LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti 2025, Opozita voton kundër: Tallje për pensionistët

• Me 75 vota pro është miratuar në parim projektbuxheti për vitin 2025 ditën e sotme. • Pas 48 orësh sesioni parlamentar maratonë, Kuvendi ka miratuar buxhetin vetëm me votat e maxhorancës. • Në sallë ishin 116 deputetë ishin prezentë por buxheti u mratua vetëm me 75 vota të maxhorancës. • 40 deputetë të opozitës, kanë votuar kundër buxhetit 2025 në Kuvend. • Buxheti prej 8 miliardë eurosh do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025. • Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë është bërë temë debati mes deputetes demokrate, Ina Zhupa dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. • Zhupa e shfrytëzoi fjalën e saj në Kuvend për të kërkuar një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, ndërsa akuzoi qeverinë dhe tha se është për të ardhur keq që duhet të kthejnë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë. • Pas deputetes mori fjalën ministri, i cili tha se opozita është duke e përdorur vdekjen e të miturit pranë shkollës "Fan Noli", për debat poltik. Ai komentoi edhe krahasimin e opozitës që qeveria është duke i trajtuar shqiptarët si Serbia Kosovën, ku i cilësoi këto deklarata si një turp. • Opozita dhe qytetarët zhvilluan një protestë që zgjati pothuajse 2 orë jashtë Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit. 

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Votohet projektbuxheti 2025 në Kuvend, maxhoranca e miraton me 75 vota pro

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2025 pas 48 orësh seancë plënare. Në përfundim të seancës, kanë qenë të pranishëm 115 deputetë. 

Sipas projektbuxhetit do të ofrohen 8.2 miliardë euro që do të shpenzohen në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera.

Ndërkohë që projektbuxheti është miratuar me 75 vota nga maxhoranca. Ndërkohë që opozita ka votuar kundër buxhetit. 

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti

1 VITE ME PARE

"Ka gjithmonë vend për të bërë më mirë"! Debatet për buxhetin 2025, Niko Peleshi: Retorika e opozitës pa ngjyrë, pa vizion dhe pa përmbajtje

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Peleshi foli sot në Kuvend për debatet që po bëhen lidhur me buxhetin 2025, që pritet të miratohet sot në Kuvend. Ministri tha se retorika e opozitës e cila kundërshton buxhetin është pa ngjyra, pa vizion dhe pa përmbajtje. Gjithashtu ai pranoi se gjithmonë ka vend për me mirë, por sipas tij mohimi i treguesve buxhetor dhe ekonomik edhe kur ata janë të certifikuar nga institucione ndërkombëtare, nuk është opozitë. Më tej Peleshi tha se ka dëgjuar vetëm një deputetë të opozitës i cili ofroi idenë e vetë për skemën e pensioneve, e cila duhet marrë në konsideratë. 

"Ne jemi të vetëdijshëm që opozita nuk është këtu për të mbështetur buxhetin, por nxirja e gjithçkaje, mohimi i treguesve buxhetor dhe ekonomik edhe kur janë të certifikuar nga institucione ndërkombëtare me të cilat punojmë nuk është opozitë. Ka gjithmonë vend për të bërë më mirë , ndaj dhe opozita e ka shumë të gjerë fushën e alternativave të saj. Unë dëgjova vetëm 1 deputetë të opozitës sot i cili ofroi idenë e vetë për skemën e pensioneve, e cila për mua duhet marrë në konsideratë. 

Pjesa tjetër ishte nihilizëm politik. Ky nihilizëm e bëri retoriken e opozitës pa ngjyrë pa vizion pa përmbajtje. Dëgjova të thonë se buxheti nuk ka narrativë nuk ka vizion. Por vizioni në këtë buxhet është i qartë.Më lejoni të përulem me shumë respekt para fjalimit më të bukur dhe të saktë sot, që ishte fjalimi i zonjës Bozo mbi kërkimin shkencor dhe rolin e shkencës në ekonomi. Nxitja e inovacionit kemi një ligj, kemi shpërndarë 3 milionë euro për 100 start up në vendin tonë," tha Peleshi. 

1 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend, Dogjani përplaset me Gardën, Spiropali: Pse krijoni incidente

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Asllan Dogjani

TIRANË- Kuvendi është shoqëruar me debate të shumta ditën e sotme. Gjatë seancës plenare ka ndodhur një episodë tensioni, pasi deputeti Asllan Dogjani ka shkuar në foltore, pa iu dhënë fjala.

Në këto momente ka ndërhyrë Garda, duke rrethuar Dogjanin, ndërsa ky i fundit i shtyu. Nga ana tjetër kryetarja Elisa Spiropali i ka kërkuar të mos shtyjë punonjësit e Gardës.

Mos i shtyni punonjësit e gardës. Pse e krijoni këtë incident në mënyrë të panevojshme! Ju lutem mos e zini foltoren”, tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

Buxheti 2025 në Kuvend/ Noka drejtuar socialistëve: Ky do të jetë buxheti juaj i fundit! Nuk do keni më shans të vidhni qytetarët

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Flamur Noka

TIRANË- Buxheti për vitin 2025 është diskutuar sërish në Kuvend, në seancën e sotme plenare. Mes përplasjeve dhe replikave, ka reaguar nga foltorja e kuvendit edhe deputeti demokrat, Flamur Noka. 

Teksa kundërshtojnë me bindje buxhetin e ardhshëm, Noka u drejtua me tone të ashpra se qeveria me anë të këtij buxheti nuk synon qytetarët por vetëm interesat e veta. Deputeti demokrat nuk la pa përmendur pensionistët dhe fermerët të cilët sipas tij, po trajtohen me lëmoshë nga qeveria. 

Gjatë fjalës së tij, Noka deklaroi se ky do jetë buxheti i fundit i socialistëve, pasi ata po vjedhin qytetarët dhe janë pikërisht këta të fundit që do t'i largojnë nga pushteti me votën e tyre. 

Fjala e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka në parlament:

Ky moment nuk ka asgjë me ju, nuk ka asgjë me qytetarët.

Këtë buxhet nuk e lidh asgjë me njerëzit e thjeshtë dhe hallet e tyre.

Ky buxhet është kurdisur në zyra të errëta, në një kuzhinë ku gatuhen vetëm interesa okulte dhe aspak interesat e qytetarëve.

Ky buxhet është tregues i një tipari tipik të kësaj bande të pushtetit në tre mandate: gjithçka për vete, interesat dhe privilegjet e tyre, asgjë për ju, asgjë për njerëzit e thjeshtë.

Motoja e këtyre është këtë buxhet është të vjedhim gjithçka dhe më pas të blejmë pushtetin me para.

Asgjë nuk i lidh këtë bandë hajdutësh me ju dhe qytetarët e thjeshtë.

Është e turpshme të shikosh se si në një buxhet prej 8.2 miliardë euro, 4.1 përqind e thonë që rritën pensionet. Ja ku është qeveria e Kosovës. 3.2 miliardë e ka buxhetin dhe jo 8.2, por i ka rritur 20 përqind.

Pensionistët shqiptarët janë më të keqpaguarit në Ballkan. Ju jetoni në varfëri, në kushte mbijetese. Por derrat që zhgërryhen në luksin e parave të vjedhura prej jush, nuk duan t’ia dinë.

Një qen i këtyre ha për një vakt sa merr një pensionist në një muaj, prandaj nuk duan t’ia dinë për ju.

Prandaj këta janë të pashpirt dhe nuk duan t’ia dinë për ju.

Kur flisni për buxhetin, dilni dhe jepuni llogari protestuesve aty jashtë sepse janë të pabukë.

Dhe ju flisni dokrra sepse jeni të pashpirt, jeni hajdutë dhe asgjë më shumë.

E patë kryeministrin, naltmadhnia e tij Sulltan Surreli erdhi këtu dhe shantazhoi opozitën që të mos e ndërpriste sepse kishte përgatitur një recitim, sepse nuk kishte asgjë të bënte me realitetin.

Sepse e vërteta është me shifra dhe fakte.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore që varet nga kjo qeveri, konkludon se pensionet janë rritur me 26 përqind në këto 11 vite, kurse inflacioni është rritur me 36 përqind. Pra, e nxjerr mashtrues dhe gënjeshtar Ramën.

Pra, pensionet janë ulur qënga viti 2013 gjer sot.

Çfarë keni ju të dashur pensionistë që këta nuk u respektojnë dhe vlerësojnë?

Dilni dhe sqarojeni pse talleni dhe i përbuzni ata.

Se jeni kusarë, nuk jeni qeveritarë, ky është problemi juaj.

Dhe vjen ky palo kryeministër, ky mbetje e pariciklueshme e thotë se nuk do rriten pensionet, por do u japim lëmoshë. Po pse, për lëmoshë kanë nevojë pensionistët?

Me një cinizëm prej krimineli ua jep për të blerë votën. Do ua jap edhe në pranverë thotë, ndërkohë që jemi në pranverë, jemi në fushatë, por guxon e thotë se po të kishte drejtësi, do shkonte para drejtësi me vrap. Po ka Duman të tredhur, ka Skap të tjetërsuar, Skap të partisë. Nuk ka drejtësi.

Po për fermerët? Asnjë qindarkë, vetëm gënjeshtra dhe mashtrime.

Mashtron dhe gënjen për shifrat që do i japë Ministrisë së Bujqësisë, por nuk ka asgjë për fermerët.

Nuk guxon të thotë se vetëm 40 milionë euro janë për bujqësinë, kjo do të thotë ta falimentosh bujqësinë për interes të Ballkanit të Hapur të vëllait të tij Vuçiç.

Ndërkohë edhe fondet e IPARD janë bllokuar se këta vjedhin jo vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe të BE.

Buxheti juaj nuk ka të bëjë me fermerët.

Po për pjesën tjetër të administratës pse nuk cicëroni? Sa e keni fondin për rritjen e pagave për mjekët, mësuesit, policët, punonjësit e tjerë? Jo, nuk janë në defterët tuaj, se ata janë skllevër në konceptin tuaj.

Asnjë qindarkë nuk është parashikuar për rritjen e ndihmës ekonomike. 4 mijë lekë ndihma ekonomike. Si mund të jetojë një familje me 4 mijë lekë në muaj? Keni shpirt apo nuk keni? Si mund të jeni ju qeveri e majtë?

Ky nuk është buxhet për qytetarët, po, po, sepse ky është buxhet i qeveritarëve.

Asnjë qindarkë nuk shkon për rimbursimin e ilaçeve, e keni mbushur me ilaçe indiane dhe nga Pakistani që nuk kanë asnjë lidhje me standardin e mjekësisë. Nuk kalojnë në laborator për t’u kontrolluar sepse mbushja e xhepit është më e rëndësishme se jeta e qytetarëve. Kurse paratë i çojnë tek Vilma e Sulltan Surrelit.

Atëherë ku është kjo mirëqenie që ju na përrallisni sepse konsumi dhe fuqia blerëse kanë rënë.

Si mund të quhet ky buxhet historik kur çmimet janë në stratosfere kurse ju i merrni pagat në atë standard.

Po te Onkologjiku, sa keni planifikuar ti hajdute e pashkollë? Është pa shkollë të mesme, se ia ka bërë një patrioti im shkollën e mesme.

Sepse këta jetojnë në dy botë paralele.

Ky prandaj është buxheti juaj i fundit. Nuk do keni më shans të vidhni taksat e qytetarëve.

Boll keni sjellë varfëri, depresion dhe shpopullim në këtë vend.

Është koha të ikni, në këtë kuptim ne ju themi që shqiptarët do ua bëjnë zgjidhjen më të lehtë ju.

Po ua them, nuk do keni mundësi të prekni këtë radhë zgjedhjet dhe të blini dhe të shantazhoni.

Harrojeni.

Do ju ngecë në fyt ky buxhet dhe çdo tentativë.

Shqiptarët janë në këmbë për t’u kërryer.

1 VITE ME PARE

"Rama u ka hequr gjysmën e trurit"/ Dogjani: Dhimbja e qytetarëve s’ka rëndësi, siguria e fëmijëve nuk është prioritet

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur edhe për tagjedinë e ndodhur ditën djeshme ku humbi jetëm 14-vjeçari. Gjithashtu Dogjani theksoi se refuzimi i PS për 1 min heshtje, tregon që dhimbja e qytetarëve nuk ka rëndësi për socialistët dhe siguria e fëmijëve nuk është prioritet.

Më tej ai tha se fëmijët janë të pambrojtur, shpresat po vriten përditë dhe qeveritarët po mendojnë se si do të vjedhin me buxhetin e vitit 2005, si do të pasurohen më shumë dhe si do t’i detyrojnë shqiptarët të largohen më shumë.

"A ka mbetur ndonjë pa i bërë gjilpërën Rama se të gjithë filisni sikur tu ketë bërë ndonjë gjilpërë, ua ka hequr gjysmën e trurit. S’doli ndonjë burrë për ta kundërshtuar këtë buxhet. Siç keni folur dhe vjet po flisni edhe sivjet dhe ndërkohë që 1 milionë e gjysëm shqiptar janë larguar. Refuzimi nga ana juaj për të mbajtur 1 min heshtje për të nderuar prindërit e një fëmije të pafajshëm, 14 vjeçar, Martin Canit që humbi jetën në mënyrë tragjike duke u therur me thikë është një akt i turpshëm i kësaj mazhorance dhe një tregues i pandjeshmërisë dhe papërgjegjshmërisë nga ana juaj.

Ky veprim nuk është thjeshtë një shfaqje arrogance politike por edhe një ofendim i rëndë ndaj dhimbjes së prindërve, familjes dhe të gjithë shoqërisë që është shokuar nga ky krim makabër. Jeni në krizë. Për ju dhimbja e qytetarëve nuk ka rëndësi dhe siguria e fëmijëve tanë nuk është prioritet. 1 min heshtje nuk do ta rikthente jetën e Martinit, por do të tregonte 1 min solidariteti humaniteti ku ju e injoruat kur unë kërkova të mbanim 1 min heshtje.

Ju mbani një qëndrim të papërgjeshëm, një mazhorancë që nuk nderon viktimat nuk siguron jetën e qytetarëve. 1 min heshtje që unë kërkova nuk ishte vetëm për viktimën por për të gjithë ne që të kuptojmë se sa vlen jeta e një fëmije, për të kuptuar dhe për të marrë përgjegjësinë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më. Keni humbur mundësinë për të treguar se jeni njerëzor. Sot e them me bindje se nuk keni ndjenja njerëzore nuk keni dhembshuri. Fëmijët tanë janë të pambrojtur, shpresat po vriten përditë dhe qeveritarët tanë po mendojnë se si do të vjedhin me buxhetin e vitit 2005, si do të pasurohen më shumë dhe si do t’i detyrojnë shqiptarët të largohen më shumë," tha Berisha.

 

1 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend/ Bardhi përplaset me Manastirliun: Ju jeni vrasëse

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi është përplasur ditën e sotme në Kuvend me Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu. Teksa në Kuvend po mbahet seanca plenare në lidhje me buxhetin 2025, Bardhi ka shkuar te foltorja dhe i ka kërkuar llogari Manastirliut për vrasjen e 14 vjeçarit.

Në këtë moment në foltore ka mbërritur Garda dhe kanë rrethuar Bardhin. Bardhi ka vazhduar duke thënë se: Ju jeni vrasëse. 

1 VITE ME PARE

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit/ Spiropali në Kuvend: Detyra jonë është të bëhemi bashkë! Të kërkojmë më shumë llogari për zbatimin e ligjeve

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohet për buxhetin 2025 ka folur edhe për vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani.  Spiropali tha se humbja tragjike e 14-vjeçarit dyshohet se e ka zanafillën nga gjuha e urretjes në rrjete sociale dhe u bëri thirrje kolegëve të opozitën të bëhen bashkë kundër këtij fenonemni, duke vepruar vendosmërisht dhe institucionalisht. Gjithashtu ajo shprehi ngushëllime për familjarët e viktimës. 

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të nderuar deputetë, në ditën e dytë të diskutimit për buxhetin e vetiti 2025, dëshiroj të them dy fjalë për procedurat parlamentare. Po miratohet një dokument që nuk ka vetëm shifra dhe statistika, por edhe vizion. Buxhetin duhet ta trajtojmë si burim zhvillimi, një Shqipëri me ekonomi tregu, me njerëz dhe institucione dhe komunitete solidare, që ndërton një shoqëri mbron qytetarët nga dhuna dhe krimi.

Prej dje po mundohem ti mbaj lotët për Martinin, 14-vjeçarin që humbi jetën dje tragjikisht prej bashkëmoshatarit të tij që dyshohet se e ka zanafillën në gjuhën e urrejtës, dhunën, abuzimin që vjen nga rrjetet sociale. Kjo dhunë një fëmijë i mori jetën, një tjetër e shtyu në krim. Ngushëllime familjes së viktimës së dhunës. Jemi pranë jush në dhimbjen tuaj të madhe. Shërim të shpejt djalit të plagosur.

Kjo ngjarje e rëndë nuk duhet të përdoret për politikë të ditës. Detyra jonë është të reagojmë vendosmërisht dhe institucionalisht. Të bëhemi bashkë kundër dhunës në internet. Të kërkojmë më shumë llogari dhe zbatimin e ligjeve për sigurinë në shkolla. Të punojmë për një Shqipëri kur rriten investimet, por paralel me të të rriten burimet, mundësitë për njerëzit e dobët, të paaftit dhe ata me aftësi ndryshe. Një shoqëri që jep drejtësi jo vetëm në sallën e gjyqit por në të gjitha shkallët e jetës së saj”, tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

Ministri i Financave replikon me Leskaj: Borxhi publik është në rënie! Malaj: Qeveria po harton një skemë të re pensionesh

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka replikuar me deputetin demokrat Bujar Leskaj, pasi ky i fundit e akuzon për rritjen e borxhit publik. Nga ana tjetër, ministri Malaj hedh poshtë akuzat duke deklaruar me shifra se në fakt, sot borxhi publik është në rënië.

“Ulja në raport me PBB-në në 50 % vjen si rezultat i mbiçmimit të lekut dhe nga rritja nominale e PBB-së. Borxhi publik që qeveria ka futur qytetarët është sa dyfishi i borxhit publik. Po kështu borxhi publik për frymë është 1.6-1.8 herë më i lartë“, tha Leskaj.

Në përgjigje të Leskaj, ministri Malaj deklaroi se sot borxhi publik është rreth 14% më i ulët se sa në vitin 2013. 

“Sot borxhi publik është 14 % më i ulët. Borxhi publik për frymë ka qenë 2, 300 euro në 2013-ën, por të ardhurat vetëm 3, 300 euro pra diferenca ishte 1 mijë euro. Sot borxhi publik për frymë është 5, 200 euro, por të ardhurat për frymë janë 10, 300 euro që do të thotë diferenca është 5 mijë euro”, deklaroi Malaj.

Ndërsa deklaronte në lidhje me borxhin publik që nga koha kur mazhoranca ka ardhur në pushtet, ministri Malaj solli në vëmendje edhe skemën e pensioneve. Malaj tha se qeveria po harton një skemë te rë pensionesh përmes së cilës do të ketë rritje të penisoneve në vend, por deri sa kjo skemë të jetë gati pensionistët do të mbështet me bonuse. 

Në lidhje me këtë, Malaj tha se bonusi i pensionistëve u rrit me 3 herë për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe 2 herë për ato mbi këtë vlerë. Ndërsa shtoi se edhe në projektbuxhetin e vitit 2025 parashikohet një fond në varësi të performancës së ekonomisë.

 

1 VITE ME PARE

Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të energjisë për qytetarët

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend deklaroi se furrat e bukës prej një viti gëzojnë çmim preferencial për energjinë elektrike. Balluku gjithashtu shtoi se më 1 dhjetor do të paraqitet edhe plani i paralajmëruar më herët për uljen e çmimit të energjisë edhe për të gjithë qytetarët.

Balluku gjatë një replike me deputetin e PD-së, Helidon Bushati i cili ngriti akuza për mungesë të investimeve në rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin e ujësjellësave, që sipas tij shkojnë deri në 10 orë, si dhe rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës, ajo deklaroi se furrat e bukës paguajnë vetëm 7.6 lekë për kilovat orë.

“Furrat që prodhojnë vetëm bukë marrin çmimin preferencial prej 7.6 lekë për kilovat-orë, ato që kanë edhe shërbimin e pastiçerisë paguajnë 9.5 lekë për kilovat-orë, ndërsa furrat që ofrojnë edhe shërbim “kafe” e kanë çmimin 12 lekë për kilovat-orë. Kryeministri ka lënë porosi të shikohet mundësia e uljes së energjisë duke plotësuar kushtet e kërkesat e BE-së për Agjendën e Gjelbër. Kemi bërë analizën dhe më 1 dhjetor do të kemi informacionin e plotë për sa i përket rishikimit dhe uljes së çmimit sipas kritereve të BE-së. E kuptoj narrativën e egër politike”, tha Balluku.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Sula-mazhorancës: Banda juaj në Shkodër ekzekutoi 4 qytetarë! Sot derdhni lot krokodili sikur jeni të dhimbshëm

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Sula

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë debatiti për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Sula i rikujtoi mazhorancës masakrën me 4 të vrarë në Shkodër. Sula shtoi duke pyetur a u kujtua ndokush të ngushëllojë ata të dy që lanë fëmijët pas ndërsa theksoi se mazhoranca derdh lot krokodili sikur janë të dhimbshëm.

"Hipokrizia juaj nuk ka fund, a vranë 4 qytetarë nga banda juaj në Shkodër, po i lëmë dy meqë qenkan njerëz që kanë problem me ligjin, po ata dy që lanë fëmijët mbrapa. U kujtua ndonjëri ju ti bëjë ngushëllim dhe derdhini lot krokodili sot sikur jeni të dhimbshëm”, tha Sula.

1 VITE ME PARE

DEBATI/ "Po e përdorni vdekjen e 14 vjeçarit për politikë", Zhupa- Ballës: I qëndroj krahasimit me Serbinë, ju keni abuzuar me dinjitetin e shqiptarëve

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
zhupa, balla

TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë është bërë temë debati mes deputetes demokrate, Ina Zhupa dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Zhupa e shfrytëzoi fjalën e saj në Kuvend për të kërkuar një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, ndërsa akuzoi qeverinë dhe tha se është për të ardhur keq që duhet të kthejnë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë.

Pas deputetes mori fjalën ministri, i cili tha se opozita është duke e përdorur vdekjen e të miturit pranë shkollës "Fan Noli", për debat poltik. Ai komentoi edhe krahasimin e opozitës që qeveria është duke i trajtuar shqiptarët si Serbia Kosovën, ku i cilësoi këto deklarata si një turp.

Ndërkohë, Zhupa iu përgjigj duke i thënë se i qëndron krahasimit të bërë më herët."Ju keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve ju s’keni pas mundësi me dalë me armë, se po të kishit mundësi na shfarosnit, na quani mbeturina, nxisni urrejtjen më shumë se çdo njeri tjetër.", tha Zhupa ndër të tjera.

