LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni bazë bie për të katërtin muaj radhazi, shkon në 5.18%

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 5.18%, nga 5.41% që kishte qenë në muajin maj. Aktualisht, inflacioni bazë ndodhet në nivelin më të ulët që prej marsit të vitit të kaluar.

24 Korrik 2023, 15:01 Nga DOSJA
Inflacioni bazë bie për të katërtin muaj radhazi, shkon
inflacioni

TIRANE- Inflacioni bazë ra për të katërtin muaj radhazi në qershor, por ngelet ende ndjeshëm sipër nivelit të inflacionit mesatar në ekonomi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 5.18%, nga 5.41% që kishte qenë në muajin maj. Aktualisht, inflacioni bazë ndodhet në nivelin më të ulët që prej marsit të vitit të kaluar. Edhe rritja mujore e indeksit u ngadalësua më tej në 0.16%, nga 0.26% që kishte qenë për muajin maj. Rritja mujore e inflacionit bazë ishte më e ulët që prej tetorit të vitit 2021.

Inflacioni bazë arriti nivelin më të lartë historik prej 8.74% mes dhjetorit 2022 dhe janarit 2023, ndërsa në vazhdim ka ndjekur një tendencë rënëse. Pjesërisht, kjo rënie i detyrohet edhe efektit të bazë krahasuese. Inflacioni bazë është një tregues që llogaritet nga Banka e Shqipërisë mbi 69.2% të shportës së përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, në përllogaritjen e inflacionit bazë ajo përfshin edhe disa produkte të veçanta ushqimore, që ndër vite kanë dëshmuar qëndrueshmëri të çmimeve.

Megjithëse inflacioni bazë po bie, ai ngelet në vazhdimësi sipër vlerës së inflacionit mesatar në ekonomi. Sipas INSTAT, në muajin qershor, inflacioni pësoi një tjetër rënie të lehtë, duke zbritur në nivelin 4.5%, më i ulëti që prej shkurtit të vitit të kaluar. Presionet inflacioniste janë zbutur disi nga tregjet e lëndëve të para dhe nga importet në përgjithësi, por ngelen të larta në ekonominë e brendshme, kryesisht për shkak të rritjes së pagave dhe vështirësive për të gjetur forcë pune të mjaftueshme.

Megjithëse në rënie, inflacioni ngelet dukshëm sipër objektivit prej 3% të bankës qendrore. Pas mbledhes së fundit, në muajin korrik, Këshilli Mbikëqyrës parashikonte se inflacioni do të ktehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Megjithëse edhe në njoftimin e fundit përmendet mundësia e një normalizimi të mëtejshëm të politikës monetare, paralajmërimet për rritje të mëtejshme të normave të interesit duken më pak eksplicite.

“Këshilli gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këto rrethana, ai do të monitorojë me kujdes situatën për të vlerësuar në vazhdimësi ecurinë e presioneve inflacioniste dhe për të identifikuar në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivit, përfshi edhe normalizimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.

Në çdo rast, politika monetare do të sigurojë kushtet e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, duke u kujdesur në të njëjtën kohë të minimizojë ndikimin e saj në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe pasojave të mundshme të padëshirueshme në stabilitetin financiar,” thuhet në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë e ka ngadalësuar rritjen e normave të interesit. Në shtatë muaj, norma bazë është rritur vetëm një herë, me 0.25 pikë përqindje, në muajin mars. Norma bazë prej 3% është ndjeshëm më e ulët se ajo e Bankës Qendrore Europiane dhe ndër më më të ulëtat aktualisht në Europë. Frenimi i Bankës së Shqipërisë mund të shpjegohet kryesisht me forcimin e paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor./Monitor 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet