LIVE UPDATES
Ekonomi

Më 2023 rifinancimi borxhit publik arrin 355.5 mld lekë, muaji shkurt me intensitetin më të lartë

Muaji me shumën më të madhe të ankandeve të borxhit shtetëror pritet shkurti 2023 me rreth 56.1 mld lekë. Krahas instrumenteve të tjera standarde, MFE do vijojë emetimin e titujve referencë, specifikisht obligacionet 3 dhe 5-vjeçare. Më tej, do vijojë angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të programit të Zhvilluesve Të Tregut.

26 Dhjetor 2022, 16:41 Nga k.m.
Më 2023 rifinancimi borxhit publik arrin 355.5 mld lekë, muaji shkurt
Foto ilustruese

Rifinancimi i borxhit publik do të vijojë në vitin 2023 me rreth 355 miliardë lekë dhe instrumenti më i përdorur do të jenë bonot e thesarit 12 mujore, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave. Për të shmangur përçimin e interesave të larta në vitet e mëvonshme Ministria e Financave do të përdorë më së shumti gjatë vitit që vjen ankandet 1 vjeçare të bonove të thesarit nëpërmjet të cilave do të emetohen 222,5 miliardë lekë, të cilat do të përbëjnë 62% të shumës totale për rifinancim.

Muaji me shumën më të madhe të ankandeve të borxhit shtetëror pritet shkurti 2023 me rreth 56.1 mld lekë. Krahas instrumenteve të tjera standarde, MFE do vijojë emetimin e titujve referencë, specifikisht obligacionet 3 dhe 5-vjeçare. Më tej, do vijojë angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të programit të Zhvilluesve Të Tregut. Gjatë vitit 2022, MFE hartoi metodologjinë e vlerësimit të bankave pjesëmarrëse në programin e Zhvilluesve të Tregut, e cila pritet të nisë aplikimin gjatë vitit 2023 me frekuencë 6-mujore. Së fundmi, duke nisur nga viti 2023, përmes një agjencie të jashtme, MFE do mundësojë pajisjen e titujve të emetuar me kodin iSIN të njohur ndërkombëtarësh. Ky hap pritet të lehtësojë tregtimin e titujve.

Financimi nga burime të jashtme pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet emetimit të Eurobondit, ndjekur nga financime të tjera si mbështetje buxhetore dhe financimi i projekteve zhvillimore nga institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Eurobondi pritet të mundësohet në një madhësi benchmark, pa përjashtuar mundësinë e emetimit me vlerë më të lartë sipas kushteve të tregut. Emetimi i ri është planifikuar të shoqërohet me një transaksion të riblerjes së një pjese të Eurobondit që maturohet në vitin 2025, duke ulur kështu rrezikun e rifinancimit të atij viti.

Në çdo rast, emetimi i Eurobondit si dhe blerja mbrapsht do zhvillohen vetëm nëse kushtet e tregut konsiderohen të favorshme. Në rast se emetimi nuk ndodh, MFE ka parashikuar një sërë alternativash të tjera financimi. Dy mbështetje buxhetore janë planifikuar të realizohen dhe të disbursohen brenda vitit 2023, të cilat kanë të bëjnë me Programin e Reformës në Sektorin e Energjisë të ndërmarrë nga Qeveria. Marrëveshjet përkatëse të kredisë janë në proces me dy kreditorë të rëndësishëm të angazhuar në këtë program, KfW dhe AFD.

Në proces diskutimi është edhe një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore dhe AFD që lidhet me kreditë e bazuara në politikat e zhvillimit (Development Policy Loan), përmes një qasje programore. Financimi i projekteve do të konsistojë në disbursimin e kredive për projektet e nisura që janë në zbatim me financimin e BB, KfË, BERZH, BEI, dhe financuesve të tjerë të rëndësishëm.

Ministra e financave sqaroi se, një ndër objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimt të Borxhit është plotësimi i nevojave për të shërbyer borxhin aktual me kosto sa më të ulët, duke mbajtur nivele të pranueshme të ekspozimit ndaj rrisqeve. Raportet e riskut në portofolin e borxhit të brendshëm, janë përmirësuar deri në fund të vitit 2021. Gjatë 2022, raportet e riskut ndoqën trendin përmirësues të mëparshëm. Huamarrja gjatë vitit 2022 ishte sfiduese dhe e nxitur nga një kërkesë e limituar e investitorëve, e orientuar kryesisht drejt instrumenteve afatshkurtra, raporti Ministria e Financave./Monitor

borxhi publik

Sondazh

Poll
Ekonomi 24 Dhjetor 2022, 07:02 d.a.

“Rizgjimi” i hekurudhave  shqiptare

  TIRANË- Disa vite më parë, Hekurudha iu nënshtrua ndryshimeve, duke u riorganizuar në përshtatje të kuadrit të r...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale