Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Javën e kaluar Ministrja e Drejtësisë, me metoda tipike komuniste, shkarkoi në grup 12 drejtorë burgjesh në vend.
Shkarkimet u pasuan menjëherë nga emërimet e drejtuesve të rinj. Mes tyre, ra në sy emërimi i Egon Velajt si drejtor i burgut të Vlorës, pasi një vit më parë Ministrja e Drejtësisë e kishte shkarkuar nga drejtorit i Aluiznit në Vlorë për abuzim me detyrën.
Për ironi, shkarkimi i Zotit Velaj ishte propaganduar publikisht, nga Ministrja Gjonaj, si sukses në luftën kundër korrupsionit. Më 15 Prill 2018, Ministrja Gjonaj doli para mediave për të lajmëruar shkarkimin në grup të 46 drejtuesve dhe punonjësve të degës së ALUIZNIT dhe ZRPP-së Vlorë, dhe paralajmërimi me shkrim për një sërë punonjësish të tjerë.
Zonja Gjonaj ia atribuoi këtë sukses në spastrimin e administratës nga punonjësit abuzivë bashkëpunimit me qytetarëve përmes Platformës për Bashkëqeverisjen.
Ministrja nuk i përmendi emrat e të shkarkuarëve por vetëm funksionet e tyre. Mes tyre ishte edhe drejtori i drejtorisë rajonale të Aluiznit, pra Zotin Egon Velaj, të cilin ministrja e akuzoi për legalizimin e paligjshëm të një objekti.
Deklarimi i saj u transmetua drejtpërdrejt nga ERTV dhe u shpërnda me bujë nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Mbi këtë akuzë publike të ministres, prokuroria nisi hetimin e 6 personave, midis të cilëve edhe të Zotit Egon Velaj. Në shkurt të këtij viti, prokurori Anton Pali deklaroi se është provuar se grupi ka kryer “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg.
Gjykata do të vendosë nesër më 23 tetor.
Por pavarësisht se e kishte shkarkuar, pavarësisht hetimit, pavarësisht akuzës zyrtare të prokurorisë që pritet të vendoset nga gjykata, Ministrja e Drejtësisë e ka deklaruar të përshtatshëm Zotin Velaj për të drejtuar burgje.
Më datën 11 shtator, ministrja botoi në faqen e saj zyrtare ‘listën e kandidatëve për drejtues, të cilët kualifikohen për fazën e testimit me shkrim, pas verifikimit të kritereve ligjore të parashikuara’, mes tyre është edhe i pandehuri Velaj.
Nuk dihet se si Zoti Velaj i shpëtoi vlerësimit të kritereve ligjore, duke qënë i akuzuar në një proces penal, por tashmë dihet se ai e ka kaluar me sukses provimin me shkrim.
Pesë ditë më parë ai u emërua drejtor i burgut të Vlorës, rreth një vit e gjysëm pasi u shkarkua nga e njejta ministre për abuzim me detyrën.
Ky rast tregon se shkarkimet e bujshme të drejtuesve të institucioneve, veçanërisht shkarkimet kolektive, në bazë të ankesave dërguar së ashtuquajturëas “platformë e bashkëqeverisjes”, janë vetëm një shfaqje propagandistike.
Në të vërtetë të gjithë drejtuesit në institucionet publike janë militantë partiakë, të cilët shkarkohen me bujë nga një post, por shpërblehen duke i riemëruar në heshtje në të tjera funksione.
Por rasti në fjalë ngre një pikëpyetje edhe më të madhe mbi kapjen e sistemit të drejtësisë nga qeveria.
Sepse lind pyetja: A mund të presim dënimin e Zotit Velaj nga gjykata, në një kohë që ai sapo është ngarkuar nga Ministrja e Drejtësisë drejtor i rëndësishëm në sistemin e burgjeve?
Kjo pyetje do të marrë përgjigje nesër kur gjykata do të shpallë, siç pritet, vendimin në lidhje me akuzat e prokurorisë për Zotin Egon Velaj dhe punonjësit e tjerë të ALUIZN-it Vlorë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Shqiptarët e Kosovës nuk e kanë pritur mirë një intervistë të ministrit në detyrë Punët e Jashtmë, Gent Cakaj. Teksa ishte i ftuar në emision...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama janë shpallur nga...
SHBA– Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andrews, thotë se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për t...
TIRANË– Bashkëshorti i zv/ministres Rovena Voda, Aureli nuk ndalet pas idinjimit të tij që shfaqi në rrjetet sociale, teksa shkruante se nuk i plaste ‘ka*i...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në nismën më të re qeveritare “Edhe një”, nismë kjo për të drejtat e grave dhe vajzave në vend, deklaroi se gratë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me liderin e opozitës, Lulzim Bashën.Rama ka publikuar mesazhin e presidentes së Komisionit Europian Ursu...
GJERMANI- Ministri Federal i Ekonomisë Peter Altmayer ka kritikuar vendimin e BE, lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Politika...
Tiranë- Për zhdukjen e Alvin Berishës në Siri, 8 deputetët e opozitës së re kanë kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn.Deputetët s...
TIRANË– Kuvendi ka ndryshuar Rregulloren e funksionimit dhe është parashikuar që çdo javë e fundit të muajit të shërbejë si një mundësi për de...
TIRANË- Prej ditësh në Shqipëri po diskutohet për rastin e fëmijës 11-vjeçar, Alvin Berisha, që ndodhet i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri. U desh ...