7 Qershor 2026, 07:44
Nga E. D

EUROPË- Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në disa qytete të Europës dhe SHBA-së. Pas protestës së parë në fshatin Zvërnec, që u zhvillua kundër projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës, shqiptarët e diasporës janë mobilizuar në mbështetje të këtyre protestave.
Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.
Edhe në diasporë, shqiptarët kanë mbajtur fjalime, duke kërkuar largimin integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.
Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin".
Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:
1. Dorëheqjen e qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al
protesta kunder edi rames diaspore
Politike
7 Qershor 2026, 07:36
E. D
Kreshnik Radoniqi
KOSOVË- Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 0...
Politike
7 Qershor 2026, 07:01
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova sot shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi politika dështoi të zgjidhte presidentin e ri. Pas ...
Politike
7 Qershor 2026, 06:56
E. D
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim një krize që, sipas vëzhguesve, buron nga ambic...
Politike
6 Qershor 2026, 23:00
D.S
fotoja e publikuar nga Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla publikoi sot foto të një automjeti me ...
Politike
6 Qershor 2026, 20:45
D.S
Edi Rama
GJIROKASTËR- Protesta e qytetarëve shqiptare mesa duket po jep efektet e saj të kryeministri Edi Rama. Kjo pasi ditën e sotme...
Politike
6 Qershor 2026, 20:26
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar mediave ndërkombëtare ditën e sotme që të censurojnë protestat ...
Politike
6 Qershor 2026, 18:27
D.S
Firenze
ITALI- Qindra shqiptarë në Firenze të Italisë janë mbledhur në një protestë masive, duke iu bashkuar revolt...
Politike
6 Qershor 2026, 17:36
D.S
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) do të vazhdojë të mbështetet tek Qeveria e Mbretërisë së B...
Politike
6 Qershor 2026, 17:05
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, 'budallallëku' e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, por nuk...
Politike
6 Qershor 2026, 16:01
D.S
Dritan Agolli
TIRANË - Një apartament që dyshohet se përdoret nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvi...