Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Katër janë shqiptarët që humbën jetën në Gjermani, teksa ishin duke punuar në një pallat. •Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës. •Daja i njërit prej të plagosurve identifikoi edhe një viktimë tjetër, ku tha se quhet Astrit Gjeka. •Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman. •Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.•Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë si pasojë e mbetjeve që u ranë sipër dhe janë nxjerrë. •Një person ka mbetur i plagosur, Alfred Dija.
3 artikuj për këtë temë.
GJERMANI- Daja i personit që mbeti i plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë në Hamburg, ku 4 persona humbën jetën ka zbuluar detaje rreth viktimave. Luan Cemenja ka treguar në një intervistë për Report Tv se i plagosur ka mbetur nipi i tij Alfred Dija dhe 2 prej 4 viktimave janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka.
Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori.
Luan Cemenja: Quhet Alfred Dija nga mati. Është ende në gjendje kome, parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga Selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani. Mundësia është pak, një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi.
Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike. Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë./Dosja.al
GJERMANI- Albert Zorba, 31-vjeçari nga Elbasani, është një nga punëtorët shqiptarë që humbi jetën tragjikisht pas shembjes së skelës nga kati i tetë ku ato po punonin në Hamburg.
Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg. Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.
Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare. Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën, por trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga rrënojat vetëm mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në HafenCity dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori. Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.
Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë./Dosja.al
GJERMANI- Ka shkuar në 4 numri i shqiptarëve që kanë ndërruar jetë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, pasi skela ku ata punonin u rrëzua nga kati i 8-të.
Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën, por trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga rrëonjat vetëm mbrëmjen e së martës. Ngjarja ndodhi në HafenCity dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori.
Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.
Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt. Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë./Dosja.al