DEBATI: 

Taulant Balla: Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike. Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim. Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale. E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet ti dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë nartoktike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër. Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi 5të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla. Unë kam djalin sa ishte Martini, nuk bëhet politik me vdekjen

Ke bërë një krahasim që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën, po turp nuk keni. Po si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra janë përdhunuar nga serbët dhe ju pa pikë turpi thoni që ne po sillemi si serbia në kosovë. Kjo është e rëndë historia na gjykon për çdo fjalë që themi në këtë sallë. Kishtei varë dje një flamur të një shteti tjetër dhe kam kërkuar që të hiqet ai, por Shqipëria jonë do ta bëjë Shqipërinë atëntare të be dhe ne brenda 2030 do të jemi anëtarë të be, ju keni mundësinë që të behni pjesë e këtij rrugëtimi, por kjo qssje që keni ju kuindër vndit nuk ju bënë kurrë europian. Si keni humbur këtë qasje do të humbni edhe zgkjedhjet e majit 2025.

Ina Zhupa: Ju dëgjova me vëmendje se i thatë nuk duhet të bëjmë politikë dhe folët për natë në BE për Shqipëria 2030, politikë më të madhe dhe injorante se sa kjo nuk ka. Devijo, devijo por vdekje dhe tragjedia ngelet. Nëse mendoni se do na mbyllni gojën, kompleksioni dhe ne s’do flasim harroje. Nëse Balla na thotë se keni votuar kundër, gënjen opinionin publik, të na thotë në cilin sirtar e ka arkivuar Hoxha këtë paketën. Ti je prind dhe unë jam prind, ti e ke 14 unë e kam 5, besoj na dhemb të dyve njësoj, por nëse t’i mendon se nuk ka përgjegjësi ministria e arsimit, se nuk ka përgjegjësi policia e shtetit, ata mësues e ata drejtorë, dhe gjithë ne të bashkë dhe duhet të rrimë e të heshtim siç e nisi Klodi sikur këtu s’ka ndodh asgjë. Balla po i qëndroj krahasimit, se ju keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve ju s’keni pas mundësi me dalë me armë, se po të kishit mundësi na shfarosnit, na quani mbeturina, nxisni urrejtjen më shumë se çdo njeri tjetër. Turpërohuni për atë që i keni bërë Shqipërisë në çdo sektor dhe ato vrasjet janë vrasje që kanë një motivim, këtë qeveri të papërgjegjshme që po vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve.

1 VITE ME PARE

Seanca maratonë në Kuvend/ Zhupa kërkon 1 minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit: Thika, biçaku, droga, kjo është paketa e sigurisë në shkolla?!

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
ina zhupa

TIRANË- Ka nisur seanca maratonë në Kuvend lidhur me diskutimet e projektbuxhetit 2025, ndërsa pas disa orësh pritet votimi.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e shfrytëzoi fjalën e saj në Kuvend për të kërkuar një minutë heshtje për vdekjen e 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Zhupa akuzoi qeverinë, ndërsa tha se është për të ardhur keq që duhet të kthejnë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë.

“Ishte më e rëndë se ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ishin njoftuar mësues, oficer sigurie, kishte që të premten që ndodhte. Doja ti kërkoja këtij kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa. Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Mansatrilu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

1 VITE ME PARE

Votimi i projekt-buxhetit 2025/ Kuvendi vijon sot seancën plenare, opozita në protestë

Seanca maratonë në Kuvend/ Miratohet në parim projektbuxheti
Kuvend

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend vijon seanca maratonë dy ditore për buzhetin 2025. Pas seancës së djeshme e cila zgjati për më shumë se 10 orë ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2025 sot pritet që ky buxhet të votohet. Diskutimet në Kuvend për buxhetin ditën e djeshme sollën debate të ashpëra, ndërkohë që fokusi më i madh ishin pensionistët. 

Ky buxhet do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.  Opozita do të jetë e pranishme lidhur me diskutimet në Kuvend, ndërsa ka lajmëruar po ashtu se ditën e sotme gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

seance plenare 19 nentor 2024 bucheti 2025

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje