"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Edhe dhuratat me doganë/ Çudia me institucionet shqiptare, nuk kalojnë pa paguar as tabletat e nisura nga filantropi shqiptar
7 Maj 2020, 06:20Nga DOSJA
Në një kohë kur Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë këtë vit akademik përmes mësimit online, një numër i konsiderueshëm nxënësish në të gjithë vendin janë përballur me pamundësinë e këtij procesi, për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike.
Në këtë situatë, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani ka vendosur të dhurojë 1 mijë tableta për të ndihmuar fëmijët shqiptarë në procesin e mësimit online. Pasi kishte kryer të njëjtin gjest në Kosovë dhe Maqedoni, përmes një marrëveshjeje me Ministrinë e Arsimit, kompania Ecolog përgatit donacionin edhe për nxënësit shqiptarë, të cilët ishin identifikuar me emra nga vetë Ministria e Arsimit.
Por nëse në Kosovë dhe Maqedoni kishin marr falënderimet e institucioneve, në Shqipëri kompania përballet me një tjetër realitet. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i kërkon filantropit të paguajë tarifën doganore për 1 mijë tabetat që do të sjellin, ndonëse qartësisht është e specifikuar dhe vërtetuar se ato vijnë si dhuratë dhe jo si produkt për t’u tregtuar.
Opinion.al sjell kërkesën e kompanisë “Ecolog” për lirim të detyrimeve doganore të donacionit e cila sikurse shihet në përgjigjen përkatëse nuk është marr parsysh nga doganat. Thënë me fjalë të thjeshta, filantropi Destani duhet të paguajë tek shteti shqiptar edhe tarifë doganore për dhuratën që po sjell.
Si pasojë e kësaj mosmarrveshjeje, sasia prej 1 mijë tabletash nuk është dorëzuar dhe nxënësit shqiptarë mbeten ende ne vështirësi. Ndërkohë, Maqedonia dhe Kosova tashmë kanë vënë në funksion të nxënësve të tyre tabletat e dhuruara.
SHQIPERI-842 të infektuar 31 viktima dhe 605 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 2...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë zhvillimet në Samitin e Zagrebit.Ballkan ...
TIRANË– Sipas sondazhit të kryer në Opinion, 82% e njërzve pranojnë se fëmijët e kanë kaluar me vështirësi periudhën e koronavirusit.Neuropsikiatri s...
TIRANË– Të gjithë ata që mezi kanë pritur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, tashmë e kanë një dritë jeshile. Tashmë, pas datës 23 qershor ë...
TIRANË- Mjekja shqiptare në SHBA, Ailda Nika në një intervistë për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, foli mes të tjerash edhe për medikamentin që ka fillua...
TIRANË– Një grup sondazhesh të realizuara nga “Opinion”, kanë pyetur qytetarët lidhur me perceptimin e tyre për mënyrën se si do të rikthehemi në jetën nor...
TIRANË- Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, ka treguar sot humbet që ka pësuar sektori i turizmit për shkak të pandemisë së COVID 19. N...
TIRANË– Mjeku shqiptar në Francë, Kita Sallabanda deklaron se masat e marra e kanë dhënë efektin, pasi koronavirusi e ka humbur fuqinë e tij të virulencës....
TIRANË- Pandemia COVID-19 ndryshoi në 360 gradë jetët tona, stilin e jetës, takimet me miqtë dhe këndvështrimin për prioritetet… por më shumë sesa ka...
TIRANË– Mjeku shqiptar në spitalin e Milanos, Elson Gjoni ka deklaruar në emisionin Byro Politike në Abc Neës se fundit i qershorit pritet të vijë pa raste...