LIVE UPDATES
Ekonomi

“Të falësh është më shumë burrëri sesa të vrasësh”/ Mësuesja flet për gjakmarrjen: E kam studiuar derë më derë

6 Mars 2020, 15:20 Nga DOSJA
“Të falësh është më shumë burrëri sesa

TIRANË– Në programin “Historia ime” në TV Klan ishte e ftuar një mësuese, e cila prej 40 vitesh ushtron këtë profesion fisnik. Liljana Luani prej 15 vitesh e ushtron profesionin edhe në kohën e lirë, duke kontribuar për një grup fëmijësh, të cilët qëndrojnë të ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes. Duke qenë çdo ditë ajo është pjesë e përditshmërisë dhe realitetit të tyre. Liljana e kupton mjaft mirë vështirësitë që këto familje dhe fëmijët e tyre përballojnë për shkak të gjakmarrjes. Sipas saj është një problematikë mjaft serioze dhe zbatimi i ligjit nga strukturat e shtetit ligjor do çonte në eliminimin e këtij fenomeni.

Mirela Milori: Kaq e vështirë është, se ti je njeriu që mund të na flasësh më mirë ne për këtë gjë, se hyn në shtëpitë e tyre çdo ditë. Kaq e vështirë është  të gjendet gjuha dhe të falet gjaku, është viti 2020, akoma vazhdon?

Liljana Luani: Shiko problematika është serioze, është vërtet serioze, por do thosha unë në vitin 2016-2017, me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe mbështetjen financiare të OSHEE-së, me një grup pune, 5 mësues dhe 1 psikolog, unë kam bërë studimin në 6 qarqe të vendit, ku unë vetë si Liljana mendoja se është i përhapur ky fenomen, edhe për arsye edhe të lëvizjes demografike të popullsisë, pas viteve ’90 , nga Qarku i Tropojës, Qarku i Dibrës, Qarku i Shkodrës, Qarku i Lezhës, Qarku i Durrësit dhe Qarku i Tiranës. Problematika është serioze, unë e kam bërë këtë studim derë më derë, dhe shtëpi për shtëpi, ku ka prekur fenomeni i gjakmarrjes, duke bërë studimin e nivelit arsimor dhe psikosocial të fëmijëve, familjet e të cilëve janë në konflikte gjakmarrjeje, gjendjen ekonomike-sociale të familjeve dhe kemi nxjerrë një statistikë të saktë, krejtësisht të saktë. Sa familje ka në Shqipëri, sa familje janë me problematikë serioze, sa familje janë të ikura dhe vendet ku kanë ikur nëpër botë. Por unë kam hasur edhe familje që kanë ikur për arsye gjakmarrjeje edhe brenda Shqipërisë, në jug të Shqipërisë dhe deri sa ta realizoj edhe studimin në jug të Shqipërisë, të këtyre familjeve nuk më duket se e kam kompletuar krejtësisht studimin e problematikës.

Mirela Milori: Kaq e vështirë është të falet gjaku, në vitin 2020 vazhdon?

Liljana Luani: Dhe unë desha ta kthej përgjigjen në këtë formë, që të falësh gjak është shumë më shumë, edhe me kanun të para 600 viteve, është shumë më shumë burrni se me vra, është jashtëzakonisht shumë burrni, është qytetari, ku di unë si ta shpjegoj. Por që kjo nuk është një çështje se një familje fali gjak dhe një tjetër bie në gjak, rregullatori i kësaj problematike kaq serioze është shteti ligjor, zbatimi i ligjit nga strukturat e shtetit ligjor do çonte në eliminimin e këtij fenomeni, e veçanërisht prokuroritë dhe gjykatat, ato dhe vetëm ato, pasi të spastrohen nga sistemi i drejtësisë, ata prokurorë dhe gjykatës të pandërgjegjshëm, që mendoj unë, ky është një opinion dhe mendim i imi, që kjo problematikë ka ardhur deri këtu edhe për mosfunksionimin si duhet të prokurorive dhe gjykatave, pasi nuk është dënuar ai që bën këtë krim, maksimalisht aq sa e lejojnë ligjet shqiptare dhe ai që e mban familjen të mbyllur, se dhe ai bën vepër penale, le të dënohen këto dhe familjet të jetojnë të lira.

Marrë nga Klan Tv 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale gjakmarrja liljana luani gjakmarrja liljana luani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale