LIVE UPDATES
Politike

Premtimet e Ramës/ Nga ishulli në Osum te satelitet, a do të ketë sukses AI

Teknologji, para taksash edhe dështime, ja një listë "premtuese" e Ramës.

18 Korrik 2025, 16:43 Nga M.B
Premtimet e Ramës/ Nga ishulli në Osum te satelitet, a do të
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me premtimet e tij publike ku shprehet se teknologjia e avancuar, veçanërisht ajo që njihet sot si Inteligjenca Artificiale, do të shtrihet në shumë fusha në Shqipëri, pa kurser në ligjëratën e tij as detaje që edhe për shtetin "mëmë" të IA, SHBA-në, momentalisht duken të pa realizueshme. 

Qeveria IA

Jo më larg se sot gjatë një takimi në Berat me përfaqësues të teknologjisë Rama tha se së shpejti mund të ketë qeveri dhe ministra nga Inteligjenca Artificiale. Ai nuk nguroi të shkëmbente batuta teksa theksoi se një ministri AI nuk do të ketë asnjë kushëri për të futur në punë. 

"Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ministin X mund ta kesh AI. S’ka asnjë kushëri për të futur në punë, s’ka as interesa të asnjë natyre që të prishë proceset. Nuk po them se ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi do ta merrnim përsipër, por është e pafundme kjo botë," tha ai.

Satelitët

Deri më tani kjo duket veçse një fantazi e largët, por le të ndalemi te ato që janë në dukje paksa më të afërta, si për shembull dashuria e vazhdueshme e qeverisë për teknologjinë e avancuar dhe lëshimi në hapësirë i satelitëve "Albania 1" dhe "Albania 2" rreth 2 vite më parë. Qëllimi i tyre ishte monitorimi i territorit për mes teknologjisë.

Le të themi se më 5 korri 2025 Rama pranoi dështimin e dy satelitëve për të cilët tha se këtë vit e kishin të vështirë të filmimin për shkak se qielli në vendin tonë nuk ishte i pastër. Sipas tij, reshjet e shumta të shiut dhe retë në qiell e kanë vështirësuar punën e dy satelitëve të cilët e kishin të pamundur për të filmuar territorin e vendit tonë.

“Siç e patë deri më 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë. Duke pasur parasysh se ka qenë periudha më e bukur për gjelbërimin. E keni vënë re se bimësia ka një entuziasëm të madh që se kishim parë prej kohësh si rezultat i shirave, por qielli i mbuluar e ka vështirësuar punën,” tha Rama.

Pra satelitët "Albania 1" dhe "Albania 2" nuk po përdoren mjaftueshëm, të paktën jo aq sa për të justifikuar koston prej afro 6 milionë dollarësh.

Inceneratorët

Tjetër premtim i pambajtur i qeverisë janë dhe inceneratorët e supozuar modernë dhe te kushtueshë. Konkretisht, Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë jashtë funksionit dhe malet e mbetjeve rreth tyre rrezikojnë një krizë të re mjedisore e ndërsa ai i Tiranës nuk ekziston. Brenda dhe jashtë vendit, rasti i inceneratorëve është etikatuar publikisht si skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare. 

Uji 24 orë

Premtimi i pambajtur për ujin 24 ore iu përmend shumë kryeministrit Rama gjatë fushatës dhe me ai gjithashtu me shumë këmbëngulje vijoi të thoshte se ka 24 orë ujë në 67% të territorit të Tiranës së paku. Megjithatë fjala e kryeministrit nuk duket e ngjashme me realitetin në çezmat e qytetarëve.

"Ne do të garantojmë më në fund, më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive të vendit dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh politike në fushatë”, premtoi kryeministri Edi Rama në mars 2021 dhe në fakt mbeti thjesht i tillë, një premtim.

Aeroporti i Kukësit

Lista vijon me Aeroportin e Kukësit i cili duhej të ishte aeroporti i dytë funksional i vendit për fluturime ndërkombëtare, por deri tani, kryerja e fluturimeve në të duket se ka dështuar. Qeveria shqiptare kishte pritshmëri të mëdha për këtë aeroport, madje për hapjen e fluturimeve ndërkombëtare nga ky aeroport u desh të ringeciohej kontrata koncesionare me Tirana International Airport, që parashikonte ekskluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare në favor të këtij aeroporti.

Sipas pasqyrave të audituara financiare, kompania Kukësi International Airport (KIA) e mbylli vitin 2023 me humbje para tatimit në vlerën e 101 milionë lekëve, nga gati 160 milionë lekë që kishin qenë humbjet për vitin 2022.

Ishulli i Osumit

Thuajse dhjetë vite pas një gare ndërkombëtare për ndërtimin e një ishulli në lumin Osum pranë qytetit të Beratit, projekti i premtuar nga kryeministri Edi Rama nuk është materializuar. Në atë kohë, Rama e cilësoi projektin si një transformim të qytetit që do të kishte impakt në jetën e komunitetit.

“Ky transformim në dukje i sipërfaqshëm, në fakt do të sjellë ndryshime në përmbajtjen ekonomike, në përmbajtjen sociale, në përmbajtjen e jetës komunitare në tërësi,” tha Rama në ceremoninë e zhvilluar në Berat gjatë përzgjedhjes së projektit fitues për ishullin në vitin 2015.

Shteti Bektashi

Një tjetër "bum" mediatik Rama e krijoi edhe me idenë "e qartë" që kishte për themelimin e një shteti sovran Bektashi n⌂ Tiranë, lajm surprizues në atë kohë dhe sigurisht, i pa njohur më parë për popullin shqiptarë. Lajmin për idenë e krijimit të një shteti brenda shtetit e dha kryeministri Edi Rama në një intervistë për "New York Times" në muajin shtator 2024. Kjo e fundit shkruante se kryeministri Edi Rama dëshiron tu japë anëtarëve Bektashinj, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

Shteti ishte menduar të krijohet në Tiranë dhe do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollonte territorin dhe do të lejonte alkoolin, t'i lejonte qytetarëve të veshinin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla. Në kryeministri Rama asokohe tha se qëllimi i tij është të jetë i fortë për të promovuar një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. Deri më tani këto kanë mbetur thjesht në kuadrin e deklaratave, pa lëvizje konkrete, të paktën publikisht. Le të themi se edhe prej muajsh kjo ide duket "e fjetur" dhe e pa përmendur më nga Rama në daljet e tij.

premtimet e rames

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët