LIVE UPDATES
Bota

Fillojnë takimet Kosovë-Serbi në Bruksel, temat për të cilat po diskutojnë ekspertët

27 Gusht 2020, 09:44 Nga DOSJA
Fillojnë takimet Kosovë-Serbi në Bruksel, temat për të

BRUKSEL- Në Bruksel kanë nisur takimet në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç është bërë tashmë praktikë, edhe sot palët së pari zhvillojnë takime bilaterale me të dërguarin e Posaçëm për dialog Mirosllav Lajçak dhe zyrtarët e BE-së, e më pas zhvillohet edhe takimi i përbashkët ndërmjet tri palëve.

Këto takime do të zgjatin gjatë gjithë ditës së sotme, ku do të diskutohet për të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik.

Delegacionin e Kosovës në bisedimet e nivelit të ekspertëve e udhëheq koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni. Ai pritet të jetë i shoqëruar edhe nga Muhamet Mustafa dhe Ibrahim Makolli.  Ndërsa delegacionin e Serbisë e udhëheq shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Ndërkohë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet takimi mes Serbisë dhe Kosovës, ku mund të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan Donald Trump. Ky është takimi i dytë që është organizuar nga Richard Grenell, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes dy palëve. Pak ditë më parë Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Marko Gjuriç tha se Kosova duhet ta harrojë njohjen e paravarësisë nga Serbia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!