Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, tha se përçarja politike kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në numrin e madh të të vdekurve nga COVID-19 në SHBA, i cili të hënën kaloi shifrën 500,000.
Në një intervistë me Reuters, Dr. Fauci tha të hënën se pandemia mbërriti në Shtetet e Bashkuara ndërsa vendi ishte nën mëshirën e ndarjeve politike, ku edhe vënia e një maske ishte më tepër një deklaratë politike sesa një masë e shëndetit publik.
“Edhe në rrethanat më të mira, ky do të kishte qenë një problem shumë serioz,” tha Dr. Fauci, duke theksuar se megjithë respektimin e fortë të masave të shëndetit publik, vendeve të tilla si Gjermania dhe Britania e Madhe iu desh të përballeshin me vështirësi për të luftuar virusin.
“Megjithatë, kjo nuk e shpjegon se si një vend i pasur dhe i sofistikuar mund të ketë përqindjen më të madhe të vdekjeve dhe të jetë vendi më i goditur në botë”, tha Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltar i lartë i Presidenti Joe Biden. “Kjo besoj se nuk duhet të kishte ndodhur”, tha ai.
Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë vetëm 4% të popullsisë së botës, ato kanë regjistruar gati 20% të të gjitha vdekjeve nga COVID-19.
Dr. Fauci tha se shfaqja e varianteve më ngjitëse të koronavirusit, veçanërisht ato nga Afrika e Jugut dhe Brazili që kanë treguar se e ulin imunitetin nga infeksionet natyrore dhe vaksinat, e kanë bërë të vështirë parashikimin se kur Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje ta kapërcejnë pandeminë.
Dr. Fauci dhe Presidenti Biden kanë thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të rikthehen në pothuajse jetën normale të para-pandemisë rreth periudhës së Krishtlindjes. Por Dr. Fauci paralajmëroi se kjo mund të ndryshojë.
Variantet e ndryshme të koronavirusit gjithashtu e ndryshojnë ekuacionin kur bëhet fjalë për imunitetin e turmës, në të cilën një popullatë mbrohet nga infeksioni për shkak të niveleve të larta të imunitetit nga vaksinat ose infeksionet.
I pyetur nëse kjo është ende e arritshme, Dr. Fauci tha: “Unë mendoj se ne mund të fitojmë imunitetin e turmës të paktën duke mos u sëmurur.”
MARRË NGA VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Bordi i një shkolle në Kaliforni ka dhënë dorëheqjen pasi ofenduan prindërit e fëmijëve në një mbledhje online. BBC shkruan se bordi i shkollës nuk e dini...
KOSOVË- Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka dënuaar ashpër sulmin ndaj të djalit të poilitikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, Nikolla. N...
MEKSIKE– Gruaja e bosit meksikan të drogës, të burgosur, Joaquin “El Chapo” Guzman është arrestuar në SHBA nën dyshimin për trafik droge.Gruaja e bossit, akuzoh...
Presidenti amerikan Joe Biden i ka cilësuar më shumë se 500,000 vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, “moment të zymtë dhe pikëllues”, dhe i ka bërë ...
Gjykata Penale e Shkupit të martën do të shqiptojë vendimin për katër shqiptarët e akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Sm...
KOSOVË-Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë), Rada Trajkoviç, ...
KOSOVË-Albin Kurti nuk i ka problem numrat për krijimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Sipas ll...
KOSOVË-Makina e deputetit të Lëvizjes Vetë vendosjes, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme ka marrë flak para hyrjes në banesën e tij, në Lagjen “Arbëri” në P...
GREQI- Turqia ‘zbarkon’sërish në Detin Egje. Meidat greke bëjnë me dije se në datat 25 shkurt dhe 7 mars të zhvillojë një tjetër stërvitje ushtarake...
KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashi&cced...