LIVE UPDATES
Politike

‘Dushku opozitar është i dëmshëm’/ Jozefina Topalli shpërthen kundër Bashës: Pse Rama nuk po reagon? Pse KQZ-ja nuk e

15 Janar 2021, 14:25 Nga DOSJA
‘Dushku opozitar është i dëmshëm’/ Jozefina

TIRANË– Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli që do garojë në zgjedhje me partinë e saj ka denoncuar sërish fenomenin e “Dushkut” në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Topalli konsideron “Dushk” skemën e përdorur nga PD që të fusë në listat e veta kryetarët e partive aleate. Dhe në këtë mënyrë, elektorati i djathtë do të votojë për partitë e vogla, dhe jo për PD. Ajo kërkon një reagim nga ana e Ramës dhe KQZ-së.

POSTIMI:

Zgjedhjet shqiptare kanë hyrë në historinë botërore të zgjedhjeve për fenomenin e Dushkut. Sa herë në botë ndeshen praktika manipulimi zgjedhjesh në formën e transferimit të votave dhe të rezultatit nga një parti tek një tjetër, ekspertët botërorë i cilësojnë ato si “praktika Dushku”. Per fat të keq në Shqiperi pak kush e përcjell Dushkun me shqetësim, me kritikë, me përbuzje apo me refuzim.

Në Shqiperi kemi pasur Dushk kur PS regjistroi në zgjedhje “kandidatët e pavarur” dhe bëri fushatë per ta, sepse donte të thyente tavanin që i vinte ligji në shperndarjen e mandateve dhe të rriste nepërmjet tyre artificialisht prezencën e Kuvend. Në atë kohë praktika manipuluese u shkul me sponsorizimin e ndërkombëtarëve dhe me akt të KQZ-së, e cila deklaroi se mandatet e “kandidatëve të pavarur” do i përllogariteshin forcës politike që i mbështeste ata.

Dushk kemi pasur edhe kur PS “zgjodhi” të prishte zgjedhjet në zonën 60 në 2001-shin, me qëllim që gjatë përsëritjes t’i transferonte votat tek aleatët e vegjël dhe të rriste kështu artificialisht prezencën në parlament. Në atë kohë horrllëku u korrigjua nga Këshilli i Evropës, OSBE dhe BE, të cilët i ndaluan PS-së që të zgjidhte vetë Pesidentin e Republikës.

Dushk ka qenë dhe transferimi i votave partiake nga partitë e mëdha tek partitë e vogla në vitin 2005, me qëllim që koalicionet të rrisnin artificialisht prezencën në Parlament. Nga ky transferim PR dhe PSD u shndërruar nga parti 0,5 për qindëshe, në parti “kombëtare” me grup parlamentar. Në këtë rast nuk pati ndëshkim ndërkombëtar, sepse palët e keqpërdorën njëlloj “Dushkun” dhe neutralizuan njeri tjetrin.

Dushk është edhe fenomeni i futjes së kryetarëve të partive të vogla në listat e partive të mëdha, sikurse u bë nga PD ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017. Edhe në këtë rast vota e hedhur për PD dhe që çon në Kuvend Mediun, Dukën apo te tjere është manipulim i vullnetit të zgjedhësve, është, për këtë shkak, transferim i kundërligjshëm i votës, prandaj është Dushk. Kjo formë manipulimi po deklarohet haptazi keto ditë nga të njejtët aktorë, se do jetë në qendër të taktikës elektorale të opozitës. PD po lidh marrëveshje me aleatët e saj të vegjël. LSI ka deklaruar se do të ndjekë të njejtën taktikë. Të gjithë po deklarojnë se do fusin kandidatët e tyre në listat e partive të mëdha, se do konkurrojnë njëkohësisht edhe si koalicione edhe me listat e tyre të pavarura, se do konkurrojnë vetë, por fushatën do ta bëjnë në favor të aleatit të madh, etj. Të githa forma manipulimi që synojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve. Opozita Bashalike nuk po shqetësohet aspak për Dushkun e vet. Këtë herë nuk po përbetohet për shenjtërinë e votës, nuk po i bëhet vonë, se po zbulohet si manipulatore.

Dushku opozitar është po aq i dëmshëm sa Dushku qeveritar, po aq i kundraligjshëm, po aq i dënueshëm.

Pyetja që bëj unë në këtë rast është:

pse Edi Rama nuk po reagon ndaj këtij manipulimi ende në tentativë?

Pse KQZ-ja nuk e ndal të keqen, kur ajo është ende në embrion?

Pse nuk vepron siç veproi dikur me “kandidatët e pavarur”, t’i ndalojë kandidimet në listat e partive të tjera? KQZ duhet të ndalojë kandidimet në listat e partive të tjera, kandidimin selektiv apo kandidimin e dyfishtë.

Pse KQZ-ja nuk del në mbrojtje të votuesve, pse nuk kujdeset për qartësinë dhe drejtësinë e votimit?

KQZ-ja ka detyrë ligjore të përcaktojë kufijtë e lejuar të marrëveshjeve elektorale, perpara se ato të bëhen realitet, përpara se të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme interesat e zgjedhësve, përpara se të zyrtarizojnë Dushkun.

Apo KQZ-ja zgjedhësit dhe ligjin i mbron vetëm me urdhër?

A nuk ju kam thene se te tre jane bashke!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli lulzim basha jozefina topalli lulzim basha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet