Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MAQEDONI E VERIUT- Enver Hoxha Klein, gjermano-shqiptar i prangosur për rastin “Kumanova” i ka shkruar një letër publike figurave kryesore të politikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Letrën publike, Hoxha Klein shkruan se shkoi nga Gjermania në Kumanovë pasi kishte marrë një sinjal se atdheu ishte në rrezik. Por me letrën ai nuk kërkon ndihëm nga autoritetet por kërkon që t’i informojë lidhur me hapat që do të ndërmarrë për t’u rikthyet në Gjermani. Ai shkruan se do ta deklarojë veten terrorist pasi kjo sipas tij është e vetmja mënyrë për t’ju pranuar kërkesa e ekstradimit drejt Gjermanisë.
“Jam marins shqiptar, që për nder ka të mbroj atdheun anë e mbanë, qoftë edhe pa përkrahjen e politikës, ne gjithmonë do qëndrojmë aty ku e do nevoja shqiptare. Luftë të huaj nuk bëmë,“-shkruan ndër të tjera i burgosuri.
Gjykata Themelore e Shkupit dënoi grupin “Kumanova” me gjithsej 746 vjet burg për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. Në përleshjet dy ditore më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 të grupit të armatosur.
LETRA E PLOTË:
Letër e hapur drejtuar qeverive shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, 1.Presidentit Hashim Thaqi 2.Kryeministrit Abdullah Hotit, sikurse 1.Presidentit Ilir Meta 2.Kryeministrit Edi Rama. Unë quhem Enver Hoxha Klein, shtetas gjerman më origjinë gjermano-shqiptare.
Arsyeja ime që po ju drejtohem përmes kesaj letre është sa personale aq edhe i karakterit patriotik. Ju shkruaj në cilësi të qenurit i burgosur për më tepër së 5 vite në burgjet maqedonase për rastin e njohur nga opinioni si ‘Kumanova 9 Maj 2015′.
Është hera e parë dhe do mbetet i tillë si i vetmi, jo si lutje por si shënim arkivor për të ardhmen, për botën e pasme, për gjeneratat që do pasojnë. Nuk përfaqësoj askënd pos vetes sime.
Dua që në fillim të bejë të qartë pozicionin tim apartiak dhe aspak ideologjik përpos Patriotit në plotëkuptimin e fjalës, që përherë ishte konstant kurrë qe në pyetje t’i shërbenim fatit dhe interesave mbarëkombetare.
Keshtu që për ti rënë shkurt, dua të ju informoj për hapat e mia tash e tutje që do t’i konkretizoj në lidhje më fatin tim, dinjitetin, nderin tim dhe atij familjar dhe së fundmi edhe gjendjes shëndetsore. Unë në burg gjindem, pasi jam kontaktuar më fjalët ‘Atdheu në rrezik, Shqiperia do bashkuar! Vite kaluan dhe bashkë më të mosinteresimi politik që është më se i dukshëm, madje mohues. Kjo më jep të kuptoj së ketu asgjë kombëtare nuk kishte, dmth së jemi keqpêrdorur në lojalitetin tonë patriotik.
Pasi kjo del të jetë e pakontestueshëm, dua të iu ve në dijeni për hirë të së vërtetës dhe parimitetit ndaj kauzës dhe emrit dhe çdo gjë shqiptare së tash e tutje do veproj individualisht, do shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore që të sqarohen rrethanat dhe qëllimi i kontaktimit tim në Gjermani ngase për terrorizëm jam akuzuar. Kjo nuk ishte kurrë pjesë e qënjies sime dhe njollë të tillë nuk do bartë, ju betohem.
Kjo do më shpjerrë ndoshta edhe në gjykatën e Strassburgut për të kërkuar drejtësinë e mohuar. Unë zbritje dënimi nga 40 vite, heqjen e termit akuzë ‘terrorizëm apo të dënohem qoftë edhe vetëm pēr armëmbajtje pa leje nuk do e marrë në konsideratē, nuk e pranoj.
Deri më sot asistencën, ndihmen zyrtare gjermane nuk e kam kërkuar pasi siç u thash jam thirrur nga pala shqiptare për atdhe. (* detalet do të ofrohen më kohë # në hetim më hetuesinë) Do e kuptoj ateherë veten nê të drejtën e veprimit nga qëndrimi i (mos-) reagimit tuaj, dhe nxjerrë përfundimin së u futa në kurth.
Do të nënshkruaj ekstradimin tim për në Gjermani nën akuzë të qenurit terrorist pasi ligjerisht në menyrë procedurale vetëm në ketë menyrë mund të realizohet. Unë nuk kam nevoj të falēm nga kushdo qoftë, pasi si Veteran i luftës së Kosovës kam dhënë një betim para flamurit, duke kuptuar tanime së luftëtarët u keqpërdoruan që ateherë në kohë luftë për arsyje konjunkturash politike kur janë betuar fjalë për fjalë në diç që kurrë nuk u realizua politikisht
Ky besim i dikurshëm pashmangshmërisht dhe më keqardhje të thellë na bën të kuptojmë sot së paskesh qenë bindje të qenurit naiv. Ndonëse nuk jam GI amerikan (*Goverment Issue # aset kombëtar) mishëroj tiparët e Marinsave e tyre. Jam Marines shqiptar, që për nder ka të mbroj atdheun anë e mbanë, qoftë edhe pa përkrahjen e politikes, ne gjithëmonë do qëndrojmë aty ku e do nevoja shqiptare. Luftë të huaj nuk bemë.
Angazhohemi dhe mbrojmë interesat e popullit të përvuajtur shqiptar kudo për mireqënije dhe prosperitet, për faktorizimin e tij nē harmoni mē popujt tjerë, kulturat e tyre, vlerat evropiane dhe ato univerzale në pergjithësi.
Shqiptarisht, Enver Hoxha Klein, Veteran invalidor i Brigadës 138 Agim Ramadani * Kjo letër # postim është për shpërndarje ! Do isha mirenjohës po të mund të arrinim që ky qëndrim i imi të arrij në adresat e pushtetmbajtësve! Ju faleminderit për ndihmen tuaj paraprakisht që tani!
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Ambasadorja Yuri Kim njoftoi mesditën e sotme se vizitoi Dhërmiun dhe se ishte e mrekulluar nga ajo që kishte parë atje. Por xhirot me skaf, f...
LUKOVË– Lefteria Qendrothanasi, 80 vjeçe është një e moshuar e braktisur që jeton në kushte të mjerueshme përtej imagjinatës, në fshatin turistik Pi...
GENOVA– Një 3-vjeçare shqiptare është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, e cila ndodhet në katin e tretë.Nd...
ITALI-Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën nga COVID-19 edhe 4 pacientë të tjerë. Po ashtu janë regjistruar edhe 878 raste të reja, më pak sesa d...
GREQI– Kapiteni i skuadrës angleze të Manchester United, Harry Maguire ka tentuar që të korruptojë efektivët e Policisë greke pas sherrit në me biznesmenin shqi...
TIRANË– Mustafa Gjata, pronari i banesës që u përplas ditën e sotme me efektivët e policisë dhe forcat e INUV që shkuan t’i prishnin banesën, është shoqëru...
BERAT-Besimtarët bektashinj po zhvillojnë sot ditën e fundit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Gjatë 5 ditëve besimtarët janë mbledhur pranë varrit të Abaz...
SPANJË -Spanja do të angazhojë ushtrinë, në ndihmë të rajoneve ku ka shpërthyer sërish COVID-19. Njoftimi është dhënë ngakryeministri spanjoll, Pedro Sanch...
GREQI– Marinari shqiptar, Ndue Nikolli, i cili u gjet i pajetë paraditen e sotme në anijen shqiptare në Greqi, ka pësuarf infarkt. Ekspertiza mjeko-ligjor...
PRRENJAS– Një aksident ka ndodhur në Prrenjas, ku drejtuesi i një makinë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda lokalit të një karburanti buzë r...