LIVE UPDATES
Bota

Fjalori arbërisht – shqip i Kolë Kamsit, puna e një jete që sjell 11 mijë fjalë të arbërishtes

22 Maj 2020, 09:26 Nga DOSJA
Fjalori arbërisht – shqip i Kolë Kamsit, puna e një jete

Itali-20 vjet më parë, pikërisht me 22 maj të vitit 2000, u botua Fjalori arbërisht – shqip i Kolë Kamsit. Kolë Kamsi (1886-1960) është një emër i njohur në filologjinë shqiptare, sidomos në fushën e studimeve arbëreshe. Një nga veprat e tij kryesore, “Fjalor arbërisht – shqip”, u botua 40 vjet pasi kishte mbyllur sytë autori, pikërisht në vitin 2000, nën kujdesin e sektorit shkencor të albanologjisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Fjalori arbërisht – shqip i Kolë Kamsit është puna e një jete. Autori ka pasur fatin të ishte nxënës i Kolegjit të njohur të Shën Adrianit në Shën Mitër (San Demetrio Corone), në vitet 1904-1907. Këtu djaloshit shkodran iu ngjall edhe dashuria për Botën Arbëreshe. Gjithë jetën letërsia arbëreshe mbeti fusha e tij e pandarë e punës. Për ta bëtë më të afërt për nxënësit shqiptarë atë letërsi me vlera të larta artistike dhe atdhetare, ai pati idenë e mbarë që të hartonte një fjalor arbërisht – shqip. Është fat që veprën e la të kryer si autor. Siç ka vënë në dukje redaktori i kujdesshëm i fjalorit, prof. Ferdinand Leka, “një veçori e tij, e mund të thuhet edhe një meritë, është se autori ka pasqyruar një leksik të dokumentuar me saktësi në shkrimet arbëreshe, duke i ilustruar fjalët me citate origjinale e të zgjedhura, pa shtuar asgjë nga vetja, duke e bërë veprën një mjet pune të sigurt edhe për studiuesin e kulturës arbëreshe.”

Deri në botimin e fjalorit të Kolë Kamsit në vitin 2000, kemi pasur në duar vetëm “Fjalorin e Arbëreshvet t‟Italisë” të Emanule Giordanos, të botuar më 1963.

Fjalorët e këtyre dy autorëve kanë të përbashkët se paraqesin leksikun e arbërishtes. Por kanë edhe dallime. E. Giordano-ja e ka hartuar fjalorin kryesisht për Arbëreshët dhe shpjegimet i ka dhënë italisht, në mënyrë që përdoruesit arbëreshë, në përgjithësi me kompetencë më të plotë në italishte sesa në gjuhën e vet të shtëpisë, ta kapin më mirë e më qartë kuptimin e fjalës. Them kryesisht për Arbëreshët, sepse vetë autori ka theksuar në parathënie se vepra e tij u drejtohet edhe “vëllezërve nga ana tjetër e Adriatikut, të cilët sot studiojnë më shumë se kurrë shkrimtarët arbëreshë të Italisë.” . E. Giordano-ja ka futur në fjalorin e vet edhe një numër fjalësh të Shqipërisë, duke i dhënë karakterin e një fjalori shqip – italisht, me të cilin Arbëreshët mund të lexonin botime të Shqipërisë. Për këtë qëllim ai ka futur edhe zanoren y në një varg fjalësh dhe si shkronjë të veçantë në fjalor (dy, dyllë, fyell, fyenin, fyt, grykë, ylber, yll etj.), kur dihet se ky tingull mungon në të folmet arbëreshe.

Fjalori i Kolë Kamsit është hartuar për t’u përdorur nga Shqiptarët, prandaj ai përmban thuajse vetëm fjalë të dëshmuara te shkrimtarët arbëreshë e në botimet arbëreshe dhe shpjegimet e fjalëve jepen me sinonimet e shqipes. Kolë Kamsi ishte një veprimtar i arsimit kombëtar dhe fjalori i tij është një vepër gjuhësore, por edhe në shërbim të shkollës. Ai u drejtohet mësuesve të letërsisë dhe studentëve për t’i ndihmuar që të kapërcejnë vështirësitë gjuhësore në të kuptuarit e shkrimtarëve arbëreshë. Por, përveç dobisë praktike që ka si çdo fjalor, ai përfaqëson njëkohësisht edhe një material të përpunuar për vëzhgime e studime. Nëpër faqet e tij, ashtu si edhe të fjalori i E. Giordano-s, gjejmë shumë fjalë me interes nga këndvështrime të ndryshme.

Marrë nga Redaktori.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora fjalori arberisht-shqip kol kamsi fjalori arberisht-shqip kol kamsi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet