LIVE UPDATES
Editorial

Edhe një i mllefosur më shumë

1 Korrik 2020, 09:28 Nga DOSJA
Edhe një i mllefosur më shumë

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë shfaqi mllefin dhe mungesën e përsëritur të ndjeshmërisë për Kosovën

Nëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e kryeministrit të Shqipërisë bërë Kosovës kishte për qëllim që t’i shprehet përkrahja Kosovës nëpërmjet shprehjes së mllefit për një deklaratë shtypi të prokurorit të Gjykatës Speciale, me të cilën u bë njoftimi se që nga prilli janë ngritur aktakuzat ndaj H.Thaçit dhe K.Veselit, se ato janë në verifikim e sipër te gjykatësi përkatës dhe se ky njoftim bëhet për shkak se dy të apostrofuarit po punojnë për zhbërjen apo bllokimin e Gjykatës Speciale.

Nuk besoj që në Kosovë këto ditë ka pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit. Është shumë i madh numri i njerëzve të mllefosur, për shkak se njëzet e një vjet pas luftës në opinionin publik botëror fillohet të flitet për krimet e supozuara të guerilëve shqiptarë karshi një gjendjeje në Serbi, ku tashmë janë rehabilituar që të gjithë kriminelët e luftës dhe është e përfaqësuar në shumicë politike ideologjia serbomadhe që solli këto krime. Është shumë i madh numri i njerëzve që janë të mllefosur me mungesë të sundimit të ligjit. Është numër shumë i madh i njerëzve që ende nuk dinë për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur, dhe është shumë i madh numri i njerëzve, familjarë të viktimave të ekzekutimeve të pasluftës, që presin drejtësi. Është numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve që kanë kaluar prej një krize në tjetrën në këta tridhjetë vjet okupimi të Serbisë, rezistencës paqësore ndaj këtij okupimi e pastaj edhe të armatosur, çlirimit, lindjes së dhimbshme të shtetit dhe kapjes së tij…

Edhe një i mllefosur që vjen nga jashtë nuk do të ndryshojë gjë në ndjenjën e përgjithshme të mllefit. Madje as nëse ky i mllefosur shtesë është kryeministri i Shqipërisë. Problemi është se funksioni i kryeministrit të Shqipërisë nuk është të shprehë ndjenjat e veta –të mllefit ndaj gjykatave e prokurorëve apo të dashurisë ndaj personave të caktuar të historisë apo bashkëkohësisë kosovare. Funksioni i tij është që nëpërmjet shprehjes së solidaritetit të përpiqet, qoftë edhe me prani fizike, të ndihmojë në një krizë të rëndë me të cilën do të ballafaqohet Kosova për disa vjet me radhë.

2. Nuk jam i sigurt që kryeministri i Shqipërisë i ka ndihmuar Kosovës, e as vetes. Mllefi, zhgënjimi dhe hidhërimi që ka shprehur janë autentikë dhe të dukshëm e të kuptueshëm për këdo. Këtë e manifestoi me fjali të thjeshtë: “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”. Të shprehura nga një individ, këto do të ishin një fjali shtesë e një njeriu të edukuar në vorbullën e madhe të pakënaqësisë kosovare. Por nga kryeministri i Shqipërisë këto janë vlerësime politike për një segment të ndjeshëm të Kosovës, e të shqiptarëve në përgjithësi, të sundimit të ligjit. Nëse kryeministri i Shqipërisë mendon se deklarata për shtyp e prokurorit special është si një fletërrufe kineze e kohës së Enver Hoxhës dhe se është një njollë turpi në historinë e drejtësisë, atëherë më e pakta që duhet të nxjerrin si konstatim kosovarët është se duhet të rezistojnë. Pra, duhet të ngrihen kundër një prokurori amerikan që është i kallëpit të Enver Hoxhës dhe duhet të ngrihen kundër kësaj “njolle turpi në historinë botërore të padrejtësisë”. Nuk do të ishte hera e parë që kosovarët do të ngriheshin kundër padrejtësive – në fakt do të ishte pjesë e traditës tashmë.

Konsekuenca logjike atëherë do të ishte që Kuvendi i Kosovës ta zhbënte Gjykatën Speciale, si një instrument ideologjik që i ngjason atij të Enver Hoxhës. Këtë, së paku formalisht, do të mund ta bënte duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, me dy të tretat e votave. Kur një gjë u provua një herë para disa vjetësh, ambasadorët, amerikan dhe britanik, u bllokuan në Kuvend për të mos e lejuar, dhe duke bërë me dije publikisht se Kosova po ua fut thikën pas shpine.

3. Mllefi nuk është udhëzim politik. Kryeministri i Shqipërisë, pasi përmbushi nevojën e zbrazjes së mllefit, u kthye në Shqipëri. Me pasojat e mllefit të vet duhet të jetojnë kosovarët, të cilët po ashtu ndiejnë se po u bëhet padrejtësi, por kanë vesh e sy e mend për të kuptuar se është momenti më i keq i mundshëm për shfuqizimin e Speciales ky, kur tashmë është paralajmëruar një aktakuzë e mundshme dhe ajo nuk është e pëlqyeshme për liderët politikë. Nuk ndihmon gjë t’i frysh zjarrit të animozitetit të Gjykatës Speciale, të largohesh e pastaj të shikosh se si kosovarët merren jo vetëm me Gjykatën Speciale, por edhe me hiperinjektimin emocional të kryeministrit të Shqipërisë.

Për dallim prej kryeministrit të Shqipërisë, presidenti i Kosovës dha një mesazh të cilin Kosova e jep prej kohësh, e në kushte sfidash të përhershme, se do ta respektojë vendimin e Gjykatës nëse ngre aktakuzë, dhe se do të japë dorëheqje. Në të kthyer në Shqipëri, në një analizë të esëllt, kryeministri mund të kuptojë se po zhvillon një shpërputhje standardesh ndaj sundimit të ligjit. Në atë që e ka quajtur “beteja për reformën në drejtësi” si do të tingëllonte që çfarëdo që nuk do t’i pëlqente nga deklarimi i një prokurori a një gjykatësi menjëherë të cilësohej si “njollë”, si fletërrufe e si dëm ndaj shqiptarisë gjithandej?

4. Nga kryeministri i Shqipërisë ka pasur iniciativa, dëshirë, dashamirësi dhe energji për ta ndihmuar Kosovën. Problemi ka qenë masa e drejtimi. Në mungesë të masës e drejtimit, kryeministri ka investuar emocionet e veta si politikëbërje. Në tre vjetët e fundit kryeministri nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për të mos u përfshirë në planin e dëmshëm për këmbim territoresh Serbi-Kosovë. Dhe nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për t’u ngutur në projektin “mini-Shengen” pa përfillur brishtësinë politike në Kosovë. Në një konflikt të papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, nevojat e Shqipërisë për t’u konsultuar e dakorduar me Kosovën janë më të mëdha se ato për t’u konsultuar e dakorduar me Serbinë. Ndoshta kjo ndjeshmëri u përsërit edhe kësaj here në Prishtinë. Kryeministri, pos shprehjes së mllefit, kërkoi unitet të forcave politike të Kosovës, por, pos mllefit, nuk shpjegoi se rreth çkasë duhet të bashkoheshin. Dhe aq më pak se si duhet ta kuptojnë këtë thirrje nga kryeministri, i cili paditi për shpifje ish-kolegun e tij kosovar në gjykatën e Kosovës. Të përbashkuar rreth gjykatave?

5. Kosova s’do mend se do të ketë nevojë për shumë konsultime mes palëve politike brenda vendit, dhe s’do mend se do të ketë nevojë për konsultime me partnerë të afërt si Shqipëria. Konsulta do të duhej të prodhonte politika për tejkalimin e kësaj sfide, duke ruajtur interesat e Kosovës. Nuk i hyjnë fare në punë këtij objektivi as mllefi e as brohoritjet për historinë e lavdishme, as për pastërti lufte; teatraliteti i shfryrjes mund të bëjë lajm e batutë, por këto konsumohen brenda ditës. Tash Kosova po hyn në një periudhë të re disavjeçare me sfida të cilat nuk i ka parë më herët.

Marrë nga koha.net 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial vetton surroi vetton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 1 Korrik 2020, 06:19

Të mos personalizohet historia e Kosovës!

GJERMANI- Në dukje i prerë në fytyrë, por megjithatë me ton të qetë dhe mjaft të kontrolluar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi iu drejtua përmes një vid...

Editorial 30 Qershor 2020, 11:14

Merkel dhe Macron tregojnë vendosmëri

Pak para fillimit të presidencës gjermane të BE-së, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Francez Emmanuel Macron demonstruan unitet në përballimin e pandemis...

Editorial 27 Qershor 2020, 08:16

Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

Është e kotë të fantazojmë. Por, në këtë shekull, dhe në të kaluarin, fitoret kanë qenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert O’Brien dhe Richard Gr...

Editorial 26 Qershor 2020, 09:44

Kurthet e ardhshme për Kosovën

Çfarë do të jetë narracioni i ardhshëm i Kosovës?Pas deklaratës befasuese të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës është formësuar një lloj diskursi p...

Editorial 23 Qershor 2020, 14:44

Kush e udhëheq sot botën?

Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizën financiare të vitit 2008-09, u krijua klubi i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës, duke reflektuar faktin ses...

Editorial 23 Qershor 2020, 05:20

Partia e Vuçiçit fitoi zgjedhjet në Serbi

SERBI-Duke i dhënë 63 përqind të votave partisë së Presidentit, duket se serbët kanë votuar sidomos për stabilitetin e vendit. Në zemër të Ballkanit sundon qetë...

Editorial 22 Qershor 2020, 19:17

Komedia ‘Parlament 2020” dhe Pallati 176…

Organi më kardinal  i demokracisë, aty ku bëhën ligjet dhe merren vendimet më të rëndësishme të një shteti, Parlamenti, te ne është kthyer në një  gallatë batut...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale