LIVE UPDATES
Bota

‘Kam brengë për shmangien e shqetësimeve të SHBA-së”, Eliot Engel letër komandantit të forcave të NATO-s: Kujdes me

18 Janar 2020, 21:34 Nga DOSJA
‘Kam brengë për shmangien e shqetësimeve të

SHBA- Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kujdesshëm në komentet e ardhshme rreth Serbisë, duke i tërhequr vëmendjen atij në shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij më Moskën. Zoti Engel që kryeson Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në një letër dërguar admiralit Foggo, i cili është komandant i forcave të NATO-s më seli në Napoli, shpreh shqetësimin e tij rreth komenteve që admirali kishte bërë në një intervistë më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Beograd rreth bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë që “nuk e pasqyrojnë në mnëyrën e duhur politiken e Shteteve të Bashkuara dhe bien ndesh me një raport të Depatmentit të Mbrojtjes që është dërguar në Kongres më herët gjatë këtij viti.

Zoti Engel citon admiralin Foggo të ketë thënë se ‘unë e shoh bashkëpunimin (NATO-Serbi) duke u përmirësuar në mendjen time’. ‘Tani për tani ato janë partnerë dhe vendi juaj është shumë i lumtur me këtë, dhe kjo është e shkëlqyeshme. Ne jemi në rregull edhe më këtë. Kështu që ju do të zgjidhni dhe merrni atë që dëshironi të bëni dhe sa larg dëshironi të çoni këto marrëdhënie, dhe ne do të jemi atje për ju’. “Brenga ime ka të bëjë me shmangien e shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara lidhur me zgjerimin e lidhjeve në fushën e sigurisë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë që nga viti 2012. Në raportin dërguar Kongresit me 31 maj të vitit 2019, Departamenti i Mbrojtjes shpjegon me hollësi marrëdhëniet e zgjeruara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, shkruan zoti Engel duke nënvizuar disa prej qëndrimeve në shprehura në raport.

“Serbia siguron mjedisin më të favorshëm për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor … Para Partisë Përparimtare serbe të Presidentit Aleksandër Vuçiç që mori pushtetin në vitin 2012, marrëdhëniet dypalëshe ushtarake serbe me Rusinë ishin të pakta”. Pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Serbi, Partia Përparimtare serbe ndërmori hapa për të shtuar marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë, duke çuar në nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në nëntor të vitit 2013 … Stërvitjet e para ndonjëherë ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë, më emrin e koduar, SREM-2014, u zhvillua më vonë atë vit në Serbi, duke përfshirë më shumë se 400 forca ajrore ruse dhe serbe…. Në vitin 2014, Forcat e Armatosura Serbe organizuan një parakalim ushtarak për presidentin rus Vladimir Putin, duke lëvizur ia përshtatur datën e festës të këtyre forcave vizitës së presidenti Putin.

Ritmi i stërvitjeve është rritur që nga viti 2014… Serbia mori një dhuratë prej gjashtë avionësh MiG-29 të përdorur rus në tetor të vitit 2017…. Serbia ka porositur katër helikopterë Mi-35 dhe planifikon të porosis Sistemet e raketave tokë-ajër Pancir S1. Serbia gjithashtu mori një dhuratë prej 30 tankesh T-72 dhe 30 automjeteve BRDM-2 nga Rusia në këtë kohë”, citon zoti Engel raportin e Departamentit të Mbrojtjes. Në letër zoti Engel shkruan se “Diplomatët e Shteteve të Bashkuara ka kohë që janë shprehur të pakënaqur me gatishmërinë e Beogradit për të kapërcyer kufirin midis Lindjes dhe Perëndimit. Serbia nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian, me gjithë kërkesat në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE dhe vazhdon të refuzojë një sërë përparësish të përbashkëta SHBA-BE”.

Për më tepër, “Serbia me dëshirë refuzon të ndjekë anëtarësimin në NATO” sipas raportit të lartpërmendur të Departamentit të Mbrojtjes. Ish Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën (Hoyt Yee) në mënyrë të përmbledhur artikuloi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara rreth Serbisë duke thënë, ‘Vendet duhet të zgjedhin se cilën rrugë të ndjekin, pavarësisht se sa e vështirë do të ishte, vendi duhet të bëjë zgjedhjet e tij strategjike, të cilat duhet të jenë pjesë e politikës zyrtare … Ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë. ” Zoti Engel thekson në letër mirëkuptimin për “shpresën” e admiralit që Serbia një ditë të bashkohet me NATO-n, “por ajo ditë nuk është afër. Dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian gjithashtu mbetet e mbyllur nëse nuk e njeh dhe nuk bën paqe me Kosovën. Prandaj, unë ju bëj thirrje që në komentet e ardhshme për Serbinë, ju më me kujdes të drejtpeshoni deklaratat tuaja në mënyrë që shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij alarmante me Moskën, të shprehen me saktësi”, shkruan zoti Engel.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eliot engel james foggo letra e eliot per nato eliot engel james foggo letra e eliot per nato

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale