“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi. • Konkretisht të lënduar kanë mbetur, Xhulio Salaj, 28-vjeç dhe Lisien Shehu, 36-vjeç banues në Memaliaj. • Shpërthimi ka ndodhur në një ambient ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërkohë që dy shokët kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë. • Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. • Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
4 artikuj për këtë temë.
TEPELENË- Pamjet nga shpërthimi në tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.
Blutë njoftuan se, Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu 36 vjeç, shokë me njëri-tjetrin janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i lëndës plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit. Ndërkohë, të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve./Dosja.al

TEPELENË- Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në Mamaliaj në Tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur. Blutë bëjnë me dije se, Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu 36 vjeç, shokë me njëri-tjetrin janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj. Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al
TEPELENA- Personat të cilët u lënduan si pasojë e shpërthimit të granatës në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, janë identifikuar. Ato janë Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç. Shpërthimi i granatës u ka shkaktuar atyre dëmtime të rënda në trup dhe dëmtime në sy.
Më i lënduar është Xhulio Salaj, i cili ka pësuar plagë të shumta si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse. Ata janë transportuar drejt ambianteve të spitalit për të marrë ndohmën e specializuar shëndetësore, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin e rëndë./Dosja.al

TEPELENË- Një ngjarje e rëndë është në fshatin Majkosh të Tepelenës, ku dy persona ranë në kontakt me një bombë të pashpërthyer.
Shpërthimi i bombës u ka shkaktuar atyre dëmtime të rënda në trup dhe dëmtime në sy. Mësohet se, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj./Dosja.al