LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën dopietë në minutat e para të ndeshjes, Uzuni trefishon rezultatin

• Kombëtarja shqiptare e harroi shpejt humbjen me Anglinë dhe regjistron fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2026. • Në Arenën Kombëtare kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho iu imponuan Andorrës të cilën e mundi me rezultatin 3-0 ku protagonist u bë Rej Manaj, autor i 2 prej 3 golave për skuadrën tonë përfaqësuese. • Në minutat e para Kombëtarja shqiptare u shfaq më kërkuese dhe në minutën e 6 krijoi rrezikun e parë në zonën e Andorrës. • Në minutën e 9 erdhi edhe shpërblimi për përpjekjet e kuqezinjve teksa Rej manajpas një goditje dënimi të Asllanit, me një gjuajtje me kokë i dha avantazhin skuadrës sonë kombëtare dhe festa shpërtheu në tribunat e Arenës Kombëtare. • Në minutën e 20 manaj shënoi edhe golin e dytë por një meritë të madhe në këtë gol ka edhe Broja me aksionin personal të tij që nxorri në pozitë të volitshme sulmuesin e Sivasspor. • Dominimi në lojë i kombëtares ishte i dukshëm teksa u vu në kërkim të golit të tretë me Arbër Hoxhën gjuajtja e të cilit u ndal nga portieri Alvarez. • Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin 2-0 të Kombëtares që shfaqi një fytyrë krejt tjetër në krahasim me ndeshjen ndaj Anglisë. • Pjesa e dytë nisi me një mundësi për kombëtaren me Manaj, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë, në minutën e 55 Asllani dha një top fantastik për Manaj, por ky i fundit nuk mundi dot ta dërgojë në rrjetë. • Me kalimin e minutave kuqezinjtë e ulën disi ritmin e lojës dhed dukej se mendonin më shumë për administrimin e rezultatit. • Por në minutën e 85 Pajaziti rrezikoi portën e Alvarez duke iu afruar golit të tretë për Kombëtaren, gol që erdhi në minutat shtesë nga Myrto Uzuni dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0 për skuadrën kuqezi që mori 3 pikët e para të kualifikueseve dhe tani e sheh veten në vendin e dytë në renditjen e Grupit K pas Anglisë e cila nga ana e saj fitoi edhe ndaj Letonisë me rezultatin 3-0.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përfundon ndeshja Shqipëri- Andorra/ Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën
kombetarja

TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futbollit mposhti 3-0 Andorrën në stadiumin Air Albania. Në këtë mënyrë Kombotarja ka marrë fitoren e parë dhe 3 pikëshin e parë në këto eleminatore, duke u ngjitur në vendin e 2 në Grupin K, pas dy ndeshjve të para.

E radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi.

1 VITE ME PARE

Nuk ndalet Shqipëria në Air Albania, shënojnë golin e tretë ndaj Andorrës

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën
Ndeshja

TIRANË- Shqipëria ka mbyllur ndeshjen me Andorrën ditën e sotme me një gol të tretë. Pas dy golave në pjesën e parë nga Rey Manaj, kuqezinjtë kanë gjetur sërish portën me anë të Uzunit, në minutat e fundit të lojës. 

Në këtë mënyrë kemi marrë fitoren e parë dhe 3 pikëshin e parë në këto eleminatore, duke u ngjitur në vendin e 2 në Grupin K, pas dy ndeshjve të para. E radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Nuk ndalet Manaj në Air Albania, shënon golin e dytë për kombëtaren

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën

TIRANË- Air Albania në festë. Rey Manaj ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Andorrës. Golin e dytë, Manaj e ka shënuar pas pasit që i ka dhënë Broja. 

 

Ndërkohë që golin e parë të kombëtares, Manaj e ka bërë me kokë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Mungesa e biletave në sektorin ultras sjell konflikt në Air Albania, tifozët shajnë në kor Armand Dukën dhe më pas largohen nga stadiumi

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën
Stadiumi

TIRANË- Stadiumi Air Albania është paralizuar për disa minuta pas një bojkoti të 'Tifozave Kuq e Zi' dhe 'Illyrian Elite'. Kjo pasi këta tifoza për shkak të një konflikti që kanë pasur me FSHF-në për mungesën e biletave për sektorin ultras, kanë nisur të shajnë në kor Armand Dukën. 

 

Pasi nisi ndeshja ndaj Andorrës, tifozët u larguar nga stadiumi për 15 minuta. Dhe më pas u rikthyen sërish në Air Albania. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Shqipëria merr avantazhin në Air Albania, shkundin rrjetën e Andorrës

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën
Ndeshja

TIRANË- Shqipëria ka marrë avantazhin në ndeshjen e sotme me Andorrën. Që në nisje të ndeshjes, Rey Manaj është treguar i saktë në goditjen e tij, duke dhuruar golin e parë për kombëtaren. 

 

Manaj e ka bërë golin e tij me kokë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani. 

1 VITE ME PARE

Ndeshja kundër Andorrës/ Kuqezinjtë duan fitoren e parë në eliminatore, publikohen formacionet zyrtare të kombëtares

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën
Foto ilustruese

TIRANË - Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026. Sylvinho ka zgjedhur të hedhë një rreshtim të ri në fushë, dukje zgjedhur formacionin 4-2-3-1.

Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe debutuesi Julian Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.

Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kombëtarja Kuq e Zi triumfon në Air Albania/ Rey Manaj bën
Formacionet

shqiperi andorra

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet