallur “Futbollisti i Vitit” në Gjermani për të dytin vit radhazi, duke lënë pas vetes Thomas Mullerin (Bayern Munich) dhe...
AUSTRI – Aksidenti në pistën e Silverstone krijoi dëmtime të mëdha në makinën e Max Verstappen, ndërkohë që vlera e dëmit përllogaritet më shumë se sa një...
JAPONI – Humbje kumbuese e ekipit të basketbollit amerikan, në ndeshjen hapëse të Lojërave Olimpike në “Tokyo 2020”. Pesëshja e drejtuar nga Popovich, në ...
ITALI – Italia e Roberto Mancini, kampione e Europës, ka i pushtuar të gjithë. Edhe dy javë pas asaj nate magjike në ‘Wembley’, është e gjallë ende ‘...
JAPONI – Për Lojërat Olimpike, Pierre De Couberten ka thënë, se gjëja e rëndësishme nuk është fitorja, sesa pjesëmarrja në të.Hugo Dellien, i mundur nga Novak D...
JAPONI – Ndeshja e raundit të pare, në kategorinë e peshës deri 66 kg, në sportin e xhudos olimpike, midis spanjolit Alberto Gaitero dhe ukrainasit Georgii Zant...
SPANJE – Rey Manaj vijon të befasojë me paraqitjen e tij në ndeshjet miqësore te Barcelona. Sulmuesi i kombëtares po kalon një formë fantastike, duke shfr...
ITALI – Cristiano Ronaldo u kthyer sot në Torino pas pushimeve që bëri menjëherë me përfundimin e kampiontit europian. Emri i tij është një çështje e rën...
POLONI – Ernest Muçi luajti dje ndeshjen e dhjetë me Legia Warsaw ndaj Wisla Plock dhe arriti të gjejë golin e parë me kampionët e Polonisë, duke shënuar...